Lajmet

​Serbia vendos sistemin raketor kinez afër kufirit, shihet si kërcënim për Kosovën

Published

on

Serbia përveç 48 bazave operacionale të vendosura më herët përreth kufirit, në afërsi të kufirit me Kosovën ka vendosur sistemin e modernizuar të raketave “FK-3” dhe “Pancir S1”, si dhe sistemet tjera të raketave “Neva M1T” dhe “Kub M2 (SM)” të Brigadës 250 të ushtrisë serbe. Sistemi FK-3, është sistem raketor kinez, me të cilin në vitin 2022, Serbia u bë vendi i parë në Evropë që operon me armë kineze, e që përfshinë edhe dronët luftarak CH-92. Gjithashtu, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë krijuar një njësi të veçantë për mbikëqyrjen e dronëve, e cila si njësi operon në kuadër të Brigadës së 63-të të Parashutistëve të ushtrisë serbe.

Këto janë disa nga detajet që kryeministri Albin Kurti ia dha Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Derisa profesori për çështje ndërkombëtare, Dritëro Arifi tha se vet lokacioni i armatimeve serbe të vendosura në kufi me Kosovën, tregon se Serbia po kërcënon Republikën e Kosovës.

Arifi për KosovaPress, tha se armatimet e tilla reflektojnë një pasiguri për Kosovën. Ai tha se nuk duhet frikësuar, e as larguar nga qëndrimet që Kosova i ka.

”Vetëvendosja e një armatimi të tillë që rrezikon popullatën civile të një vendi tjetër dhe duke ditur që Serbia dhe Kosova, nuk kanë raporte normale si dy shtete, kjo jep sinjal me kuptuar që Serbia po dëshiron në çfarëdo forme me destabilizuar Republikën e Kosovës, edhe me një fazë të mëvonshme edhe me kërcënuar. Efekti i tyre është ky pozicionim i armatimit serb në kufi me Kosovën, reflekton një mënyrë paqëndrueshmëri dhe jo siguri brenda Kosovën, dhe kjo e dëmton Kosovën në perspektivë. 02:05 Pikërisht këto pozicionimet e ushtrive të armatimit në kufi me Kosovën, është dëshmi që Serbia është e interesuar për një konflikt më të gjerë, ne nuk duhet të frikësohemi kemi luftuar në kushte më të vështira dhe më shumë më pak armatim dhe ne duhet të i bëjmë perëndimit që ne nuk do të largohemi nga qëndrimet tona. Perëndimi nëse dëshiron të intervenoj e ka kohën dhe momentin, nëse dëshiron më vonë është shumë vonë” tha Arifi.

Po ashtu, Arifi theksoi se armatimet e Serbisë janë superiore, sepse shteti serb investon në armatime dhe në këtë rast Kosova nuk mund të bëjë asgjë, përveçse të lajmërojë për një konflikt të ri në Ballkan ndaj saj.

Profesori i çështjeve ndërkombëtare, Arifi shtoi se mesazhi i Serbisë është që dialogu nuk do të përfundojë, derisa Serbia të arrijë atë se çka dëshiron.

“Në raport me armatimin që ka Serbia, ato janë superiore sepse janë drona kinez që i ka blerë Serbia, që një kohë të gjatë, Serbia investon shumë në armatim. Perëndimi e dinë këtë shumë më mirë se ne se çfarë cilësie të armatimit ka Serbia, pra sidomos armatimi kinez është më cilësor për shkak se është i avancuar në teknologji, është çështje që Kosova nuk mund të bëjë asgjë, çka mund të bëjë Kosova që të informojë dhe të lajmëroj që po bëhet një konflikt i ri në Ballkan dhe këtu është ajo që si me thënë freni më i madh perëndimi, nëse perëndimi lejon Serbinë deri në këtë fazë të shkojë, atëherë është gjithçka në pikëpyetje, dhe vet dialogu se si do të rrjedh nuk mund të ketë dialog normal, pra një mënyrë me këtë vendim Serbia dëshiron me përçuar mesazh që dialogu nuk do të përfundojë deri sa Serbia nuk është e kënaqur me atë çka dëshiron të fitojë në tavolinë” u shpreh Arifi.

Përndryshe, Kurti i këkroi Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n për paqen dhe sigurinë.

Continue Reading

Vendi

Qeveria procedon dy projektligje: Çmimet tavan dhe sigurimet shëndetësore

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar dy projektligje që i ka cilësuar si jetike për qytetarët në mbledhjen e tetë të radhës së ekzekutivit.

Bëhet fjalë për Projektligjin për çmimet tavan për produktet bazë dhe atë për sigurimet shëndetësore, reforma këto që sipas kreut të qeverisë, synojnë mbrojtjen e xhepit dhe shëndetit të qytetarëve.

Sa i përket rregullimit të tregut, Kurti ka theksuar se Ligji për çmimet tavan do të shërbejë si mburojë në kohë krizash ekonomike.

Sipas tij, ky ligj “garanton furnizimin dhe çmime të përballueshme për produktet bazë”, duke u bërë një barrierë kundër abuzimeve në treg. Kryeministri shtoi se përmes kësaj nisme “parandalohen spekulimet dhe fitimet e pajustifikueshme në kurriz të qytetarëve”, si dhe sigurohet një “reagim i shpejtë institucional kur tregu destabilizohet”.

Një risi e këtij ligji, sipas Kurtit, është krijimi i një mekanizmi të ri mbikëqyrës.

“Për herë të parë krijojmë mekanizëm të pavarur, bordin i cili vendos mbi bazën e të dhënave dhe interesit publik,” u shpreh ai, duke shtuar se mungesa e një rregullimi të tillë deri më tani u ka kushtuar shtrenjtë qytetarëve.

Në anën tjetër, mbledhja e qeverisë shënoi edhe rikthimin e një prej reformave më të diskutuara në sektorin e shëndetësisë.

Kurti bëri të ditur se po e risjellin Projektligjin për sigurime shëndetësore, i cili ishte sfiduar më parë në Gjykatën Kushtetuese nga opozita.

“Sot po ashtu po e risjellim edhe një tjetër ligj jetik për qytetarët dhe shëndetësinë publike,” tha Kurti, duke nënvizuar se qeveria do t’i qëndrojë besnike premtimeve të dhëna. Ai e cilësoi këtë nismë si një shtyllë të fortë për shtetin, duke deklaruar se: “Kjo reformë e bën shtetin më të fortë në përmbushjen e detyrimit themelor në mbrojtjen e jetës së qytetarëve”.

Këto dy projektligje tani pritet të kalojnë në procedurat e mëtutjeshme parlamentare, ku pritet të ketë debate mes pozitës dhe opozitës.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

lajme

Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.

I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria

Published

on

By

Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.

Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.

Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.

Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.

Continue Reading

Të kërkuara