Lajmet

Sfidë formalizmi i punësimit në Kosovë

Murtezaj theksoi se si ATK janë duke punuar që të përmirësojnë formalizimin e punësimit.

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet – IKS kanë mbajtur panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”.

Gjatë diskutimit, penalistët kanë adresuar kërkesa dhe ankesa të ndryshme që kanë hasur nga punëtorët në lidhje me të drejtat e tyre ligjore.

Drejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj theksoi se si ATK janë duke punuar që të përmirësojnë formalizimin e punësimit, derisa shtoi se këtu ka një përmirësim të dukshëm.

“Ne kemi përgatit projekte të veçanta për trajtim të projektit për punësimin formal. Nëse shohim trendin e numrit të punësuarve shihet se nëpër vite kemi një mesatare deri në 20 mijë punëtor që janë raportuar në administratë, kjo bën që ne jemi në një trend të mirë. Po ashtu një pjesë e pagave merret ‘cash’ nga punëdhënësit, ku gjitha këto kanë bërë që ky sektor duhet të trajtohet. Ne e dimë që nuk mund të bëjmë asnjë punë vetëm dhe bëjë thirrje që të bashkohemi të gjithë, sepse nuk mund të luftohet informaliteti pa bashkëpunim me qytetarët dhe OJQ-të e ndryshme”, tha Murtezaj.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikqi tha se Inspektorati është duke krijuar edhe mekanizma tjerë për formalizimin e punësimit, në të cilën përfshihet edhe rritja e numrit të inspektorëve.

“Inspektorati i Punës si mekanizma që ka krijuar për mbikëqyrjen e ligjit të punës së deklaruar ka rritur inspektimet që nga viti i kaluar. Në janar të vitit 2022 në kuptimin e formalizimit ka pasur 292 inspektime, ndërsa në janar të këtij viti ka IP ka kryer mbi 340 inspektime në këtë aspekt”, tha Nikqi.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna tha se gjatë punës në terren si odë kanë vërëjtur ndryshime të dukshme në biznese.

Rafuna tha se edhe bizneset janë vetëdijesuar në këtë aspekt, duke mos pranuar punëtor pa një kontratë pune.

“Ne kemi arritur që gjatë tërë kohës të organizojmë kampanja, anëtarët e odës gjithmonë ta ngrisin çështjen e formalizmit të punëtorëve. Në diskutim edhe me bizneset kemi një përmirësim të madh. Është shumë e rëndësishme me pas një kontratë sa i përket të drejtave. Për të punësuar një punëtor duhesh të investosh në të. Duke u nisur nga këto raste bizneset kanë ngritur vetëdijen që të mos marrin punëtor pa kontratë, dhe kjo ka arritur që të ndihmojë edhe në formalizmin e punëtorëve”, tha ai. 

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara