Lajmet
Serbët nisin të mblidhen në Gazemistan
Published
2 years agoon
By
Betim GashiQytetarë të komunitet serb kanë filluar të vijnë në Gazimestan, në afërsi të Obliqit. Ata sot shënojnë festën religjioze ortodokse të Vidovdanit.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës po bëjnë kontrolle, në raste ku mund të ketë edhe bluza me thirrje nacionaliste.
Vitin e kaluar kjo festë nuk ishte lejuar të shënohet këtu, por qytetarët serb ishin mbledhur te Manastiri në Graçanicë.
Beteja e Kosovës u zhvillua në rrethinë të Prishtinës, në vitin 1389 ndërmjet një koalicioni ballkanik dhe Perandorisë Osmane, në të cilën humbi koalicioni ballkanik në krye me serbët duke i mundësuar Perandorisë Osmane të zgjerohet tutje në Ballkanin Perëndimore.
Serbët të cilët po ashtu vijnë nga Serbia në Kosovë më 28 qershor, festojnë festën e Shën Vidit, të njohur si “Vidovdan”. Festimi i kësaj dite lidhet me 635 vjetorin e Betejës së Kosovës, të cilën historia serbe e njeh si fitore, me gjithë humbjen e madhe të forcave ballkanike dhe vrasjen e princit serb, Llazarit.
Festimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, nën presidentin serb Sllobodan Millosheviq, kulmoi me kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me të ashtuquajturin shpallje të bashkimit të Serbisë, përmes përmbysjes së autonomisë së Kosovës dhe paralajmërimit të luftërat e përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish-federatës jugosllave.
Lajmet nga UBT
Prof. Veton Zejnullahu: Kosova është në një fazë hibride, jo më tranzicion fillestar, por ende larg demokracisë së konsoliduar
Published
1 hour agoon
April 17, 2026By
ubtnews
Në episodin e radhës të podcastit studentor “Inside Politics with Aja”, i realizuar nga studentët e Shkencave Politike në UBT, i ftuar ishte profesori Veton Zejnullahu, i cili trajtoi zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe sfidat e konsolidimit demokratik.
Në analizën e tij, profesori Zejnullahu e përkufizoi situatën politike në vend si një fazë hibride, mes stabilitetit institucional dhe tranzicionit të vazhdueshëm.
“Ne nuk jemi më në fazën emergjente të tranzicionit, sepse kemi kaluar një fillim të rëndësishëm institucional. Por, në të njëjtën kohë, nuk mund të themi se kemi arritur një demokraci të konsoliduar. Jemi në një fazë hibride, dinamike, ku disa mekanizma funksionojnë, ndërsa të tjerët mbeten të brishtë dhe të papërfunduar”.
Ky vlerësim nënvizon një realitet kompleks politik, ku përparimet institucionale bashkëjetojnë me dobësi strukturore. Sipas tij, ndërtimi i një demokracie funksionale nuk matet vetëm me ekzistencën e institucioneve, por me mënyrën se si ato funksionojnë në praktikë dhe sa janë të qëndrueshme ndaj krizave politike.
Në vijim, ai theksoi se një nga problemet më të mëdha të sistemit politik në Kosovë është personalizimi i skajshëm i partive politike.
“Partitë politike në Kosovë funksionojnë më shumë si mekanizma elektoralë sesa si struktura ideologjike. Votuesit shpesh nuk votojnë për programe apo ide, por për liderë të caktuar. Kjo e dobëson zhvillimin e demokracisë së brendshme partiake dhe e zhvendos fokusin nga politikat tek individët”.
Diskutimi në këtë episod ofroi një pasqyrë kritike dhe analitike mbi realitetin politik në Kosovë, duke i ndihmuar studentët të kuptojnë më thellë sfidat e demokracisë dhe rolin e tyre në këtë proces.
Ju ftojmë të ndiqni episodin e plotë: Inside Politics with Aja
Vendi
Akil Gjakova mbetet pa medalje, Kosova kthehet me të artën e Distrisë
Published
2 hours agoon
April 17, 2026By
UBTNews
Dita e dytë e Kampionatit Evropian të xhudos në Gjeorgji nuk ka sjellë medalje të reja për ekipin e Kosovës, pasi Akil Gjakova u mposht në sekondat e fundit të luftës për vendin e tretë.
Gjakova, i cili garoi në kategorinë deri në 73 kilogramë, e nisi ditën me dy fitore të rëndësishme ndaj garuesve nga Austria dhe Britania e Madhe, por lufta maratonë me këtë të fundit ndikoi në energjinë e tij për çerekfinalen kundër legjendës gjeorgjiane, Lasha Shavdatiashvili.
Edhe pse arriti të rikthehej me një fitore në repesazh ndaj moldavit Adil Osmanov, Akili u ndal në duelin për medaljen e bronztë nga turku Bilal Çiloglu, i cili shfrytëzoi një moment pakujdesie për të fituar me “Uazari”.
Në këtë kampionat u paraqitën edhe Dardan Cena dhe Laura Fazliu, por pa arritur të lënë gjurmë.
Cena u eliminua nga kampioni olimpik i Azerbajxhanit pas një fitoreje fillestare, ndërsa Laura Fazliu dëshpëroi me një eliminim të papritur që në luftën e parë kundër sllovenes Kaja Kajzer. Megjithatë, bilanci i Kosovës mbetet pozitiv falë Distria Krasniqit, e cila të enjten u shpall kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ky sukses i Distrisë bën që Kosova të fitojë medalje në kampionatet evropiane për të 14-tin vit radhazi, duke konfirmuar nivelin e lartë në mesin e 400 xhudistëve pjesëmarrës në Tbilisi.
Vendi
Kuvendi i Kosovës voton unanimisht: FSK dërgohet në mision paqeruajtës në Gaza
Published
3 hours agoon
April 17, 2026By
UBTNews
Me 89 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.
Ky mision vjen si mbështetje për zbatimin e planit gjithëpërfshirës për përfundimin e konfliktit në këtë rajon.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se ky hap konfirmon besueshmërinë e lartë që FSK-ja ka krijuar te aleatët ndërkombëtarë.
Sipas tij, personeli i FSK-së do të operojë nën një komandë të unifikuar ndërkombëtare, duke kontribuar drejtpërdrejt në stabilitetin dhe paqen në përputhje me mandatin e dhënë.
Lajmet
Përmbyllet gara “Ushtari më i mirë 2026”: Elvis Qitaku i FSK-së dhe Hil Mala nga Shqipëria shpallen fitues
Published
3 hours agoon
April 17, 2026By
UBTNews
Në një ceremoni solemne, Forca e Sigurisë së Kosovës ka shpallur sot fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”, pas një sfide intensive dyjavore.
Gara, e cila u zhvillua nga 13 deri më 17 prill, bëri bashkë 44 konkurrentë, ku gjysma ishin pjesëtarë të FSK-së dhe pjesa tjetër ushtarakë nga vendet partnere si SHBA-të (Ajova dhe Corps V), Mbretëria e Bashkuar, Italia, Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Në kategorinë e FSK-së, titullin e më të mirit e rrëmbeu Elvis Qitaku nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë, i ndjekur nga Ismail Ahmeti në vendin e dytë dhe Sead Veseli në vendin e tretë. Ndërkohë, te radhët e ndërkombëtarëve, ushtarakët e Republikës së Shqipërisë dominuan plotësisht podiumin. Hil Mala u shpall “Ushtari më i mirë ndërkombëtar 2026”, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë u takuan kolegëve të tij, Hambel Peçi dhe Marjus Cauli.
Gjatë kësaj gare, ushtarakët u sfiduan në disiplina të rënda si testi fizik, navigimi tokësor, gjuajtja me armë, kalimi i poligonit të besueshmërisë dhe marshimi.
Pjesëmarrja e ushtrive të NATO-s në këtë aktivitet u vlerësua si një dëshmi e qartë e profesionalizmit të FSK-së dhe ndërveprueshmërisë së lartë me partnerët euroatlantikë.
Prof. Veton Zejnullahu: Kosova është në një fazë hibride, jo më tranzicion fillestar, por ende larg demokracisë së konsoliduar
Akil Gjakova mbetet pa medalje, Kosova kthehet me të artën e Distrisë
Kuvendi i Kosovës voton unanimisht: FSK dërgohet në mision paqeruajtës në Gaza
Pikturat e Claude Monet arrijnë miliona euro në ankandin e Parisit
Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës me koncert në Prizren
Përmbyllet gara “Ushtari më i mirë 2026”: Elvis Qitaku i FSK-së dhe Hil Mala nga Shqipëria shpallen fitues
Saranda Bogujevci zhvilloi takim zyrtar në Maltë
Biblioteka Kombëtare e Kosovës bëhet anëtare vëzhguese në rrjetin evropian TRADUKI
Irani hap Ngushticën e Hormuzit: Bie çmimi i naftës në tregjet botërore
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Aktualitet2 months agoZPS: 437 incidente të ndalimit
