Teknologji

Sensori i ri 50-megapiksel i Samsung ka pikselët më të vegjël në industri

Sensori tashmë ka hyrë në prodhim.

Published

on

Kompania thotë se sensori i ri ka një teknologji që zëvendëson barrierat prej metali mes filtrave të ngjyrave me materiale që reduktojnë humbjen e dritës me 16%.

Samsung po shtyn drejt limiteve me madhësinë e pikselëve në sensorët e kamerave. Më i fundi Isocell JN1 ka 50 megapiksel në një format të ngushtë 1/2.76-inç ose 0.64 mikrometër për një piksel.

Është ndjeshëm më i vogël sesa 0.7 mikrometër që gjendet në sensorin 43.7 megapikssel të vitit 2019. Me sensorin e ri dizajnerët e smartfonëve mund të aplikojnë fushëpamje të ndryshme dhe ta përdorin si kamër selfie, ultra-wide, telefoto apo standarde.

Samsung thotë se sensori i ri redukton trashësinë e modulit të kamerës me 10%. Problemi me pikselët e vegjël është se nuk grumbullojnë aq dritë sa pikselët e mëdhenj. Për imazhet në dritë të pakët sensori kombinon katër pikselë në një duke reduktuar rezolucionin në 12.5-megapiksel.

https://youtube.com/watch?v=Aai2Ux2Wsnk%3Ffeature%3Doembed

Kompania thotë se sensori i ri ka një teknologji që zëvendëson barrierat prej metali mes filtrave të ngjyrave me materiale që reduktojnë humbjen e dritës me 16%.

Sensori tashmë ka hyrë në prodhim dhe do të shfaqet së shpejti tek smartfonët me video 4K 60fps ose full HD me 240fps. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

WhatsApp bëhet me aplikacion për iPad

Published

on

Ajo që përdoruesit e iPad kanë pritur prej kohësh më në fund është këtu. Është një aplikacion për WhatsApp, i cili më në fund është i disponueshëm për tabletin e Apple.

Profili zyrtar i WhatsApp në rrjetin social X aludoi për mbërritjen e një aplikacioni për iPad, ai u shfaq në App Store.

Aplikacioni lejon thirrje audio dhe video në grup me deri në 32 persona, ndarjen e ekranit dhe përdorimin e kamerave të përparme dhe të pasme.

Sistemi shumëdetyrësh iPadOS Stage Manager është gjithashtu i disponueshëm, si dhe funksionet Split View dhe Slide Over, kështu që përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe ndërsa bëjnë gjëra të tjera në iPad.

Aplikacioni mbështet përdorimin e Magic Keyboard dhe Apple Pencil. WhatsApp thotë se gjithçka do sinkronizohet midis iPhone, iPad, Mac dhe pajisjeve tjera, ndërsa mesazhet, thirrjet e media mbrohen me enkriptim nga fillimi në fund.

Është e mundur të bllokohen bisedat, në mënyrë që bisedat të mbrohen dhe të mbeten private edhe kur përdoruesit e ndajnë iPad-in me njerëz të tjerë.

 

 

Continue Reading

Teknologji

iPhone po arrin më në fund Samsung në garën me megapikselë

Published

on

Pas viteve të mbetur pas prodhuesve të Android në numrin e megapikselëve, Apple ka filluar të testojë kamerën 200MP për modelet e ardhshme të iPhone.

Ky lajm vjen nga burimi Digital Chat Station, i cili ka publikuar në rrjetin kinez Weibo se kompania kaliforniane hyn në garën për rezolucion të lartë.

Samsung ka qenë ndër të parët që vendosi kamerën 200MP në telefonat më të shtrenjtë, duke vendosur standarde të reja në industrinë e teknologjisë. Që atëherë, gjithnjë e më shumë marka përdorin këto sensorë me numër të madh megapikselësh për kamerat kryesore dhe ato të zmadhimit.

Edhe Apple i bashkohet kësaj grupi, sipas informacioneve, Apple po teston sensor 200MP për kamerën kryesore. Kjo do të ishte përmirësim serioz krahasuar me kamerat aktuale 48MP në modelet iPhone Pro. Kjo risia mund të shfaqet në disa nga modelet e ardhshme të iPhone, megjithëse nuk dihet saktësisht kur.

Përparësi më e rëndësishme është zmadhimi hibrid cilësor. Samsung me sensorin Isocell HP3 ka mundësuar zmadhim 4x pa humbje të cilësisë. Apple anashkalon kamerën 2x ose 3x në modelet më të lira të iPhone ofron mundësi për zmadhim.

Kompania përdorë kamerën 200MP në modelet Pro për të mbushur boshllëkun deri te zmadhimi 5x, kamerat me shumë megapiksel kanë sfida. Këto sensorë kanë pikselë të vegjël krahasuar me 108MP ose 50MP, në teori marrin më pak dritë.

Samsung ka zgjidhur problemin me teknologjinë që bashkon të dhënat e nëntë pikseleve në një, duke dhënë rezultate, problemi i telefonave është ngadalësia në kapjen e imazhit. Kamerat nuk kapin objektet në lëvizje. Shpresojmë që Apple të zgjidhë këtë çështje nëse vendos të përdorë kamerën kryesore 200MP.

Ky lajm vjen në kohën kur kompani si vivo, HONOR e Xiaomi vendosin sensorë 200MP në kamerat teleskopike. Kjo u mundëson zmadhim e mirë krahasuar me kamerat 12MP ose 50MP, pikërisht falë numrit të madh të megapikselëve.

Continue Reading

Teknologji

Volvo në telashe, shkurton 3,000 vende pune

Published

on

Prodhuesi suedez i veturave Volvo Cars ka njoftuar planet për të shkurtuar rreth 3,000 vende pune administrative për të ulur kostot, ndërsa po zhvendos fokusin nga automjetet plotësisht elektrike në ato hibride plug-in.

Një total prej 3,000 vendesh pune do të shkurtohen në nivel global, sipas kompanisë me seli në Göteborg, e cila kontrollohet nga grupi kinez Geely.

Shifra korrespondon me afërsisht 15 përqind të vendeve të punës në zyrë të Volvo Cars. Shumica e tyre ndodhen në Suedi.

Duke njoftuar bisedimet me sindikatat, drejtori ekzekutiv Hakan Samuelsson tha se atyre i’u desh të merrnin vendime të vështira.

“Industria e automobilave po kalon një fazë të vështirë. Për ta kapërcyer atë, kostot duhet të ulen në mënyrë strukturore”, shtoi Samuelsson.

Menaxhmenti njoftoi mbylljen e vendeve të punës që në fund të prillit, kur njoftoi rezultatet e biznesit në tremujorin e parë.

Një shumë shtesë prej 18 miliardë kronësh suedeze (pak më pak se 1.9 miliardë dollarë) synohet të kursehet nëpërmjet masave të tjera.

Shpenzime të veçanta prej rreth 1.5 miliardë kronash do të parashikohen në tremujorin e dytë, thanë ata.

Volvo u përqendrua herët në prodhimin e automjeteve plotësisht elektrike, dhe në vitet e fundit ka vuajtur pasojat e kostos së lartë të materialeve të baterive.

Menaxhmenti thekson se synojnë ta zhvendosin fokusin te hibridet plug-in. Që në tremujorin e parë, pjesa e makinave plotësisht elektrike u ul në 19 përqind, nga 21 përqind në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Continue Reading

Teknologji

Motorola do të prezantojë telefonin e klasit të mesëm G56

Published

on

Motorola pritet të lansojë disa telefona inteligjentë të nivelit fillestar dhe të mesëm deri në fund të vitit. Moto G56 është një nga telefonat që ka të ngjarë të zbulohet në javët e ardhshme, duke pasur parasysh numrin e raporteve që i janë drejtuar kësaj pajisjeje.

Dizajni i plotë i Moto G56 u zbulua së fundmi, dhe tani kemi pjesën tjetër të informacionit, duke përfshirë specifikimet dhe çmimin, transmeton Telegrafi.

Nëse jeni duke kërkuar një telefon Android të klasit të mesëm me çmim të përballueshëm, ose jeni kuriozë për pajisjen e ardhshme të Motorola-s, ja çfarë ofron Moto G56 nga brenda.

Sipas një raporti të ri, Moto G56 do të jetë një përmirësim i mirë në krahasim me modelin aktual, Moto G55.

Telefoni do të ketë:

Çipset të përditësuar

Ekran më i madh

Kamera selfie më e madhe

Bateri pak më e madhe

Moto G55 është i pajisur me një çipset MediaTek Dimensity 7025 pak më të vjetër e ka ekran dukshëm më të vogël prej 6.49 inç me rezolucion FHD+, një shpejtësi rifreskimi prej 120Hz dhe mbrojtje Corning Gorilla Glass.

Ajo ka një kamerë të përparme më të vogël prej 16 megapikselësh, por vjen me një sistem të ngjashëm kamerash të dyfishtë dhe memorie ruajtjeje.

Së fundmi, Moto G55 ka një bateri pak më të vogël prej 5,000 mAh me mbështetje për karikim nëpërmjet një kablloje 30W.

Sa i përket çmimit, spekulohet se Moto G56 do të kushtojë 270 euro në Evropë.

Moto G55 u lansua vitin e kaluar me një çmim prej 250 eurosh, kështu që pasardhësi do të jetë pak më i shtrenjtë.

Continue Reading

Të kërkuara