Lajmet

Shahini: 300 milionë euro humbje për shkak të masave të BE-së, pas 24 shatorit jemi në avantazh karshi Serbisë

Shahini përmendi shifrën prej 250 deri në 300 milionë eurove.

Published

on

Kryetari i Agjencisë Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini tha se masat e BE-së ndaj Kosovës tashmë kanë dhënë efektin e tyre negativ.

Duke folur konkretisht për humbjet e Kosovës si pasojë e sanksioneve, Shahini përmendi shifrën prej 250 deri në 300 milionë eurove. Ai pohon se pas Samitit të Berlinit i mbajtur në Tiranë do të gjendet një mundësi që sanksionet të hiqen.

Derisa theksoi se Kosova pas sulmit të 24 shtatorit është në avantazh karshi Serbisë, duke shtuar se kjo është mundësi e mirë për kreun  Qeverisë që të gjendet një zgjidhje për dalje nga kriza.

“Katër muaj pas sanksioneve të BE, kundër Kosovës kanë ndikuar negativisht në ekonominë e vendit, dhe në qasjen nëpër fonde të ndryshme financiare duke u ndalur këto mbështetje dhe këto fonde të dedikuara për Kosovën, shumë projekte janë ndalë dhe presim që tashmë pas takimeve që do të kenë institucionet e Kosovës me faktorë ndërkombëtare në Tiranë në procesin e Berlinit, të gjejnë një mundësi dhe një modalitet se si të hiqen sanksionet për arsye së këto sanksione janë për herë të parë në historinë e Kosovës. Këto sanksione e kanë dhënë efektin e vet negativ dhe janë duke dëmtuar Kosovën dhe Kosova është duke humbur shumë miliona, për këta katër muaj sipas disa statistikave që ne posedojmë Kosova, po thuajse i ka humbur rreth 250 deri në 300 milionë euro, mendojë që Kurti e ka një mundësi të madhe që të bëjë zgjidhje edhe qoftë ekonomike qoftë politike dhe të gjejë mundësinë edhe për daljen nga kriza e dialogut pas sulmit të 24 shtatorit Kosova është në avantazh të mirë dhe ky avantazh mund të krijojë kushte të reja në dialog dhe mund të rifillojë negocimi në formë të ndryshme”, deklaroi ai.

lajme

Elita nga Kosova përzgjidhet ndër 10 mentorët më të mirë në botë në FIRST Global Challenge 2026

Published

on

By

Elita Hajrizi, mentore e ekipit First Kosova, është përzgjedhur ndër 10 mentorët më të mirë në botë në garën e mbajtur në Incheon të Koresë së Jugut, duke vënë në pah rëndësinë e mentorimit dhe përkushtimit në zhvillimin e talenteve të reja.

Ky vlerësim vjen pas një procesi përzgjedhës, në të cilin mentorët pjesëmarrës në garë u ftuan për intervista, ndërsa një juri përzgjodhi dhjetë mentorët që u dalluan për kontributin e tyre. Përzgjedhja e Elita Hajrizit në mesin e tyre përbën një mirënjohje për angazhimin e saj në mbështetjen dhe zhvillimin e të rinjve në fushën e shkencës, teknologjisë dhe robotikës.

Roli i mentorëve në FIRST Global Challenge shkon përtej përgatitjes teknike. Ata i udhëheqin të rinjtë në procesin e të nxënit, i mbështesin në zgjidhjen e problemeve dhe i motivojnë të punojnë si ekip, duke zhvilluar aftësi që u shërbejnë edhe përtej garës.

Përzgjedhja e Elita Hajrizit ndër dhjetë mentorët më të mirë vjen në një edicion ku ekipi First Kosova arriti një tjetër sukses të rëndësishëm, duke u renditur në vendin e katërt në botë bashkë me grupin me Greqinë, Poloninë dhe Meksikën.

Continue Reading

Rajoni

Kosova e katërta në botë në FIRST Global Challenge 2026, përmes ekipit të përfaqësuar nga UBT

Published

on

By

Kosova renditet e katërta në botë në FIRST Global Challenge 2026, garën ndërkombëtare të robotikës që u mbajt në Incheon të Koresë së Jugut, ku ekipi First Kosova, i përfaqësuar nga UBT, arriti këtë sukses bashkë me grupin me Greqinë, Poloninë dhe Meksikën, në mesin e 191 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

Ekipi përfaqësues i Kosovës ka dëshmuar përgatitje të lartë teknologjike, aftësi në robotikë dhe programim, si dhe bashkëpunim të suksesshëm ndërkombëtar, duke arritur deri në fazën e play-off-it dhe duke konkurruar për pozitat më të larta të garës.

Gara e këtij viti kishte në fokus zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve të egra. Përmes robotëve dhe sfidave inxhinierike, ekipet pjesëmarrëse u angazhuan në zgjidhjen kreative të problemeve dhe aplikimin praktik të njohurive shkencore.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka vlerësuar lart këtë sukses, duke theksuar rëndësinë e investimit në edukimin teknologjik dhe në zhvillimin e talenteve të reja.

“Renditja e ekipit të Kosovës në vendin e katërt në botë është dëshmi e fuqishme e talentit, dijes dhe potencialit inovativ të të rinjve tanë. Ky sukses dëshmon se, kur të rinjtë kanë mundësi, mbështetje dhe qasje në teknologji e inovacion, ata mund të konkurrojnë denjësisht me ekipet më të mira në botë. UBT do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e gjeneratave të reja, duke i përgatitur për sfidat e së ardhmes dhe duke e përfaqësuar Kosovën me dinjitet në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Rektori Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Instituti Yunus Emre bashkojnë artin dhe komunikimin përmes filmit “The Colors of Nazar”

Published

on

By

Në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre në Prishtinë, Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT organizoi shfaqjen e filmit “The Colors of Nazar” (“Ngjyrat e Mësyshit”), në Bibliotekën e Kampusit Inovativ të UBT-së. Në aktivitet mori pjesë edhe drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, z. Ramadan Yilmaz.

Pas shfaqjes së filmit, aktiviteti vazhdoi me një panel diskutimi, ku ekipi realizues ndau me të pranishmit përvojat nga procesi i krijimit të dokumentarit, duke trajtuar aspektet artistike dhe teknike të produksionit. Panelistë ishin regjisori Dr. Fatih Diren, drejtori i fotografisë Evrim Inci, protagonistja kryesore Gizem Ozdemir dhe profesori Berk Kyqyk.

 

Në këtë aktivitet morën pjesë dekani dhe prodekani i Fakultetit Media dhe Komunikim, profesorë dhe studentë të UBT-së, të cilët patën mundësi të bashkëbisedojnë me ekipin realizues dhe të njihen më nga afër me përvojën e tyre profesionale në fushën e filmit dokumentar.

Ky aktivitet shënon një tjetër mundësi për bashkëpunim kulturor dhe akademik ndërmjet UBT-së dhe Institutit Yunus Emre, duke krijuar hapësirë për shkëmbim përvojash dhe përfshirjen e studentëve në diskutime me profesionistë të industrisë audiovizuale.

Continue Reading

lajme

Gani Gecit i caktohet një muaj paraburgim

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Gani Gecit, i cili dyshohet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Vendimi është marrë pas seancës dëgjimore të mbajtur në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, e cila zgjati rreth dy orë.
Gjatë seancës, Prokuroria ka paraqitur kërkesën për caktimin e paraburgimit, ndërsa mbrojtja ka pasur mundësinë të shprehë qëndrimin dhe kundërshtimet e saj lidhur me këtë masë.
Ndërkohë, familjarët e Gani Gecit kanë pritur në ambientet e Gjykatës deri në marrjen e vendimit.
Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Gani Gecit, i dyshuar për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, është deklaruar avokati i tij, Besnik Berisha.
Berisha e ka cilësuar vendimin si të panevojshëm, duke pretenduar se masa e paraburgimit është caktuar për shkak të emrit të Gecit dhe jo mbi bazën e kushteve ligjore.
Ai ka paralajmëruar se mbrojtja do të paraqesë ankesë brenda afatit ligjor, duke shprehur bindjen se Gjykata e Apelit do ta korrigjojë këtë vendim.
Sipas Berishës, klienti i tij e respekton lirinë e shprehjes, por në këtë rast ka pasur një keqkuptim lidhur me kërkesën e tij për largimin e një postimi.
Avokati ka sqaruar se Geci kishte kërkuar që familja e tij të mos ndërlidhej apo asociohej me Serbinë, duke mohuar se qëllimi i tij kishte qenë kanosja e gazetarit.
Berisha ka përmendur gjithashtu një sulm të armatosur të vitit 2001, në të cilin Geci kishte qenë viktimë dhe ku kishin humbur jetën disa nga miqtë e tij të afërt, përfshirë edhe një gazetar.
Sipas mbrojtjes, për shkak të kësaj përvoje, Geci e kishte perceptuar postimin si një rrezik të mundshëm për sigurinë e tij dhe të familjes.
Avokati ka theksuar se kërkesa për largimin e postimit nuk kishte për qëllim kërcënimin, siç pretendohet nga organet e ndjekjes.
Ndërkohë, Gani Geci do të qëndrojë në paraburgim sipas vendimit të Gjykatës Themelore, ndërsa mbrojtja ka paralajmëruar kundërshtimin e kësaj mase në Gjykatën e Apelit.

Continue Reading

Të kërkuara