Lajmet

Shatri: Qeveria Kurti komode e pa plan pune

Published

on

Mospublikimin e planit të punës nga Qeveria Kurti II po e sheh si veprim të gabuar që tregon mungesë angazhimi ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

Shatri ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se nga kjo qeverisja akoma nuk ka ndonjë veprim për premtimet e dhëna.

Prandaj sipas tij, Qeveria duhet që të përvjel mëngët e të fillojë punën dhe jo të merret vetëm me deklarata. Duke shtuar se nuk mjaftojnë vizitat në Bruksel vetëm për fotografi.

“Është e vërtetë që ka presion prej opozitës që nuk kanë program qeverisës, nuk kanë një program të aktiviteteve për problemet të cilat e rëndojnë jetën në Kosovë e që janë të shumta. Shtet-ndërtimi dhe udhëheqja me punët e shtetit është shumë komplekse dhe kërkon angazhim shumë serioz. Duhet të përvilen mëngët e të fillojë puna, mbarë dhe realisht dhe jo vetëm me deklarata. Deri më tani veç një angazhimi që po e shohim lidhur me luftimin e pandemisë nuk po shoh që qeveria e zgjedhur po angazhohet me probleme tjera.

“Qeverisja e vendit nuk është vetëm një segment. E kanë marr me komoditet dhe nuk po përputhen dëshirat me veprimet për të realizuar premtimet. Një muaj nuk është kohë e shkurtë, që me vepruar në problemet ekonomike e sociale. Pastaj raportet ndërkombëtare me të cilat Kosova ende nuk e ka definuar një rrugë të qartë se çfarë të bëjë, bisedimet me Serbinë. Nuk mjafton vetëm me shkuar në Bruksel e me u fotografuar”, është shprehur ai.

Shatri thotë se Qeveria duhet të merret me problemet esenciale, ngase nuk janë opozitë që të përfitojnë vota.

“Një Qeveri e një vendi me kaq shumë probleme qysh është Kosova duhet të punohet realisht e objektivisht, me u marrë me probleme esenciale. Nuk janë më opozitë që të përfitojnë vota. Janë pozitë me obligime kushtetuese e ligjore me qu vendin para dhe me tregu se premtimet që i kanë dhënë i arsyetojnë”, ka shtuar ai.

Kurse sa i përket listës së publikuar të bizneseve përfituese nga Pakoja Emergjente Shatri nuk ka përjashtuar mundësinë e keqpërdorimeve të mundshme në këtë proces.

“Besoj që lista e bizneseve që kanë përfituar nga Pakoja Emergjente është objektive, po dua me besuar ka mundësi që ka ndonjë lloj keqpërdorimi, por mund të jetë shumë i vogël në krahasim me nevojën që ka qenë që me i mbështet bizneset. Publikimi i listës duhet të bëhet komplet jo në mënyrë segmentare. Duhet të publikohet vendimi i Qeverisë, kriteret, shumat dhe tjerat që opinioni me pas të qartë saktë të qartë çka ka ndodhë”.

“Nëse ka pasur shmangie prej kritereve padite, akuzoje publikisht por jo vetëm me bë një efekt medial se ja këta janë 50 bizneset që kanë përfituar. Kush i plotëson kriteret i merr paratë, është apo jo i afërt me partinë në pushtet”, ka përfunduar ai për EO.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi ratifikon me 81 vota marrëveshjen me Suedinë për transferimin e të dënuarve

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se marrëveshje të tilla përbëjnë një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin evropian dhe forcimin e kapaciteteve shtetërore për zbatimin efektiv të ligjit.
Ajo sqaroi se, meqë marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ratifikimi i saj nga Kuvendi është i domosdoshëm në bazë të nenit 18 të Kushtetutës.
Përkrahje për këtë marrëveshje ndërkombëtare kanë dhënë edhe grupet parlamentare opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, duke mundësuar kalimin e saj me konsensus të plotë në seancën plenare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtyhet sërish seanca ndaj Xhevat Krasniqit, mungojnë prokurori dhe e dëmtuara

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 dhjetor, në orën 09:30.

Gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, ka bërë të ditur se shkak për shtyrjen ka qenë mungesa e prokurorit të Shtetit, e cila nuk ishte e arsyetuar, si dhe mungesa e njërës prej të dëmtuarave, Donika Veseli. Sipas tij, në mungesë të palëve kryesore, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e seancës.

Kjo shënon vonesën e radhës në këtë proces gjyqësor, pasi më parë janë shtyrë edhe nëntë seanca të tjera të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, për shkak të kërkesave të ndryshme të palëve në procedurë.

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur përgjatë periudhës janar 2022 – dhjetor 2023, brenda hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim cenimin e dinjitetit të studenteve, duke shfrytëzuar pozitën e tij si profesor universitar. Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.

Krasniqi aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit nga puna në Universitetin e Prishtinës, me vendim të rektorit Arben Hajrullahu, deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria. /Ekonomia Online/

Continue Reading

lajme

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara