Lajmet

Sërish mospajtime në KQZ

Published

on

Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror Zgjedhor sërish është mbyllur me mospajtime ndërmjet kryetares së këtij institucioni, Valdete Daka, dhe anëtarëve të Vetëvendosjes.

Anëtari Alim Rama ka kërkuar sqarime nga kryetarja Daka për deklaratën e saj të dhënë ditë më parë se “Është personi më u urryer në këtë shtet”.

“Jeni të gjithë kundër votave të diasporës, që të vijnë deri të shtunën”, tha Rama.

Më këto deklarata, mbledhja e KQZ është mbyllur, derisa anëtarët e VV, kanë vazhduar me diskutime në sallë.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së janë akredituar edhe mbi 6 mijë vëzhgues nga disa subjekte politike, media dhe OJQ. Ndërsa, numri total deri tash i vëzhguesve të akredituar ka arritur rreth 30 mijë për monitorimin e zgjedhjeve më 14 shkurt.

KQZ sot ka miratuar edhe dokumentin “Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës 2009-2019”.

Lajmet

Fatmir Shehollit i vazhdohet masa e paraburgimit

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për spiunazh, raporton KosovaPress.

Këta e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e cila deklaroi se vazhdimi i masës së paraburgimit ka qenë kërkesës e Prokurorisë Speciale.

Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 07 nëntor 2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka deklaruar Gashi.

Fatmir Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë nën dyshimet se ishte i përfshirë në spiunazh. Ndërsa, më 10 tetor Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte vendosur masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muajsh.

Sheholli, zyrtarisht përfaqësues i shoqërisë civile nga Instituti për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, është përfolur në media për lidhje me Serbinë. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor./KP

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta ish-trajneri legjendar i NBA-së

Published

on

Ka ndërruar jetë ish-trajneri legjendar i NBA-së, Lenny Wilkens në moshën 88-vjeçare dhe për vdekjen e Wilkens njoftoi familja e tij.

Wilkens, kishte qenë edhe lojtar në NBA, ku luajti ndër vite për skuadra si St.Louis Hawks, Seattle Supersonics, Cleveland Cavaliers dhe Portland Trailblazers, ku edhe i kishte menaxhuar si trajner.

Ndërsa suksesin e tij më të madh e kishte pasur si trajner, ku ishte shpallë kampion me Seattle Supersonics në vitin 1979.

Ai më pas menaxhoi edhe skuadrat si Atlanta Hawks, Toronto Raptors, New York Knicks dhe ishte pjesë e “NBA Hall of Fame”, për arritjet e tij historike në këtë ligë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Për 10 muaj, Prokuroria e Pejës ngriti 1840 aktakuza

Published

on

Nga janari e deri në tetorin e këtij viti, Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se ka ngritur 1 mijë e 840 aktakuza. Sipas komunikatës për media nga kjo Prokurori, rezulton se ka më shumë aktakuza se sa në përudhen e njëjtë kohore të vitit të kaluar, pra 12.67 për qind më shumë se vitin e kaluar.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore janar- tetor të këtij vitit ka ngritur 1840 aktakuza, ose 12.67 % me shumë krahas vitit të kaluar me të njëjtët periudhë që ishin ngritur 1633 aktakuza. Kjo prokurori gjer në muajin tetor të këtij vitit ka pranuar gjithsej 2612 lëndë, ose 14.2% me shumë në periudhën kohore janar – tetor të vitit 2024, që ishin pranuar 2.288 lëndë. Nga lëndë në punë që ka pasus kjo prokurori brenda 10 muajve të vitit 2025, janë përfunduar gjithsej nga prokuroret e shtetit 2.733 lëndë, ose 16.65% me shumë se 10 muajt e vitit 2024 që ishin përfunduar 2.343 lëndë”, thuhet në komunikatën për media të kësaj Prokurorie.

Më tej nënvizohet se Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të trajtimit të lëndëve penale, gjithmonë në suaza të profesionalizmit dhe objektiviteti./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Çmimet e kriptomonedhave rriten pasi Trump njofton një përfitim prej 2. 000 dollarësh

Published

on

Çmimet e kriptomonedhave u rritën pas deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump për një dividend të paktën 2,000 dollarë nga tarifat për shumicën e amerikanëve.

Në Truth Social, Trump tha se SHBA-ja po gjeneron triliona dollarë nga tarifat, që do të përdoren për të ulur borxhin kombëtar dhe për të financuar dividendin.

Bitcoin (BTC) u rrit 1.93 për qind mbi 103,000 dollarë, Ether (ETH) 4.75 për qind mbi 3,500 dollarë, dhe Solana (SOL) 2.49 për qind mbi 160 dollarë, ndërsa indeksi CoinDesk 20 (CD20) u rrit mbi 1.5 për qind. Rritja vjen pas një rënie javore, ku BTC dhe ETH ranë 5.7 për qind dhe 7.5 për qind.

Reagimi sugjeron se tregtarët shohin potencial për rritje të shpenzimeve të konsumatorëve dhe fluksin e kriptove nëse fondet do të shpërndahen.

Megjithatë, pagesa e dividendit nuk mund të ndodhë menjëherë. Vendimet për shpenzimet federale kërkojnë miratim nga Kongresi, dhe shumica e ekspertëve vënë në dukje se të ardhurat nga tarifat nuk mjaftojnë. Erica York nga Tax Foundation thekson se për 150 milionë amerikanë të kualifikuar, shuma e dividendit arrin rreth 300 miliardë dollarë, ndërsa tarifat e reja kanë sjellë vetëm 120 miliardë dollarë; pas llogaritjeve ekonomike, kjo bie në rreth 90 miliardë dollarë.

Kjo tregon një hendek të madh për financimin e dividendit vetëm nga tarifat./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara