Lajmet
Sfidat me të cilat do të përballet Qeveria Kurti
Published
5 years agoon
By
Betim GashiAdresimi i çështjes së pandemisë së Covid-19 dhe pasojave të saj, si dhe rimëkëmbja ekonomike, janë sfidat që kërkojnë përgjigje urgjente të Qeverisë së re të Kosovës, gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Jeta Krasniqi dhe Rrahman Paçarizi.
Sipas tyre, edhe zgjedhja ose jo e kandidates së propozuar nga Lëvizja Vetevendosje për presidente të vendit, Vjosa Osmani, do të jetë një nga sfidat, të cilat shumë shpejt do të përcaktojnë nëse qeveria e re do të vazhdojë punën apo vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Qeveria e re e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, të hënën, më 22 mars, ka marrë mandatin nga Kuvendi i Kosovës për ta qeverisur vendin.
Çështja e pandemisë së koronavirusit dhe rimëkëmbja ekonomike, kanë qenë premtime gjatë fushatës zgjedhore të kryeministrit të ri, Kurti, për të cilat është thënë se do të trajtohen me prioritet nga qeveria e tij.
Ai ka thënë se brenda vitit do të vaksinohet 60 për qind e popullatës, ndërkaq që për rimëkëmbjen e ekonomisë do të ketë një intervenim ambicioz fiskal.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se këto dy çështje, jo vetëm që duhet të jenë prioritet, por adresimit të tyre duhet qasur me urgjencë. Sipas saj, sigurimi i vaksinave kundër Covid-19, por edhe të gjitha prioritetet që ndërlidhen me pandeminë, në aspektin shëndetësor dhe atë ekonomik, kërkojnë intervenim të menjëhershëm të qeverisë.
“Në aspektin shëndetësor është sigurimi i vaksinave dhe një vlerësim i gjendes se ku jemi. E dimë që numri i të infektuarve është duke u rritur dhe kjo nënkupton që ka më shumë njerëz që po shkojnë në spitale. Pra, duhet të shihet në aspektin shëndetësor se ku çëndrojmë dhe çfarë ne duhet të bëjmë në atë drejtim. Në anën tjetër, në aspektin e ekonomisë, është mbështetja ekonomike që duhet t’i jepet sektorit privat, por edhe të pakove të rimëkëmbjes, të cilat duhet të jenë tashmë pjesë e qeverisë së ardhshme, për të parë se si të revitalizohet ekonomia e vendit”, tha Krasniqi.
Ajo shtoi se gjatë 100 ditëve të ardhshme qeveria duhet të kompletojë bordet dhe institucionet, të vendos kornizat lidhur me atë se si do të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, se si do të punohet në fushën e sundimit të ligjit, si dhe pozicionimi i saj për politikën e jashtme.
Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, vlerëson që sigurimi i vaksinës kundër Covid-19 do të varet nga qeveria e kryeministrit Kurti, ndonëse zgjidhjet tashmë janë të pakta dhe minimale, marrë parasysh, siç thotë ai, se tashmë në botë është duke u zhvilluar e ashtuquajtura “diplomaci e vaksinës”.
Ai thekson që rimëkëmbja ekonomike, por edhe dialogu me Serbinë do të jenë sfidat kryesore me të cilat do të përballet qeveria e Kurtit gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes. Megjithatë, detyra e parë, sipas tij, është adresimi i çështjes së pandemisë, tashmë që numrat e pesonave të infektuar po shënojnë rritje.
“Duket se janë rezultat i fushatës zgjedhore të pakontrolluar dhe tubimeve të pakontrolluara. Pastaj, ndërlidhur me këtë (pandeminë) është edhe sfida shumë e rëndë e rimëkëmbjes ekonomike, e mbulimit të pasojave të pandemisë, të cilat po zgjasin tash e më shumë se një vit. Ndërkohë që, sfida e tretë dhe më e rënda – për këtë lloj të qeverisjes, për këtë format dhe profil të qeverisë të udhëhequr nga zoti Kurti – është dialogu me Serbinë, përkatësisht, formati i këtij dialogu dhe dinamikat, të cilat do të përcaktohen, jo nga Kosova, por nga partnerët e Kosovës”, theksoi Paçarizi.
Zgjedhja e presidentit, thyerje e shtizave ndërmjet pushtetit dhe opozitës
Megjithatë, këto nuk do të jenë sfidat e vetme, më të cilat qeveria e kryeministrit Kurti do të ballafaqohet shumë shpejt. Se a do ta vazhdojë mandatin qeveria e sapozgjedhur ose jo, do të varet nga zgjedhja ose jo presidentit të vendit, për të cilën pozitë Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Vjosa Osmanin.
Ajo ka qenë ushtruese e detyrës së presidentit që nga dorëheqja e Hashim Thaçit, në fillim të muajit nëntor të vitit 2020 e deri më 22 mars të vitit 2021, kur kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konufca, ka marrë edhe pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit.
Jeta Krasniqi thotë se çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, ka të bëjë drejtpërdrejtë me dy të tretat e votavave të 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilat do të duhet t’i sigurojë shumica në pushtet, që të zgjidhet kandidatja e propozuar nga ajo.
“Pra, nëse nuk tejkalohet zgjedhja e presidentit apo kjo sfidë, atëherë dihet që vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Patjetër që është një sfidë, me të cilën kjo qeveri do të përballet menjëherë”, tha Krasniqi.
Thyerja e shtizave ndërmjet pushtetit dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, sipas profesor Paçarizit, pritet të ndodhë pikërisht për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Sipas tij, në rast se nuk do të ketë ndërhyrje nga faktori ndërkombëtar, që kjo çështje të zgjidhet, atëherë vendi do të hyj në krizë politike dhe institucionale, sepse, siç thotë ai, “zgjedhja e presidentit nuk do të jetë rezultat i konstruktivitetit apo bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike”.
“Subjektet politike, sot opozitare, nuk u treguan të gatshme që ta votojnë qeverinë Kurti. Në anën tjetër, zoti Kurti ishte paksa arrogant, në kuptimin e dominancës së numrave. Në këtë kuptim, unë nuk shoh ndonjë zgjidhje brenda, pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës – që është faktori kryesor në këtë çështje – nuk besoj që do të fitonte shumë, në rast se do ta votonte zonjën Osmani. Por, edhe në rastin tjetër, nëse do të shkohet në zgjedhje, sërish do të ishte ajo (LDK-ja) fajtorja, le të themi, për çuarjen e vendit në zgjedhje”, theksoi Paçarizi.
Ndryshe, ekspertët e çështjeve kushtetuese janë të ndarë lidhur me atë se a do të ketë kryetari i ri i kuvendit mandat të ri gjashtëmujor si ushtrues detyre i presidentit apo i njëjti duhet ta përfundojë atë më 5 maj.
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu vlerëson se kryetari i ri kuvendit, do të ketë mandat të përkohshëm gjashtëmujor.
Megjithatë, me këtë konstatim nuk pajtohet ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili thotë se mandati gjashtëmujor, përfundon më 5 maj dhe nuk ka mandat shtesë.
Më 22 mars, Kuvendi i Kosovës konstituoi përbërjen e re, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Po të njëjtën ditë, me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, kuvendi zgjodhi qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmet
Ndahet nga jeta profesori Naim Krasniqi: UBT shpreh ngushëllime për familjen dhe komunitetin akademik
Published
3 hours agoon
February 19, 2026By
ubtnews
Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë profesori dhe kolegu ynë i nderuar, Naim Krasniqi. Ai ishte pjesë e stafit akademik të UBT, ku dha kontribut të çmuar në procesin mësimor, duke u dalluar për profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi në punë.
Gjatë angazhimit të tij akademik, ai ishte i përkushtuar ndaj studentëve dhe kolegëve, duke ndarë me ta dijen, përvojën dhe vlerat profesionale. Ndarja e tij nga jeta është humbje të madhe për familjen, miqtë, kolegët dhe gjithë komunitetin akademik.
Kontributi i tij në arsim dhe angazhimi i tij profesional do të mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës institucionale. Rektori, menaxhmenti dhe stafi akademik e administrativ i UBT-së shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen Krasniqi dhe për të gjithë ata që patën nderin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Kujtimi për të do të mbetet i paharruar, ndërsa vepra dhe përkushtimi i tij do të vazhdojnë të jetojnë përmes gjeneratave që ai kontribuoi në formimin e tyre.
Lajmet
Arrestohen katër persona për mashtrim milionësh me prona në Prishtinë
Published
8 hours agoon
February 19, 2026By
UBTNews
Katër persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një skemë mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh që dyshohet se ka rezultuar me përfitim të kundërligjshëm mbi 1.5 milion euro, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, më 19 shkurt 2026, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas një pune të gjatë operative dhe hetimore, kanë siguruar prova që implikojnë të dyshuarit me inicialet M.M., Sh.B., D.R. dhe B.Zh. në veprat penale të mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve dhe legalizimit të përmbajtjes së rreme.
“Përmes veprimeve të kundërligjshme, përfshirë falsifikimin e dokumenteve si pasaportë e Serbisë dhe dokumente të tjera dhe duke i përdorur ato si të vërteta, si dhe duke prezantuar një person të rrejshëm si person real, të dyshuarit kanë arritur të tjetërsojnë-shesin përmes noterit pronën e ankuesit M.T., në sipërfaqe prej 36.28 ari”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas të dhënave zyrtare, prona dyshohet se është shitur tek blerësi H.M. me pretendimin se dokumentacioni ishte i rregullt dhe ligjor. Në këmbim të kësaj shitjeje, të dyshuarit dyshohet se kanë përfituar shumën prej 1,578,180.00 euro.
Me urdhër verbal të prokurorit të rastit janë realizuar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar 9,000 euro para të gatshme, të cilat do të shërbejnë si provë materiale në procedurat e mëtejme.
Të dyshuarit po hetohen për veprat penale “mashtrimi” , “falsifikimi i dokumenteve” dhe “legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës dhe konsultimit me prokurorin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, raportoi Policia.
Lajmet
Kancelari gjerman Merz, uron Kurtin për mandatin e ri
Published
8 hours agoon
February 19, 2026By
UBTNEWS
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës. Në letrën drejtuar Kurtit, Merz shprehu gatishmërinë për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Jam i bindur se me përvojën tuaj do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejmë euroatlantik të Kosovës”, shkruan kancelari gjerman, duke theksuar se Kosova ka një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani gjatë këtyre proceseve.
Merz gjithashtu përmendi sfidat përpara Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë avancimin e dialogut të normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Gëzohem që do të vazhdojmë së bashku të thellojmë marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore ndërmjet vendeve tona”, përfundon kancelari në mesazhin e tij drejtuar Kurtit.
Lituania ka hapur zyrtarisht Konsullatën e saj në Kosovë, një ngjarje kjo që po konsiderohet si një hap historik drejt thellimit të raporteve diplomatike dhe bashkëpunimit mes dy shteteve. Në ceremoninë zyrtare të organizuar me këtë rast, ambasadori jorezident i Lituanisë për Kosovën, Eduardas Borisovas, deklaroi se hapja e kësaj konsullate përfaqëson një angazhim konkret për forcimin e bashkëpunimit në sferën institucionale, ekonomike dhe atë kulturore. Borisovas nënvizoi se vendi i tij mbetet një mbështetës i palëkundur i integrimit evropian të Kosovës dhe konsolidimit të shtetësisë së saj në arenën ndërkombëtare, raporton RTK.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, i cili e vlerësoi këtë akt si një dëshmi të besimit të ndërsjellë dhe partneritetit strategjik. Sipas tij, prioritet mbetet shkëmbimi i përvojave në reformat demokratike dhe fuqizimi i raporteve parlamentare. Rëndësinë e kësaj pranie diplomatike e theksoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili u fokusua te bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, duke u shprehur se konsullata do të jetë një urë e rëndësishme për koordinimin e çështjeve me interes të përbashkët.
Nga ana tjetër, Konsulli i Nderit, Bashkim Zeqiri, u zotua se do të punojë intensivisht për promovimin e interesave të dyanshme, duke krijuar mundësi të reja në fushën e ekonomisë, arsimit dhe investimeve. Hapja e kësaj konsullate shihet si një sinjal i fuqishëm i përkushtimit të Lituanisë dhe Kosovës për një partneritet afatgjatë, të bazuar në solidaritetin dhe vizionin e përbashkët për një të ardhme brenda familjes evropiane.
Ndahet nga jeta profesori Naim Krasniqi: UBT shpreh ngushëllime për familjen dhe komunitetin akademik
Rama i kërkon Trumpit veprim për Hagën
Trump për Kosovë–Serbi: Kur s’ia dilni, më thirrni
Arrestohen katër persona për mashtrim milionësh me prona në Prishtinë
Kancelari gjerman Merz, uron Kurtin për mandatin e ri
Hapet Konsullata e Lituanisë në Kosovë
FC Drita përballë NK Celje – Natë evropiane në “Fadil Vokrri”
SHBA kërkon reformimin e NATO-s: Synohet reduktimi i misioneve në Kosovë, Irak dhe rajone të tjera
The Independent: Thaçi mbyll kapitullin në Hagë si “burrë shteti dhe paqebërës”
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
