Kulturë

Sezoni i dytë i ‘House of the Dragon’ do të ketë më pak episode

Sezoni do të ketë tetë episode.

Published

on

Sezoni i dytë i serisë së HBO-së, ‘House of the Dragon’, do të përbëhet nga tetë episode, dy më pak se sezoni i parë. Kjo pasi produksioni dëshiron që ta realizojë sa më shpejt sezonin e dytë, në mënyrë që të fokusohet tek ai i treti, nëse i jepet drita jeshile.

Në atë që është një praktikë relativisht e zakonshme, HBO nuk zbuloi numrin e episodeve në njoftimin e vazhdimit të sezonit 2 verën e kaluar. Plani fillestar ishte për një hark tjetër prej 10 episodesh, i cili përfundimisht ndryshoi, duke çuar në disa rishkrime të skenarit. Duke pasur parasysh ndryshimin e lidershipit në kompaninë mëmë të HBO-së, disa vunë në dukje fokusin e udhëheqjes së Warner Bros. Discovery në uljen e kostove. Një zëdhënës i HBO, i cili konfirmoi se Sezoni 2 do të përmbajë 8 episode, theksoi se shkurtimi i numrit të episodeve ishte i bazuar në histori.

Është raportuar se ekipi krijues i ‘House of the Dragon’ kishte parashikuar që seria të vazhdonte për tre ose katër sezone.

Me një pjesë të komplotit të destinuar fillimisht për Sezonin 2, duke përfshirë një betejë të madhe, duke kaluar në sezonin 3, tani ka më shumë gjasa që seria të zgjasë për katër sezone, por kjo nuk është përcaktuar ende.

‘House of the Dragon’ është vendosur 172 vjet përpara ngjarjeve të ‘Game of Thrones’ dhe tregon historinë e Shtëpisë Targaryen, raporton Deadline, transmeton Klankosova.tv.

Seria, e cila i kushtoi kompanisë rreth 200 milionë dollarë për ta realizuar, ka shikueshmërinë më të madhe në historinë e HBO-së, e cila arriti në 130 milionë njerëz në SHBA, sipas vlerësimeve të vetë kompanisë.

Continue Reading

Lifestyle

Pse flokët bëhen më të yndyrshme gjatë stinës së dimrit?

Published

on

Të ftohtit gjatë stinëve të dimrit mund ta bëjë lëkurën tuaj më të yndyrshme, duke ndikuar kështu edhe tek flokët.

Larja e flokëve gjatë dimrit mund të jetë e bezdishme, prandaj duke i larë më rrallë ato pa dyshim që duken më të yndyrshme.

Gjatë stinës së dimrit, disa njerëzve u pëlqen të bëjnë dush nën ujë të nxehtë, duke mos e ditur se kjo mund t’i bëjë flokët më të yndryshme.

Gjithashtu, shkaktar i yndyrës në flokë mund të jetë edhe përdorimi i një shampo të gabuar.

Një tjetër faktor është edhe vendosja e kapeleve, sepse mbështjellja e kokës për orë të gjata mund të shkaktojë djersitje më të madhe, gjë që i bën flokët të duken më të yndyrshëm dhe çon në shfaqjen e zbokthit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës”, një dritare e gjallë e historisë që tërheq vizitorë çdo ditë

Published

on

Muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës” në Shkodër po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, si vendas ashtu edhe të huaj. Vizitorët shprehen se ndihen të prekur nga historia që paraqitet aty, pasi muzeu ruan kujtimet e një periudhe të errët të komunizmit në Shqipëri.

“Jam nga Gjermania, nga një qytet i vogël pranë Berlinit. Kjo është hera jonë e parë që vizitojmë Shqipërinë, ajo që më tërheq më shumë është historia e këtij vendi. Sigurisht, peizazhet dhe natyra janë të mrekullueshme, por muzeu më ka ndihmuar të kuptoj shumë nga e kaluara e Shqipërisë”, tha një vizitor.

Një tjetër vizitor shtoi: “Është jashtëzakonisht interesante të ndjekësh zhvillimin e ngjarjeve gjatë 2000 viteve të fundit, dhe veçanërisht ndryshimet e fundit 100-vjeçare. Është vërtet mbresëlënëse.”

“Vlerësoj shumë shpjegimet mbi historinë e vendit, dhe kemi respekt për rrugën që ka ndjekur Shqipëria sot. Është një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar. Atmosfera autentike dhe dëshmitë e ish-të përndjekurve politikë e bëjnë muzeun një pikë të rëndësishme reflektimi dhe njohjeje me të kaluarën”, tha një vizitor tjetër gjatë vizitës së tij.

Në guidën turistike të Shkodrës, përveç Muzeut Historik, Kalasë “Rozafa” dhe Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, përfshihet edhe Muzeu i Dëshmisë dhe i Kujtesës.

I vendosur në ambientin e ish-degës së Punëve të Brendshme gjatë periudhës komuniste, muzeu është unik në Shqipëri. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Jane Austen nderohet me statujë përkujtimore në 250-vjetorin e lindjes

Published

on

Në oborrin e Katedrales së Winchester-it është inauguruar një statujë e re e shkrimtares së njohur britanike Jane Austen, për të shënuar 250-vjetorin e lindjes së saj.

Ceremonia përurimore u mbajt pas një shërbese solemne në katedrale dhe statuja u zbulua nga Nigel Atkinson, lord i Hampshire.

Vepra është realizuar nga skulptori Martin Jennings, i cili po punon gjithashtu për skulpturën e mbretëreshës Elizabeth II, që do të vendoset në memorialin kombëtar në Londër.

Jennings e ka paraqitur Jane Austen në madhësi reale, rreth 1.7 metra të lartë, duke synuar ta paraqesë si figurë të fuqishme dhe elegante, me tiparet e saj të njohura dhe tryezën e shkrimit pranë.

“Varri i Jane Austen është një vend i dashur për shumë njerëz, por nuk i bën plotësisht nder vizionit të saj moral dhe trashëgimisë së saj letrare. Kjo statujë synon ta përfaqësojë atë në mënyrën më dinjitoze,” u shpreh lordi Atkinson gjatë ceremonisë.

Gjatë shërbesës, aktorët Joanna David, Susannah Harker dhe Adrian Lukis të njohur për rolet e tyre në adaptimin televiziv të BBC-së të vitit 1995 të romanit “Pride and Prejudice” – lexuan pjesë të zgjedhura nga vepra.

Jane Austen lindi më 16 dhjetor 1775 në Steventon, Hampshire, ku i ati shërbente si famullitar. Pas vdekjes së tij në vitin 1805, ajo u zhvendos në Chawton, ku shkroi disa nga veprat e saj më të njohura, përfshirë “Emma” dhe “Sense and Sensibility”.

Shkrimtarja ndërroi jetë në Winchester në vitin 1817, ku edhe prehet sot. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

“Të parët dhe të fundit”, drama që sfidon moralin dhe ndërgjegjen njerëzore në Teatrin “Metropol”

Published

on

Drama “Të parët dhe të fundit” pati premierën mbrëmë në Teatrin “Metropol”, duke sjellë për publikun një histori të fuqishme dhe emocionale.

Shfaqja u prezantua edhe mbrëmë me fillim nga ora 19:00. E shkruar nga dramaturgu dhe novelisti anglez John Galsworthy, fitues i Çmimit Nobel, kjo vepër përbën një nga dramat më prekëse të fillimit të shekullit XX.

Përmes tre skenave, Galsworthy trajton tema universale si morali, përgjegjësia familjare dhe peshën e vendimeve të së kaluarës, duke i vendosur në kontekstin e një ngjarjeje tragjike që trondit jetën e personazheve.

Ngjarja zhvillohet në Londër, ku dy vëllezër – Keith dhe Larry Darrant – gjenden të përfshirë në një vrasje që trazon ndërgjegjen e tyre.

Larry, djali më i vogël i një familjeje të njohur, kryen krimin për të mbrojtur të dashurën Uandën, një vajzë e re polake.

I dëshpëruar, ai kërkon ndihmën e vëllait Keith, një avokat i respektuar dhe këshilltar i Mbretërisë së Anglisë. Kur një burrë i pafajshëm arrestohet për krimin, tensioni dhe dilemat morale e çojnë historinë drejt një përfundimi tronditës.

Me regji të Marius Dhramit, shfaqja solli në skenë: Erjon Hodo, Xhino Musollari, Megi Bregasi, Denardo Neziri, Serxhjo Danga dhe Erd Kullolli, që përmes interpretimit japin jetë një drame që eksploron thellësitë e natyrës, nga ndjenjat e pastra, deri te errësira e ndërgjegjes.

Një vepër që ngre pyetje të forta mbi drejtësinë, fajin dhe mëshirën, “Të parët dhe të fundit” mbetet një reflektim aktual mbi kufijtë e moralit në shoqërinë moderne. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara