Lajmet

“Shakira po na kujton një të vërtetë universale”

Përmes këngës ajo përçoi një deklaratë domethënëse kundër ish-partnerit.

Published

on

Nga Ximena N. Beltran Quan Kiu

Javën e kaluar, Shakira i bëri ish-yllit të saj të futbollit Gerard Piqué, atë që çdo person që është keqtrajtuar dhe nënvlerësuar nga partneri dëshiron të bëjë. Ajo e rrëzoi egon e tij dhe gjatë procesit i kujtoi vetes – dhe botës – se çfarë është në gjendje të bëjë.

Brenda 24 orëve, “BZRP Music Session #53”, kënga e saj e fundit, arriti 63 milionë shikime në YouTube. Balada tërheqëse e pop-it është një tjetër këngë që iu shtua listës së këngëve të ndarjes, por realisht është më shumë se një diss për ish-partnerin e saj dhe babanë e dy fëmijëve të saj. Përmes këngës ajo përçoi një deklaratë domethënëse kundër ish-partnerit, duke refuzuar kështu të mbajë turpin që lidhen me përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Por aty qëndron fërkimi. Jo të gjithë janë dakord me qasjen e saj. Titujt rreth këngës së saj të jashtëzakonshme kanë marrë një ton seksist duke e quajtur sjelljen e saj “të ulët” dhe duke e cilësuar këngën një “hit hakmarrjeje”. Përdoruesit në rrjete sociale po pyesin nëse Shakira theu një rregull të pashkruar mes grave duke tërhequr zvarrë flakën e re të ish-it të saj. Megjithatë ka edhe prej atyre që janë të lumtur që e panë këtë dramë.

Ne kemi dëgjuar stigmatizimin e grave që përjetojnë këso dhimbje. Rast i njohur është Taylor Swift. Në një intervistë të vitit 2014, Swift iu përgjigj kritikave se ajo përfiton nga ish-ët e saj.

“Do të ketë njerëz që do të thonë: “Oh, e dini, ajo thjesht shkruan këngë për ish të dashurit e saj”, tha këngëtarja. “Dhe unë mendoj sinqerisht se ky është një kënd shumë seksist. Askush nuk e thotë këtë për Ed Sheeran. Askush nuk e thotë këtë për Bruno Marsin. Ata të gjithë po shkruajnë këngë për ish-et e tyre, të dashurat e tyre aktuale, jetën e tyre të dashurisë dhe askush nuk e ngre flamurin e kuq atje”.

Dhe ajo ka të drejtë. Vetëm shikoni Bad Bunnyn. Albumi i tij në gjuhën spanjolle “Un Verano Sin Ti”, theu rekord pas rekord dhe i dha atij vendin e parë për albumin e vitit në Billboard. Titulli i përkthyer do të thotë “Një verë pa ty”, një temë emocionale që u shfaq pikërisht në titull dhe përsëritet në shumicën e 23 këngëve të tij. E megjithatë në internet nuk mund të gjesh kritika për këngëtarin portorikan, e as në lidhje me atë se fiton nga jeta e tij e dashurisë. Madje përkundrazi, gjenialiteti dhe krijimtaria e tij duartrokiten.

Për të kuptuar me të vërtetë mesazhin e këngës, duhet ta shihni bashkë me videon, ku gjuha e trupit të Shakirës shton një shtresë tjetër kompleksiteti.

Kjo këngë mund të jetë bërë si një akt mbijetese – ajo e quan atë “katartike” dhe këndon se duhet të “zhbëjë” dhimbjen e saj, por nuk bën të mohohet fakti se me këtë këngë ajo fitoi para dhe se i tregon botës se ajo është emër i njohur në industri. Por duke qenë kaq e hapur për atë që po kalon, ajo ka hyrë në fuqinë e saj dhe po triumfon. Ajo ka refuzuar pritshmëritë dhe presionet shoqërore për t’u sjellë në një mënyrë të caktuar ndërsa një marrëdhënie afatgjatë i erdhi fundi.

Si një grua, që dikur partneri i saj i jetës u bë ish-i i saj – është një kujtim i dhimbshëm i asaj që ndodh kur pranoni më pak sesa vleni – Shakira po ua kujton të tjerëve një të vërtetë universale. Nuk ka asnjë libër lojërash për momentet më të këqija në jetën tuaj. Shansat janë të mëdha që të kritikoheni nga dikush për çdo gjë që bëni ndërsa shëroheni, kështu që mund të bëni edhe atë që ju duket e drejtë./UBTNews/


Lajmet

QKUK përfundon verifikimin e pronësisë, paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborr

Published

on

By

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka përfunduar verifikimin e pronësisë së oborrit të saj dhe ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë lirimin e hapësirave të uzurpuara prej shumë vitesh, duke rrënuar objektet e ndërtuara pa leje.

Ky hap vjen pas punës së një komisioni të posaçëm të formuar në mars të këtij viti, i cili në bashkëpunim me Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës, përmes ortofotove dhe planeve kadastrale, ka vërtetuar gjendjen pronësore. “Sipas të dhënave kadastrale, brenda oborrit të QKUK-së nuk figuron asnjë pronë private”, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij institucioni.

Para marrjes së vendimit për ndërhyrje, institucioni u ka dërguar dy njoftime zyrtare shfrytëzuesve të lokaleve afariste dhe kioskave që veprojnë brenda këtij perimetri, duke kërkuar dëshmi mbi bazën ligjore të shfrytëzimit të hapësirave.

Megjithatë, nga QKUK-ja bëhet e ditur se asnjëri prej shfrytëzuesve nuk ka paraqitur certifikatë pronësie apo dëshmi se objekti është në proces legalizimi, ndërsa dokumentet e dorëzuara kanë rezultuar të jenë kontrata të skaduara dhe aktvendime të paregjistruara në kadastër.

Procesi i lirimit të këtyre hapësirave ka marrë mbështetje edhe në terren nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), i cili gjatë inspektimeve të ditëve të fundit i ka vërtetuar të njëjtat gjetje.

“Me konfirmimet kadastrale dhe rekomandimet zyrtare si nga Inspektorati Komunal, ashtu edhe nga ai i MMPHI-së, menaxhmenti i QKUK-së tashmë ka në dorë të gjitha instrumentet ligjore dhe do t’i përdorë për t’ua kthyer pacientëve e qytetarëve pronën publike”, ka theksuar ky institucion. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KEDS: Rikthehet energjia elektrike për rreth 80 për qind të konsumatorëve të prekur nga erërat e forta

Published

on

By

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se, përkundër erërave të fuqishme që shkaktuan dëmtime në rrjetin shpërndarës, furnizimi me energji elektrike është normalizuar për rreth 80 për qind të konsumatorëve të prekur brenda tri orëve të para pas qetësimit të motit.

Ndër zonat më të prekura nga moti i ligë kanë qenë Prishtina, Gjakova, Dragashi, Prizreni, Suhareka, Kamenica, Gjilani, Kaçaniku, Lipjani, Shtimja, Drenasi, Obiliqi, Fushë Kosova, Podujeva dhe Ferizaj.

Sipas KEDS-it, paralelisht me rikthimin e energjisë për shumicën e konsumatorëve, janë lokalizuar defektet në shtylla dhe përçues në pothuajse të gjitha pikat e rrjetit ku janë evidentuar dëmtime.

Ekipet në terren po vazhdojnë punën intensive për sanimin e plotë të problemeve dhe rikthimin e rregullt të furnizimit për të gjithë konsumatorët./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nga 18 vjet burgim për Ilir dhe Rrahim Abdullahun për vrasjen e policit Triumf Riza

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të premten aktgjykimin dënues ndaj Ilir dhe Rrahim Abdullahut, duke i dënuar me nga 18 vjet burgim secilin për vrasjen e zyrtarit policor, Triumf Riza. Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, bëri të ditur se gjykata i shpalli të akuzuarit fajtorë për kryerjen në bashkëkryerje të veprës penale “Vrasje e rëndë”, bazuar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Sipas vendimit të gjykatës, Ilir Abdullahut i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa e njëjta masë e paraburgimit i është caktuar edhe Rrahim Abdullahut. Gjatë seancës së shpalljes së vendimit, në sallë ishte i pranishëm vetëm i akuzuari Ilir Abdullahu i shoqëruar nga avokati i tij, Ramë Dreshaj, ndërsa Rrahim Abdullahu mungoi dhe u përfaqësua nga avokatja Agnesa Salihu. Në seancë mungoi po ashtu edhe prokurorja e rastit, Arbëresha Shala.

Zyrtari policor Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007 në lagjen “Dardania” në Prishtinë. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

AKB: Nga 7.16 miliardë euro remitanca në pesë vjet e gjysmë

Published

on

By

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si po shfrytëzohet kapitali i diasporës në vend, duke vlerësuar se dërgesat e mërgimtarëve po mbeten kryesisht të orientuara drejt shpenzimeve të përditshme dhe sektorit të ndërtimit, në vend se të kanalizohen në zhvillimin e industrisë dhe prodhimit vendor.

Sipas një vlerësimi të kësaj organizate, gjatë periudhës nga viti 2021 deri në qershor të vitit 2026, Kosova ka pranuar gjithsej rreth 7.16 miliardë euro remitanca, prej të cilave rreth 80 për qind ose afro 5.73 miliardë euro janë shpenzuar në konsum, patundshmëri dhe ndërtim. Ndërkohë, vetëm 2 për qind e këtij kapitali, që përkthehet në rreth 143 milionë euro, është investuar në biznes, industri dhe prodhim, kurse 18 për qind e mbetur ka shkuar në destinime të tjera.

Të dhënat e prezantuara nga AKB-ja tregojnë një trend të vazhdueshëm të rritjes së dërgesave të diasporës ndër vite, duke filluar nga 1.15 miliardë euro në vitin 2021, 1.22 miliardë euro në vitin 2022, 1.33 miliardë euro në vitin 2023 dhe 1.35 miliardë euro në vitin 2024.

Kjo rritje ka vazhduar edhe në vitin 2025, kur remitancat arritën në 1.4 miliardë euro, ndërsa vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 në vend kanë hyrë rreth 690.7 milionë euro. Pavarësisht këtij potenciali të lartë financiar, AKB-ja vlerëson se këto mjete nuk po arrijnë të shndërrohen në motor të zhvillimit ekonomik përmes hapjes së fabrikave të reja apo rritjes së eksporteve.

Për ta ndryshuar këtë gjendje, AKB-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të hartojë një strategji të posaçme për orientimin e kapitalit të mërgatës drejt sektorëve prodhues, teknologjisë dhe eksportit.

Kryetari i kësaj organizate, Agim Shahini, ka kërkuar nga institucionet që të krijojnë një klimë më të favorshme investuese përmes garantimit të sigurisë juridike, ofrimit të lehtësirave fiskale dhe zbatimit të politikave konkrete mbështetëse, duke theksuar se vendi ka nevojë për investime që gjenerojnë fabrika dhe vende të reja pune, e jo vetëm mjete për konsum. /E.A/

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara