Botë

SHBA dhe Irani pritet të mbajnë bisedime më 12 prill

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë “të drejtpërdrejta” me Iranin dhe se një “takim shumë i madh” do të mbahet më 12 prill.

Ndërkohë, ministri i jashtëm iranian konfirmoi se një takim do të zhvillohet më 12 prill, por theksoi se bisedimet do të jenë “të tërthorta”.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara do të takohen në Oman të shtunën për bisedime të nivelit të lartë, por të tërthorta,” tha ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi më 7 prill në platformën X, pak pasi Trump foli për bisedimet.

Kjo është një mundësi, por edhe një provë. Tani topi është në fushën e Amerikës”, tha ai.

Irani ka insistuar në negociata të tërthorta, duke deklaruar se nuk do të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta përderisa është në fuqi fushata e “presionit maksimal” e administratës Trump ndaj Teheranit.

Nga Shtëpia e Bardhë, Trump u thanw gazetarëve se bisedimet po zhvillohen “në një nivel shumë të lartë, pothuajse më të lartin”, dhe theksoi se nuk ka ndërmjetës.

Do të kemi një takim shumë të madh, dhe do të shohim çfarë mund të ndodhë. Mendoj se të gjithë bien dakord që një marrëveshje do të ishte pwrafruese”, tha Trump në një konferencë të papritur për shtyp së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Nëse bisedimet me Iranin nuk do të jenë të suksesshme, mendoj se Irani do të jetë në rrezik të madh”, shtoi Trump, duke insistuar se Republikës Islamike nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë armë bërthamore.

Netanyahu e përkrahu shkurtimisht idenë e një marrëveshjeje me Iranin të ngjashme me atë të Libisë – një referencë për marrëveshjen e vitit 2003, kur Libia pranoi të çmontonte programet e saj të armëve të shkatërrimit në masë.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime civile dhe ka refuzuar më herët çdo mundësi për një marrëveshje në stilin e Libisë.

Më herët këtë muaj, Trump bëri thirrje për “bisedime të drejtpërdrejta” me Teheranin, duke thënë se ato janë “më të shpejta” dhe ofrojnë një kuptim më të mirë sesa përdorimi i ndërmjetësve. Ai sugjeroi asokohe se një marrëveshje e re me Iranin mund të jetë “e ndryshme dhe ndoshta shumë më e fuqishme” se ajo e vitit 2015.

Ai kishte dërguar më parë një letër për Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei, duke kërkuar negociata dhe duke paralajmëruar për veprim ushtarak nëse diplomacia dështon.

Presidenti iranian Masud Pezeshkian më 5 prill deklaroi se Teherani është i gatshëm të angazhohet në dialog mbi baza të barabarta. Një ditë më vonë, Araghchi tha në një deklaratë se Irani është i përgatitur për bisedime të tërthorta.

Pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 gjatë mandatit të tij të parë si president, Trump riktheu sanksionet ndaj Iranit që ishin hequr përmes marrëveshjes. Irani reagoi duke përshpejtuar programin e tij bërthamor dhe aktualisht pasuron uranium në nivelin 60 pwr qind, që konsiderohet afër nivelit të armëve.

Trump ka kërcënuar se do ta bombardojë Iranin nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin e tij bërthamor. Irani ka paralajmëruar se do të japë një “përgjigje të fortë” ndaj çdo agresioni dhe ka sugjeruar se do të zhvillojë një bombë nëse sulmohet.

Administrata amerikane ka dhënë sinjale të përziera nëse synon të kufizojë pasurimin e uraniumit nga Irani apo ta çmontojë plotësisht programin bërthamor të Teheranit.

Irani nuk ka komentuar për deklaratën e Trump se bisedimet e drejtpërdrejta tashmë kanë filluar./REL/

Botë

Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur në Zvicër ku do t’i adresohet Forumit Ekonomik të Davosit, në një kohë të tensioneve me udhëheqësit evropianë për shkak të synimit të Uashingtonit për të marrë kontrollin e Grenlandës.

Trump udhëtoi më herët gjatë ditës drejt Zvicrës, pasi paraprakisht aeroplani presidencial u kthye pak pas nisjes, për shkak të problemeve. Më pas, Trump dhe ekipi i tij ndërruan aeroplanë dhe u nisën rreth dy orë e gjysmë më vonë drejt Zvicrës.

Aeroplani ateroi në Cyrih në mesditë dhe udhëheqësi amerikan tani niset drejt Davosit.

Continue Reading

Botë

Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave nga përplasja e trenave

Published

on

By

Nga e marta, për tri ditë rresht në Spanjë është shpallur ditë zie, në nderim të 40 personave që u vranë pasi dy trena të shpejtë u përplasën gjatë fundjavës.

Përplasja e trenave, që ndodhi të dielën mbrëma, është aksidenti më vdekjeprurës në Spanjë që nga viti 2013, kur 80 persona vdiqën pasi një tren doli nga shinat në qytetin Santiago de Kompostela.

Aksidenti i fundit ndodhi kur një tren që po operohej nga kompania Iryo, që po udhëtonte nga Malaga për në Madrid, doli nga shinat afër Adamuzit në rajonin jugor të Andaluzisë. Treni doli në anën tjetër të shinave dhe u përplas me një tren që po vinte nga drejtimi i kundërt.

“Kjo është një ditë e dhimbjes për gjithë Spanjën, për gjithë kombin”, tha kryeministri Petro Sanchez, gjatë një adresimi për gazetarë kur qëndroi në Adamuz të hënën dhe njoftoi për shpalljen e tri ditëve të zisë.

“Ne do të marrim përgjigje dhe sapo të kuptohet shkaku i tragjedisë dhe ne do të njoftojmë për të me transparencë absolute”.

Continue Reading

Botë

​Turqia feston 105 vjetorin e pavarësisë

Published

on

By

Më 20 janar të vitit 1921, Turqia shpallet shtet i pavarur mbi atë që kishte mbetur nga perandoria osmane.

Kushtetuta e vitit 1921 (Kanunu) ishte ligji themelor i Turqisë për një periudhë të shkurtër 1921-1924.

“Kanunu” ishte një dokument i thjeshtë i përbërë nga vetëm 23 artikujve të shkurtër.

Në tetor 1923, kushtetuta u shtua për të deklaruar se Turqia është republikë.

Në prill të vitit të ardhshëm kushtetuta u zëvendësua me një dokument krejtësisht të ri, Kushtetuta e 1924.

Continue Reading

Botë

Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku

Published

on

By

Qeveria e Irakut ka njoftuar se forcat amerikane kishin përfunduar një “tërheqje të plotë” nga objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, gjë që përjashton rajonin gjysmë-autonom të Kurdistanit ku mbeten trupat amerikane.

Ministria e Mbrojtjes e Irakut tha se kontingjenti i fundit i këshilltarëve amerikanë ishte larguar nga Baza Ajrore Al-Asad në provincën Anbar në Irakun perëndimor, e cila priti trupat amerikane për më shumë se dy dekada.

Ushtria amerikane ka qenë duke u tërhequr për disa vite pasi qeveria irakiane bëri thirrje që ta bënte këtë në vitin 2023, shkruan CNN.

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA për të luftuar kundër grupit të Shtetit Islamik, u tërhoq gjithashtu nga selia e Komandës së Operacioneve të Përbashkëta, duke i lënë instalimet nën kontrollin e plotë të forcave irakiane të sigurisë, shtoi deklarata e ministrisë.

Por, forcat amerikane ende qëndrojnë në Bazën Ajrore Harir në provincën Erbil, e cila ndodhet në Rajonin e Kurdistanit.

Prania ushtarake amerikane në Irak ka ndryshuar shumë që nga pushtimi i vitit 2003.

Në kulmin e saj, SHBA kishte 170,000 trupa në Irak. Në vitin 2011, ish-presidenti Barack Obama tërhoqi forcat amerikane nga vendi.

Rreth 5,000 trupa u vendosën në vend në vitin 2014 me kërkesë të qeverisë irakiane, e cila kërkoi ndihmën e SHBA-së në luftën kundër ISIS-it.

Që nga dhjetori i vitit 2021, kur ushtria amerikane njoftoi përfundimin e rolit të saj luftarak në vend, SHBA ka pasur afërsisht 2,500 trupa në Irak në një kapacitet këshillimi dhe ndihme.

Komanda Qendrore e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së tha CNN se “deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut që tregonte dorëzimin ishte faktike”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ndryshe, tërheqja vjen mes tensioneve rajonale midis SHBA-së dhe Iranit, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shqyrton nëse do ta sulmojë Iranin mes protestave vdekjeprurëse në rrugë kundër regjimit autoritar të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara