Lajmet

​Sfidat dhe mundësitë e transformimit energjetik, diskutohen mes Rizvanollit dhe Lorkowski

Publikuar

Gjendja aktuale e energjisë elektrike në Kosovë dhe investimet që e presin Kosovën në këtë sektor janë temat të cilat u diskutuan në takimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe drejtorit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Evropë, Artur Lorkowski me delegacionin e tij.

Përmes një komunikate për media u bë e ditur se Rizvanolli theksoi se sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Evropë e ka mbështetur Kosovën në shumë procese të rëndësishme, përfshirë këtu edhe rreth kornizës ligjore dhe menaxhimit të krizës energjetike.

Gjatë takimit, po ashtu u trajtuan edhe çështjet më të rëndësishme aktuale të energjisë, në veçanti për Planin Kombëtar të Kosovës për Energji dhe Klimë (NECP), Harmonizimin e Politikave Mjedisore me Politikat Evropiane (ETS) dhe Marrëveshjen për Tregun e Energjisë Elektrike”, thuhet në komunikatë.

Me theks të veçantë poashtu u diskutuan edhe sfidat aktuale dhe proceset e lehtësimet që mund të ofrojë Bashkimi Evropian në rrugën drejt transformimit energjetik të vendit.

Lajmet

Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 26 qershor

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Takimi u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ky takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Për mbajtjen e rundit të ri të dialogut është rënë dakord gjatë vizitave që Lajçak zhvilloi në Kosovë dhe Serbi gjatë kësaj jave

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Bllokohet rruga për Gërmi, dyshohet për mjet shpërthyes

Publikuar

nga

Është bllokuar rruga për në Gërmi pasi dyshohet për një mjet shpërthyes. Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë marrë një informatë mëngjesin e së enjtes për një mjet shpërthyes.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për  një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, kanë thënë nga Policia.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Të paktën 34 të vdekur nga konsumi i alkoolit toksik në Indi

Publikuar

nga

Të paktën 34 persona kanë vdekur pasi konsumuan alkool toksik në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, thanë zyrtarët.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kallakuruchi ku disa banorë janë sëmurë pasi kanë konsumuar pije alkoolike mbrëmjen e së martës.

Të paktën 80 persona po trajtohen në spitale për sëmundje të tilla si diarreja e tepërt dhe zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.

Deri më tani janë arrestuar dy persona dhe po vijon një hetim më i gjerë.

Autoritetet kanë pezulluar gjithashtu një zyrtar të lartë të policisë dhe dhjetë anëtarë të krahut të zbatimit të ndalimit të shtetit, për neglizhencë.

Alkooli, i prodhuar në mënyrë jo legale, shkakton vdekjen e dhjetërave njerëzve në Indi çdo vit.

Në këtë alkool shpesh shtohet metanol – një formë shumë toksike e alkoolit që ndonjëherë përdoret si një antifriz – për të rritur ndikimin e tij.

Nëse gëlltitet edhe në sasi të vogla, metanoli mund të shkaktojë verbëri, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje.

Ata që konsumuan alkool përjetuan simptoma si marramendje, dhimbje koke, të vjella, të përziera, dhimbje stomaku dhe acarim të syve dhe u dërguan në spital./BBC/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Qindra pelegrinë myslimanë vdesin në Mekë

Publikuar

nga

Qindra njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të të nxehtit gjatë kryerjes së pelegrinazhit vjetor të haxhit mysliman në Mekë mes temperaturave ekstreme deri në 49 gradë Celsius.

Prej tyre 165 indonezianë, raportoi CNN Indonesia, teksa citoi zyrën e Menaxhimit të Haxhit të Konsullatës së Përgjithshme të vendit në Arabinë Saudite. Gjithashtu edhe autoritetet e shteteve tjera konfirmuan se të paktën 41 jordanezë, 35 tunizianë dhe 11 iranianë kanë vdekur.

Gjysmëhëna e Kuqe iraniane raportoi të mërkurën se edhe 22 jordanezë të tjerë janë të zhdukur dhe 26 iranianë janë të shtrirë në spital. Disa prej viktimave nga Irani vdiqën për shkak të të nxehtit, ndërkaq të tjerët kishin edhe sëmundje të tjera.

Numri i viktimave mund të rritet, pasi Arabia Saudite dhe Egjipti ende nuk i kanë publikuar shifrat zyrtare./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara