Lajmet

Sërish dështon Komisioni hetimor për tekstet shkollore

Published

on

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Në këtë komision pritej të intervistoheshin Fadile Dyla, sekretare e përgjithshme e MASHTI-t, Avni Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të arsimit parauniversitar, Genc Hamzaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit – ASHI.

Për këtë dështim të kësaj mbledhje nga opozita akuzuan mazhorancën, ndërsa deputetët nga pozita kanë thënë se nuk do të marrin pjesë për shkak të kushtëzimit nga ana e partive opozitarë për shkarkimin e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, në mënyrë që të marrin pjesë në votime.

Kryetari i komisionit Shemsedin Dreshaj ka thënë se kanë qenë të përgatitur që sot të vazhdojnë me intervistimin e dëshmitarëve të radhës.

“Siç e shihni edhe sot do të dështojë kjo mbledhje për shkak të mungesës së kuorumit. Realisht, ne kemi qenë të përgatitur sot të vazhdojmë me intervistimin e dëshmitarëve të radhës dhe të përmbyllim procesin drejt një raporti final për të gjeturat e shumta gjatë këtij procesi intervistues”, tha Dreshaj.

Ndërsa, deputeti i Partisë së Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se bojkotimi nga mazhoranca nuk do të ndalë hetimet për subvencionimin e teksteve shkollore.

“Bojkoti i këtij komisioni nga ana e deputetëve mazhorancës nuk është se do të ndalë hetimin për dyshimin mbi subvencionimin e teksteve shkollore, të gjeturat që ky komision i ka hasur gjatë punës. Tani është edhe koha që ekspertët të vazhdojnë të punojnë… Ka dyshime të bazuara që mjetet nga subvencionimi i teksteve shkollore janë derdhur jashtë Kosovës. Në disa prej dokumentacioneve që na janë dërguar drejtoritë e arsimit kemi parë që te vendi i bankave është i mbuluar me taulanti. Kemi hasur llogari bankare të ndryshme, prej 16 numrave, të cilat nuk janë numra të llogarive bankare në Republikën e Kosovës. Kjo ka nxitur edhe më shumë dyshimin tonë, se mjetet nga subvencionimi i teksteve shkollore kanë përfunduar edhe në llogari bankare jashtë vendit nga ata që nuk i kanë pasur fëmijët në shkollat e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Edhe deputeti tjetër nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati ka theksuar se bojkoti nga pozita është i planifikuar.

“Mendoj se ky është shantazh i qëllimshem, bojkot i planifikuar i pushtetit mafioz, i përfaqësuesve të organizatës mafioze të quajtur Vetëvendosje… E kemi të qartë që nga katër milionë të planifikuara këta kanë kapërcyer në 11 miliardë, e këtu ka dyshime të hatashme”, tha Kastrati.

Në anën tjetër, lidhur me dështimin e mbledhjes së këtij komisioni janë deklaruar nga partia në pushtet. Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka përmendur kushtëzimin e opozitës lidhur me shkarkimin e shefes së grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lila.

“Tashmë sabotimi i punës së anëtarëve të komisionit nga opozita, një komision hetimor të cilin ata vetë e propozuan është evidente kur shihen kampanja shpifje që këta kanë filluar. Apo ideja është që ky komision hetimor jo të shpërfaqë të vërtetën dhe të diskutohet në kuvend, por ata kanë marrë tashmë një pozicion që ka qenë pengesë që nga fillimi. Ata thonë që pa shkarkuar shefen e GP-së, ne nuk votojmë as ligje, as marrëveshje ndërkombëtare, dhe që është e vërteta ne këtu kemi marrë besimin nga votuesit e Kosovës të avancojmë programin tonë, dhe nuk jemi këtu për të shërbyer si paterice e makinacioneve të lodhëta të opozitës. Mesazhin e popullit të Kosovës këta e kanë marrë me 14 shkurt. Një mesazh më të mirë do ta marrin më 9 shkurt”, tha Muja.

Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arjeta Fejza ka thënë se anëtarët e opozitës në komision nuk kanë treguar gatishmëri të përmbushin misionin e komisionit të formuar me kërkesën e vetë tyre.

“Për planin e punës dhe mënyrën se si ka pasur të vazhdohet intervistimi, propozimi ka qenë prej grupit tonë parlamentar. Ne kemi marrë përsipër dhe kemi bërë një plan të detajuar edhe për orarin e intervistave duke e planifikuar një punë intensive të komisionit me intervista të cilat do të mbaheshin çdo ditë, madje edhe të shtunave. Anëtarët e opozitës në këtë komision nuk kishin gatishmëri që të realizojnë misionin e komisionit, të cilin ata kishin kërkuar të themelohet vetë”, tha Fejza.

Ndryshe, edhe javën e kaluar ka dështuar mbledhja e të njëjtit komision në mungesë të kuorumit.

Lajmet

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë menjëherë mbikëqyrjen e shtuar të tregut për të parandaluar shtrenjtimet abuzive të produkteve bazë gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Nagavci bëri të ditur se puna për funksionalizimin e Ligjit për çmime tavan ka filluar dhe se institucionet duhet të jenë të gatshme të veprojnë me kohë ndaj çdo shkeljeje nga tregtarët.

“Ligji për çmime tavan është miratuar, puna për funksionalizimin e tij ka filluar. Mbikëqyrja e tregut tash duhet të forcohet menjëherë në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë me kohë kur paraqiten shkelje ose kushte për masa të përkohshme. Me Ligjin kemi krijuar edhe mundësinë që në rast të destabilizimit të tregut, të ndërhyhet për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimet abuzive të produkteve themelore nga buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, pemët e perimet deri te ushqimet për fëmijë, produktet e higjienës personale dhe lëndët me burim nga druri për ngrohje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se rritja e të ardhurave të qytetarëve duhet të mbrohet përmes kontrollit të marzhave tregtare nga importi deri te shitja me pakicë, si dhe duke hetuar dyshimet për marrëveshje të fshehta mes tregtarëve që dëmtojnë konkurrencën.

Duke folur për ndikimin e konflikteve globale në ekonominë e vendit, Nagavci vlerësoi se krizat ndërkombëtare po rëndojnë koston e jetesës, por shtoi se ato nuk guxojnë të keqpërdoren nga tregtarët.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, përfundoi ajo. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur fajtor të pandehurin me inicialet A.P. për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Samedin Cena, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës, A.P. dyshohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa qytete të tjera, ka trafikuar një grua me inicialet A.V. nga Prishtina, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe formave të tjera të kontrollit e dhunës fizike dhe psikike.

Sipas përshkrimit të rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale dhe më pas e kishte punësuar në lokalet e tij në Deçan, Gjakovë, Pejë dhe Klinë.

Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara dyshohet se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj, ndërsa të ardhurat nga puna i merrte i pandehuri. Po ashtu, sipas aktakuzës, ajo ishte detyruar të mbulonte edhe obligimet financiare të tij, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredive.

Dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara