Lajmet

​Serwer: S’ka gatishmëri nga palët për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Published

on

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se s’ka gatishmëri nga palët për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai tha se synimi përfundimtar i dialogut duhet të jetë njohja reciproke, por shtoi se kjo nuk mund të ndodhë momentalisht.

Në diskutimin me temën “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe SHBA”, Serwer i cili njeh zhvillimet në Ballkan, tha se për Kosovën dhe rajonin më mirë do të ishte të rrinte presidenti aktuali ShBA-së, Joe Biden sesa të rikthej ish-presidenti, Donald Trump.

Pjesë e diskutimit ishte edhe deputetja nga LDK, Dorasa Kica-Xhelili, e cila tha se Serbia ka bërë hapa të vegjël në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Ndërkaq ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se BE-ja duhet të merr rol më aktiv në dialog.

Lajmet

Presidentja Osmani mban konferencë për media sot në orën 16:30

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media sot në orën 16:30, në ambientet e Kabinetit të Presidencës.

Konferenca vjen në kohë pritjeje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngërçin politik në vend.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi pret në takim Prattipatin, thekson nevojën për formimin e institucioneve të reja

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim znj. Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë.

Gjatë takimit, Krasniqi theksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke paralajmëruar se vonesat po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin e shtetit.

Ai rikonfirmoi përkushtimin e PDK-së për stabilitet institucional dhe për një partneritet të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë.

Continue Reading

Lajmet

MPJD-ja reagon për arrestimin e Behar Preniqit nga Serbia, i bën thirrje BE-së të reagojë

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e thellë lidhur me intensifikimin e rasteve të arrestimeve arbitrare dhe të paprovokuara të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë

Rasti i fundit i arrestimit të qytetarit Behar Preniqi, i cili u ndalua dje në pikën kufitare Batrovci, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, përbën një tjetër dëshmi të qartë të praktikave të papranueshme dhe destruktive të autoriteteve serbe, të cilat bien në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

MPJD konfirmon se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, menjëherë pas kontaktit me familjen e z. Preniqi, është angazhuar përmes kanaleve diplomatike dhe zyrtare për të siguruar informacione të sakta dhe të plota lidhur me këtë rast.

Zyra ndërlidhëse ka adresuar një kërkesë zyrtare autoriteteve të Qeverisë së Serbisë për të konfirmuar arrestimin e z. Preniqi dhe për të sqaruar arsyet e ndalimit të tij. Përveç kësaj, rasti është përcjellë edhe te delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi si edhe te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it.

Në rast se ndaj z. Preniqi vendoset masa e paraburgimit dhe iniciohet procedurë penale, Zyra ndërlidhëse do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të kërkuar një vizitë zyrtare në vendin e ndalimit të tij.

Në këtë fazë, MPJD-ja u bën thirrje përsëri të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë zëshëm dhe me vendosmëri ndaj praktikave represive të Serbisë, të cilat janë në kundërshtim me parimet themelore të së Drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Continue Reading

Lajmet

Gucati konfirmon se personi i arrestuar në Serbi nuk ishte pjesë e UÇK-së

Published

on

By

Konfirmon OVL-UÇK, personi i arrestuar në Serbi nuk ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

OVL-UÇK ka konfirmuar se Behar Preniqi i arrestuar mbrëmë nga autoritet serbe nuk ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati tha për KosovaPress se Preniqi nuk figuron në emrat e listave të arkivave të kësaj organizate.

Në dokumentacionet tona në organizatë të veteranëve ai nuk është as anëtar as nuk ka dosje, te ne nuk ka. Te ne ai nuk ka dokumentacion se është veteran i UÇK-së, mua më vjen keq sepse ai është qytetar i Kosovës, por tek ne nuk është në evidenca“, tha Gucati.

Behar Preniqi është ndaluar nga autoritetet serbe nën arsyetimin e krimeve të luftës duke pretenduar se ai ishte pjesë e UÇK-së, transmeton KosovaPress.

Raportohet se Preniqi është arrestuar në Bajakovo në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë.

Pretendimet e autoriteteve serbe se Preniqi ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka hedhur poshtë edhe familja e tij, duke potencuar se Preniqi në kohën e luftës në Kosovë ishte i mitur rreth moshës 16 vjeçare.

Continue Reading

Të kërkuara