Lajmet

Sërish dështon mbledhja e Kryesisë, s’ka kuorum

Sipas tij, po bëhen gjashtë mbledhje të Kryesisë që nuk po mbahen.

Published

on

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka dështuar të mbahet, shkaku i mungesës së kuorumit.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u shpreh se kjo është e papranueshme dhe kjo qasje duhet ndryshuar. Sipas tij, po bëhen gjashtë mbledhje të Kryesisë që nuk po mbahen.

“Edhe sot dështoi mbledhja e Kryesisë. Nuk ka kuorum për t’u mbajt mbledhja. Duhet ta ndryshojmë rregulloren e Kuvendit që përgjegjësinë ta ketë shefi i GP. Është e papranueshme dhe e padrejtë të mos ketë takim të Kryesisë. Funksionalizimi i Bordit të RTK-së është i rëndësishëm”, deklaroi ai.

Përderisa në rend dite ishin pika e papërfunduar nga seanca plenare e 22 dhe 28 korrikut 2021 për votimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të ndërmarrjes Hortikultura për vitin 2020.

Pika e dytë e rendit të ditë ishin pikat e papërfunduara nga seancat plenare më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021, për votimin e Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime, për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI-t dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+), votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

Kryesia e Kuvendit për shqyrtim kishte edhe pikën e papërfunduar nga seanca plenare e datës 19 tetor 2021, për votimin e raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për 2020, pikat e papërfunduara nga seancat plenare, 18, 19, 22 dhe 23 nëntor 2021, për votimin e raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për 2020, votimi i raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për 2020, votimi i raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për 2020, votimi i raportit vjetor Financiar të Buxhetit të  Kosovës për 2020, votimi i raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për 2020, shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS”, votimi për emërimin e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit, votimi për përzgjedhjen e një kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore, si dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Vendi

Mungesa e kuorumit bllokon mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Mungesa e kuorumit të nevojshëm ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se mbledhja do të tentohet të mbahet sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryesore është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve dhe vonesat e vazhdueshme, duke theksuar se bllokada të tilla po pengojnë punën e komisionit, përfshirë edhe kërkesën për të ftuar për raportim përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit apo edhe vetë kryeministrin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të kanosjes të raportuar në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunimin e një të miture

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima e mitur është dërguar menjëherë në strehimore për t’i ofruar mbrojtjen dhe trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga organet e rendit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjashte raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, kërcënimeve dhe ngacmimeve të regjistruara në disa komuna të vendit, ku me vendim të prokurorëve përkatës shumica e të dyshuarve janë dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste të ndara. Në rastin e parë, një person është arrestuar mbasi ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij. Në rastin e dytë, një tjetër i dyshuar është dërguar në mbajtje për dhunë psikike ndaj bashkëshortes. Po ashtu në kryeqytet, është iniciuar një rast në procedurë të rregullt pasi një e mitur ka pësuar dhunë psikike nga prindërit e saj.

Ndërkohë në Graçanicë, policia ka arrestuar një person i cili përmes mesazheve kishte kërcënuar dhe ngacmuar në vazhdimësi ish-bashkëjetuesen e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje nën akuzat për dhunë në familje, kanosje dhe ngacmim.

Në Gjakovë dy vëllezër janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje pasi u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin. Kurse në Leposaviq, një grua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara