Lajmet

Sërish dështon Komisioni hetimor për tekstet shkollore

Published

on

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Në këtë komision pritej të intervistoheshin Fadile Dyla, sekretare e përgjithshme e MASHTI-t, Avni Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të arsimit parauniversitar, Genc Hamzaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit – ASHI.

Për këtë dështim të kësaj mbledhje nga opozita akuzuan mazhorancën, ndërsa deputetët nga pozita kanë thënë se nuk do të marrin pjesë për shkak të kushtëzimit nga ana e partive opozitarë për shkarkimin e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, në mënyrë që të marrin pjesë në votime.

Kryetari i komisionit Shemsedin Dreshaj ka thënë se kanë qenë të përgatitur që sot të vazhdojnë me intervistimin e dëshmitarëve të radhës.

Siç e shihni edhe sot do të dështojë kjo mbledhje për shkak të mungesës së kuorumit. Realisht, ne kemi qenë të përgatitur sot të vazhdojmë me intervistimin e dëshmitarëve të radhës dhe të përmbyllim procesin drejt një raporti final për të gjeturat e shumta gjatë këtij procesi intervistues”, tha Dreshaj.

Ndërsa, deputeti i Partisë së Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se bojkotimi nga mazhoranca nuk do të ndalë hetimet për subvencionimin e teksteve shkollore.

Bojkoti i këtij komisioni nga ana e deputetëve mazhorancës nuk është se do të ndalë hetimin për dyshimin mbi subvencionimin e teksteve shkollore, të gjeturat që ky komision i ka hasur gjatë punës. Tani është edhe koha që ekspertët të vazhdojnë të punojnë… Ka dyshime të bazuara që mjetet nga subvencionimi i teksteve shkollore janë derdhur jashtë Kosovës. Në disa prej dokumentacioneve që na janë dërguar drejtoritë e arsimit kemi parë që te vendi i bankave është i mbuluar me taulanti. Kemi hasur llogari bankare të ndryshme, prej 16 numrave, të cilat nuk janë numra të llogarive bankare në Republikën e Kosovës. Kjo ka nxitur edhe më shumë dyshimin tonë, se mjetet nga subvencionimi i teksteve shkollore kanë përfunduar edhe në llogari bankare jashtë vendit nga ata që nuk i kanë pasur fëmijët në shkollat e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Edhe deputeti tjetër nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati ka theksuar se bojkoti nga pozita është i planifikuar.

Mendoj se ky është shantazh i qëllimshem, bojkot i planifikuar i pushtetit mafioz, i përfaqësuesve të organizatës mafioze të quajtur Vetëvendosje… E kemi të qartë që nga katër milionë të planifikuara këta kanë kapërcyer në 11 miliardë, e këtu ka dyshime të hatashme”, tha Kastrati.

Në anën tjetër, lidhur me dështimin e mbledhjes së këtij komisioni janë deklaruar nga partia në pushtet. Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka përmendur kushtëzimin e opozitës lidhur me shkarkimin e shefes së grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lila.

Tashmë sabotimi i punës së anëtarëve të komisionit nga opozita, një komision hetimor të cilin ata vetë e propozuan është evidente kur shihen kampanja shpifje që këta kanë filluar. Apo ideja është që ky komision hetimor jo të shpërfaqë të vërtetën dhe të diskutohet në kuvend, por ata kanë marrë tashmë një pozicion që ka qenë pengesë që nga fillimi. Ata thonë që pa shkarkuar shefen e GP-së, ne nuk votojmë as ligje, as marrëveshje ndërkombëtare, dhe që është e vërteta ne këtu kemi marrë besimin nga votuesit e Kosovës të avancojmë programin tonë, dhe nuk jemi këtu për të shërbyer si paterice e makinacioneve të lodhëta të opozitës. Mesazhin e popullit të Kosovës këta e kanë marrë me 14 shkurt. Një mesazh më të mirë do ta marrin më 9 shkurt”, tha Muja.

Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arjeta Fejza ka thënë se anëtarët e opozitës në komision nuk kanë treguar gatishmëri të përmbushin misionin e komisionit të formuar me kërkesën e vetë tyre.

Për planin e punës dhe mënyrën se si ka pasur të vazhdohet intervistimi, propozimi ka qenë prej grupit tonë parlamentar. Ne kemi marrë përsipër dhe kemi bërë një plan të detajuar edhe për orarin e intervistave duke e planifikuar një punë intensive të komisionit me intervista të cilat do të mbaheshin çdo ditë, madje edhe të shtunave. Anëtarët e opozitës në këtë komision nuk kishin gatishmëri që të realizojnë misionin e komisionit, të cilin ata kishin kërkuar të themelohet vetë”, tha Fejza.

Ndryshe, edhe javën e kaluar ka dështuar mbledhja e të njëjtit komision në mungesë të kuorumit.

Lajmet

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK rikonfirmon qëndrimin për të mbetur në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar zyrtarisht ftesën për takim të dërguar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Përmes një letre kthyese drejtuar Kurtit, Hamza ka bërë të ditur se PDK-ja nuk do të jetë pjesë e takimeve konsultative, duke rikonfirmuar vendimin e partisë për të qëndruar në opozitë.

“Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, thuhet në përgjigjen e Hamzës.

Përveç refuzimit të ftesës, kreu i PDK-së i ka bërë thirrje Kurtit që të kërkojë marrëveshje me subjektet e tjera politike për krijimin e institucioneve të reja. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Moska fajëson Ukrainën për shpërthimin vdekjeprurës në një restorant:

Published

on

By

Rusia ka akuzuar Ukrainën për organizimin e një shpërthimi në një restorant luksoz në qendër të Moskës, nga i cili mbetën të vdekur pesë persona dhe u plagosën 19 të tjerë. Ngjarja ka nxitur dyshime të forta se shënjestra e sulmit ishte komandanti i lartë ushtarak rus, kolonel-gjenerali Aleksandr Chayko.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje pranë hyrjes së restorantit italian “Balzi Rossi”, i vendosur në një nga rrokaqiejt historikë të epokës së Stalinit në Sheshin Kudrinskaya. Sipas prokurorëve rusë, një grua e paidentifikuar që mbante një mjet shpërthyes të improvizuar u përpoq të hynte brenda, por u ndalua nga roja e sigurisë, çka çoi në shpërthimin e lëndës plasëse pak çaste më vonë në hyrje të objektit.

Përmes një deklarate zyrtare, Ministria e Jashtme e Rusisë e cilësoi ngjarjen si akt terrorist të udhëhequr nga Kievi, duke u shprehur se “tentakulat e përgjakshme të bandës terroriste të Zelenskyt kanë arritur deri te restoranti italian ‘Balzi Rossi’ në Moskë”.

Ndonëse autoritetet ruse nuk kanë publikuar emrat e viktimave apo shënjestrën e sulmit, blogerë ushtarakë pro-Kremlinit dhe media të pavarura raportojnë se mbledhja private organizohej për ditëlindjen e 55-të të gjeneralit Aleksandr Chayko. Pamjet e publikuara në rrjete sociale nga eventi tregonin sfondin me mbishkrimin “Aleksandr 55”.

Chayko, i cili ka udhëhequr më parë mësymjen ruse ndaj Kievit në vitin 2022 përpara se të merrte drejtimin e forcave ajrore-hapësinore, ka shpëtuar pa lëndime. Mirëpo, sipas kanalit informativ “VChK-OGPU”, nga shpërthimi në tarracën e restorantit ka mbetur i vrarë dhëndri i tij, Daniil Peredriy, ndërsa e bija, Maria, ka pësuar lëndime të rënda. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

17-vjeçari nga Ferizaj gjen portofolin me mbi 2,600 euro e dokumente dhe e dorëzon në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur së një i ri 17-vjeçar me inicialet A.N nga fshati Bablak i Ferizajt është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor pasi kishte gjetur një portofol pranë një pike karburanti në fshatin Lloshkobare.

Pas verifikimeve nga zyrtarët policorë, u bë i mundur identifikimi i pronarit, K.S., 40 vjeç nga Gjakova, të cilit iu kthyen të gjitha mjetet monetare në vlerë prej 2,435 eurosh e 270 frangash, së bashku me dokumentet e tij të identifikimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur falënderimin dhe vlerësimin e lartë për veprimin e A. Nuhës, duke e cilësuar ndershmërinë e tij si një shembull të shkëlqyer për të gjithë komunitetin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

IKShPK konfirmon 99 të prekur me fruth dhe apelon për vaksinim të menjëhershëm të fëmijëve

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka nxjerrë një përditësim mbi situatën epidemiologjike në vend, ku njofton se nga 16 prilli deri më 3 gusht 2026 janë konfirmuar gjithsej 99 raste me fruth. Vetëm përgjatë javës së fundit janë regjistruar 21 raste të reja, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku ishin raportuar 65 raste.

Sipas të dhënave të institutit, vatrat kryesore të infeksionit mbeten Prishtina me 33 raste dhe Fushë-Kosova me 25 raste, të ndjekura nga Ferizaj me 12 dhe Kaçaniku me 7 raste. Rastet e tjera janë shpërndarë në numër më të vogël në komunat si Drenas, Lipjan, Obiliq, Gjilan, Skenderaj, Shtime, Vushtrri, Deçan, Graçanicë, Podujevë, Shtërpcë dhe Viti.

Për shkak të shkallës së lartë të infektueshmërisë dhe rrezikut nga komplikimet e mundshme, IKShPK u ka bërë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë kartelat e vaksinimit dhe të sigurojnë imunizimin e fëmijëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare sipas kalendarit të rregullt. Po ashtu, instituti u bën apel qytetarëve që me shfaqjen e simptomave të para — si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë apo rrufë — të paraqiten menjëherë për kontroll në institucionet shëndetësore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara