Lajmet
Sërish dështon Komisioni hetimor për tekstet shkollore
Published
1 year agoon
By
UBTnewsNë mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Në këtë komision pritej të intervistoheshin Fadile Dyla, sekretare e përgjithshme e MASHTI-t, Avni Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të arsimit parauniversitar, Genc Hamzaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit – ASHI.
Për këtë dështim të kësaj mbledhje nga opozita akuzuan mazhorancën, ndërsa deputetët nga pozita kanë thënë se nuk do të marrin pjesë për shkak të kushtëzimit nga ana e partive opozitarë për shkarkimin e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, në mënyrë që të marrin pjesë në votime.
Kryetari i komisionit Shemsedin Dreshaj ka thënë se kanë qenë të përgatitur që sot të vazhdojnë me intervistimin e dëshmitarëve të radhës.
“Siç e shihni edhe sot do të dështojë kjo mbledhje për shkak të mungesës së kuorumit. Realisht, ne kemi qenë të përgatitur sot të vazhdojmë me intervistimin e dëshmitarëve të radhës dhe të përmbyllim procesin drejt një raporti final për të gjeturat e shumta gjatë këtij procesi intervistues”, tha Dreshaj.
Ndërsa, deputeti i Partisë së Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se bojkotimi nga mazhoranca nuk do të ndalë hetimet për subvencionimin e teksteve shkollore.
“Bojkoti i këtij komisioni nga ana e deputetëve mazhorancës nuk është se do të ndalë hetimin për dyshimin mbi subvencionimin e teksteve shkollore, të gjeturat që ky komision i ka hasur gjatë punës. Tani është edhe koha që ekspertët të vazhdojnë të punojnë… Ka dyshime të bazuara që mjetet nga subvencionimi i teksteve shkollore janë derdhur jashtë Kosovës. Në disa prej dokumentacioneve që na janë dërguar drejtoritë e arsimit kemi parë që te vendi i bankave është i mbuluar me taulanti. Kemi hasur llogari bankare të ndryshme, prej 16 numrave, të cilat nuk janë numra të llogarive bankare në Republikën e Kosovës. Kjo ka nxitur edhe më shumë dyshimin tonë, se mjetet nga subvencionimi i teksteve shkollore kanë përfunduar edhe në llogari bankare jashtë vendit nga ata që nuk i kanë pasur fëmijët në shkollat e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
Edhe deputeti tjetër nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati ka theksuar se bojkoti nga pozita është i planifikuar.
“Mendoj se ky është shantazh i qëllimshem, bojkot i planifikuar i pushtetit mafioz, i përfaqësuesve të organizatës mafioze të quajtur Vetëvendosje… E kemi të qartë që nga katër milionë të planifikuara këta kanë kapërcyer në 11 miliardë, e këtu ka dyshime të hatashme”, tha Kastrati.
Në anën tjetër, lidhur me dështimin e mbledhjes së këtij komisioni janë deklaruar nga partia në pushtet. Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka përmendur kushtëzimin e opozitës lidhur me shkarkimin e shefes së grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lila.
“Tashmë sabotimi i punës së anëtarëve të komisionit nga opozita, një komision hetimor të cilin ata vetë e propozuan është evidente kur shihen kampanja shpifje që këta kanë filluar. Apo ideja është që ky komision hetimor jo të shpërfaqë të vërtetën dhe të diskutohet në kuvend, por ata kanë marrë tashmë një pozicion që ka qenë pengesë që nga fillimi. Ata thonë që pa shkarkuar shefen e GP-së, ne nuk votojmë as ligje, as marrëveshje ndërkombëtare, dhe që është e vërteta ne këtu kemi marrë besimin nga votuesit e Kosovës të avancojmë programin tonë, dhe nuk jemi këtu për të shërbyer si paterice e makinacioneve të lodhëta të opozitës. Mesazhin e popullit të Kosovës këta e kanë marrë me 14 shkurt. Një mesazh më të mirë do ta marrin më 9 shkurt”, tha Muja.
Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arjeta Fejza ka thënë se anëtarët e opozitës në komision nuk kanë treguar gatishmëri të përmbushin misionin e komisionit të formuar me kërkesën e vetë tyre.
“Për planin e punës dhe mënyrën se si ka pasur të vazhdohet intervistimi, propozimi ka qenë prej grupit tonë parlamentar. Ne kemi marrë përsipër dhe kemi bërë një plan të detajuar edhe për orarin e intervistave duke e planifikuar një punë intensive të komisionit me intervista të cilat do të mbaheshin çdo ditë, madje edhe të shtunave. Anëtarët e opozitës në këtë komision nuk kishin gatishmëri që të realizojnë misionin e komisionit, të cilin ata kishin kërkuar të themelohet vetë”, tha Fejza.
Ndryshe, edhe javën e kaluar ka dështuar mbledhja e të njëjtit komision në mungesë të kuorumit.
Lajmet
Termokos njofton konsumatorët: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar
Published
6 hours agoon
January 13, 2026By
UBTnews
NP “Termokos” SH.A. njofton konsumatorët se, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.
Kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.
Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje.
“Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftim.
Lajmet
Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin
Published
6 hours agoon
January 13, 2026By
UBTnews
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën me ministrin në Detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave.
“Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, ka thënë Orav.
Aktualitet
Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës
Published
7 hours agoon
January 13, 2026By
ubtnews
Studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës Hyrje në Kontabilitetin Financiar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj realizuan një ligjëratë praktike mbi aplikimin e softuerëve të kontabilitetit, me ligjërues mysafir Taulant Murati, kontabilist i certifikuar me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Përmes softuerit Quickbooks, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset kryesore të përdorimit të softuerëve te kontabilitetit, duke filluar nga krijimi i politikave kontabël, regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve, evidentimi i blerjeve dhe shitjeve, e deri te reflektimi i këtyre transaksioneve në pasqyrat financiare. Ligjërata u karakterizua nga një qasje shumë interaktive, me përfshirje aktive të studentëve në përdorimin praktik të softuerit.
UBT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e misionit të saj për të ndërthurur dijen teorike me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për të zhvilluar kompetenca profesionale që përputhen me kërkesat e tregut të punës.
Lajmet
Profesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
Published
7 hours agoon
January 13, 2026By
ubtnews
Profesori i UBT-së, Prof. Dr. Kujtim Thaçi, ka publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare shumë prestigjioze Frontiers in Immunology, e cila renditet në Q1, me Impact Factor 5.9 dhe CiteScore 10.6, si dhe është e indeksuar në Web of Science dhe Scopus.
Artikulli është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Imunologji dhe Sëmundje Inflamatore të Spitalit të Massachusettsit dhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit. Ky bashkëpunim shënon herën e parë të një bashkëpunimi shkencor ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe UBT-së, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe komunitetin akademik në Kosovë.
Në këtë artikull shkencor, autorët theksojnë se funksioni i IgE-së dhe efekti i saj sinjalizues përmes receptorëve FcεR shtrihet përtej sëmundjeve klasike atopike, duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në shumë mjedise inflamatore jo-atopike dhe në sëmundjet e ndërmjetësuara nga imuniteti. Një fokus i veçantë i studimit është ndryshimi i glikozilimit në vende specifike të molekulës së IgE-së, ndryshime që mund të ndihmojnë në karakterizimin molekular të sëmundjeve, në stratifikimin e pacientëve dhe në identifikimin e mundësive të reja terapeutike.
Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë, pasi shumë strategji imunomoduluese dështojnë për shkak se pacientët, pavarësisht dallimeve molekulare, trajtohen si një grup homogjen. Zgjerimi i kuptimit të biologjisë së IgE-së përtej atopisë kontribuon në riformulimin e konceptit të sëmundjeve inflamatore dhe hap rrugë për ndërhyrje klinike më të targetuara dhe më efektive.
Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun zyrtar të revistës Frontiers in Immunology.
Termokos njofton konsumatorët: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar
Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin
Shqipëria do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision 2026
Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës
Profesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
Stadiumi Nacional përfshihet në buxhetin 2026, ndahen 4 milionë euro
Mblidhet Kryesia e LDK-së
Nxënësi godet me shufër metalike edukatoren e kopshtit në Pejë
Markat kryesore të makinave dhe viti i themelimit të tyre
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
