Lajmet

​Sermaxhaj: Dua të nxjerrë më të mirën nga vajzat e Kosovës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka nisur të martën grumbullimin katërditor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku për herë të parë vajzat u stërvitën nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Sami Sermaxhaj. Ky grumbullim ka për qëllim përgatitjen e ekipit për turneun ndërkombëtar që zhvillohet muajin e ardhshëm në Egjipt.

Gjatë këtij kampi, Dardanet do të zhvillojnë një ndeshje testuese kundër Kombëtares U19, e cila është caktuar të luhet të premten. Kjo ndeshje do t’i shërbejë trajnerit të ri për t’u njohur më mirë me ekipin dhe potencialet e secilës lojtare. Në stërvitjen e parë, përzgjedhësi Sermaxhaj dha udhëzimet e tij të para, duke shpjeguar qartë kërkesat e tij për fazat e ardhshme të punës me ekipin.

Ky grumbullim shërben gjithashtu si një mundësi e rëndësishme për futbollistet dhe trajnerin e ri që të krijojnë një lidhje më të fortë dhe të njohin më mirë njëri-tjetrin, me qëllim për të arritur performancë sa më të lartë në ndeshjet e ardhshme.

Është hera e parë që e drejtoj një Kombëtare femrash. Ishte propozim i FFK-së dhe ideja e tyre ishte që jam personi i duhur për ta udhëhequr Kombëtaren A. Pak në fillim e mora me dilema të them të drejtën, për arsye se nuk e kisha menduar asnjëherë më herët dhe nuk kisha shumë njohuri për futbollin e femrave. Por, ishte propozim i Federatës dhe arsyet që më dhanë ata më bindën që në këtë rast jo shumë privilegj, por më shumë përgjegjësi për këtë post dhe mendova se pse të mos kontribuoj gjinisë femrore të shtetit tonë. Nga sot nuk kam dilema, do të punoj me përkushtimin më të madh që të jap më të mirën dhe të nxjerrim më të mirën prej vajzave që përfaqësojnë Kosovën. Federata ka një ftesë që të marrë pjesë në një turne në Egjipt, në një grup me Argjentinën, Brazilin dhe Egjipitin. S’do mend se tradita e futbollit flet për ta, por do të shkojmë atje t’i sfidojmë këto ekipe pa frikë. Ky turne do të na shërbejë që të krijojmë një grup sa më të mirë të futbollisteve për kualifikimet e ardhshme”, theksoi Sermaxhaj.

Ndërkohë futbollistet Erëleta Memeti dhe Lorita Islami theksuan se ky grumbullim do t’i shërbejë ta njohin më mirë strategjinë dhe vizionin e lojës së trajnerit të ri.

Sot ka qenë stërvitja e parë me trajnerin e ri, dje jemi përshëndetur dhe na ka treguar në teori se si e ka idenë për futbollin, derisa sot e kemi zbatuar në praktikë. Deri tani gjithçka po shkon mirë, kemi bashkëpunim mes vete, ka atmosferë në ekip dhe besoj se do ta kemi një të ardhme të suksesshme. Në këtë grumbullim kanë ardhur disa futbollsite të reja dhe disa futbolliste nga U19. Ato do të mësohen me rregullat e ekipit dhe bashkëpunimi besoj se do të jetë i mirë”, tha Memeti.

“Jam e lumtur dhe shumë krenare për ftesën e Kosovës sepse është mundësi dhe arritje e madhe në jetë, sidomos kur e ke familjen të Kosovës. Sot kemi zhvilluar stërvitje për të na njohur trajneri si futbolliste në aspektin individual dhe për t’u njohur me njëra – tjetrën”, tha Islami.

Lajmet

Gjendja aktuale në pikat kufitare

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.

Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes.

Edhe në pikat tjera gjendja është e njëjtë.

Continue Reading

Lajmet

Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije

Published

on

By

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se situata e furnizimit me ujë të pijes është stabilizuar në pjesën më të madhe të impiantet për trajtim të ujit aktualisht po operojnë më kapacitete te plota, por megjithatë rekomandojnë që për shkak të sigurisë uji mos të përdoret për pije.

“Ju informojmë se situata e furnizimit me ujë të pijes në zonat e shërbimit të KRU “Mitrovica” Sh.A. është stabilizuar në pjesën më të madhe dhe Impiantet për Trajtimin e Ujit aktualisht po operojnë me kapacitet të plotë operues. Megjithatë, për arsye sigurie, uji nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në njoftimin zyrtar të radhës nga ana jonë, i cili do të publikohet sapo të konfirmohet përmbushja e plotë e standardeve të cilësisë së ujit për konsum. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon numërimi i të gjitha votave

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, KQZ është e gatshme për të shpallë rezultatin përfundimtar, por duhet pritur nëse do të ketë ndonjë ankesë në PZAP.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tha Elezi.

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mori 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 ulëse, LDK 13.23 për qind (15 ulëse) dhe AAK 5.5 për qind (6 ulëse). Ndërkaq, partitë minoritare i kanë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk mund të jap propozime e gjykime konkrete, pa parë dokumentacionin

Published

on

By

Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla e ftuar në emisionin Politiko, deklaroi se nuk mund të japë propozime konkrete apo gjykime pa parë më parë dokumentet përkatëse dhe pa hyrë në detaje mbi faktet dhe letrat që lidhen me proceset e gjykimit të ish-krerëve të luftës në Hagë.

Gërvalla në Politiko tha se është shumë e qartë lidhur me angazhimin e saj për drejtësinë – si atë kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare. Ajo theksoi se është personi i fundit që do të donte që çështjet të trajtoheshin në Hagë, për shkak të imazhit negativ që lidhet me atë institucion nga vendet ku janë gjykuar kriminelët më të mëdhenjë të Ballkanit, duke theksuar se në ato procese asnjë përfaqësues i shoqërisë kosovare nuk duhet të ishte prezent.

Gërvalla tha se në një moment të caktuar ka qenë e pyetur rreth çështjeve që nuk kanë qenë më në dorën e saj dhe se vendimet për të dërguar procese drejt Hagës janë marrë më herët. Ajo kujtoi se, gjatë kohës kur ka shërbyer si Ministre e Punëve të Jashtme, ka garantuar që institucionet e Kosovës, përfshirë misionin në Hagë, të angazhohen maksimalisht për trajtimin e rasteve – duke siguruar mbështetje të duhur për familjarët dhe për të akuzuarit, sipas kapaciteteve dhe mandatit të tyre.

Gërvalla theksoi se është jonkorrekte që të flasë për detaje të proceseve që supozohet të kenë ndodhur në periudha të mëparshme, për të cilat ajo tha se nuk ka informacion të plotë apo dokumentacion të verifikuar në dorë.

Continue Reading

Të kërkuara