Shëndet

Sëmundjet që lidhen me konsumimin e ushqimeve të përpunuara

Cilat janë sëmundjet më të përhapura që lidhen me konsumin e ushqimeve të përpunuara?

Published

on

Të konsumosh ushqime të shëndetshme është shumë e rëndësishme për të mbajtur larg lloje të ndryshme sëmundjesh. Me përparimin e shkencës është arritur që shumë ushqime të përpunohen me qëllim që të jetojnë dhe të përdoren për një kohë më tëgjatë. Këto lloj ushqimesh janë të thjeshta për t’u përdorur, pasi shumë prej tyre duan pak kohë për t’u përgatitur. Për më tepër, shumë fëmijë por edhe të rritur, janë të dhënë pas ushqimeve të përpunuara, të cilat ngadalë po dëmtojnë shëndetin e tyre.

Prandaj është e rëndësishme të dini të bëni dallimin midis ushqimeve të shëndetshme dhe atyre të pashëndetshme. Për shembull, një zgjedhje e shëndetshme janë ushqimet organike si frutat dhe perimet. Arsyeja është se ndryshe nga ushqimet e përpunuara, ato nuk përmbajnë konservues dhe janë të pasura me vlera ushqyese.

Ushqimet e përpunuara janë një nga shkaqet kryesore të zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme që lidhen me obezitetin. Kjo është arsyeja se pse kohët e fundit, shumë njerëz u janë drejtuar ushqimeve që nuk përmbajë sheqer ose që kanë 0 kalori. Megjithatë në të shumtën e rasteve këto produkte përmbajnë sheqerna të cilët fshihen pas emërtimeve të ndryshme si: mjaltë, shurup, glukozë ose saharozë. Gjithashtu ushqimet që nuk përmbajnë kripë ndihmojnë në ruajtjen e një regjimi ushqimor të shëndetshëm, i cili rrallë është i mundur përmes marrjes së ushqimeve të përpunuara.

Cilat janë sëmundjet më të përhapura që lidhen me konsumin e ushqimeve të përpunuara?
Një nga sëmundjet më të përhapura në botë në ditët e sotme është diabeti i tipit dy. Kjo sëmundje lidhet kryesisht me mbipeshën dhe mënyrën e të ushqyerit. Prandaj këshillat e përhershme të ekspertëve, janë që të ushqeheni me ushqime të freskëta në vend të ushqimeve të përpunuara. Në këtë mënyrë do të ruani reziztencën natyrale të insulinës. Sëmundjet kardiovaskulare lidhen po ashtu me mbipeshën, diabetin ose kolesterolin e lartë në gjak.

Arresti kardiak ose rrahjet e shpejta të zemrës shpesh ndodhin si rezultat i ngrënies së ushqimeve jo të shëndetshme. Sipas të dhënave, njerëzit që punojnë ulur për një kohë të gjatë, që nuk kryejnë aktivitet fizik dhe konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara, janë më të rrezukuarit. Një tjetër problem shëndetsor është depresioni dhe ankthi. Ky problem është vënë re veçanërisht tek të rinjtë të cilët konsumojnë sasi të mëdha ushqimesh të përpunuara. Si përfundim, konsumi i ushqimeve organike është mjaft i dobishëm për të pasur trup dhe mendje të shëndoshë. Mjekët theksojnë shpesh se konsumi i ushqimit të freskët në sasi të vogël është shumë më i mirë se sa konsumi në masë i ushqimeve me shtesa kimike./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Arsyet e fshehura të shtimit në peshë edhe kur ushqeheni shëndetshëm

Published

on

Një nga problemet më të përhapura të shëndetit sot është padyshim pesha e tepërt dhe kequshqyerja.

Ky është një fakt që e pranojnë mjekët dhe pacientët, shkaktohet nga ushqimi jo i shëndetshëm. Zgjidhja nis nga një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme, por ekzistojnë disa përjashtime.

Ehe nëse keni një stil jetese të shëndetshëm dhe konsumoni pak ushqim, mund të vini re frymim ose shtim kilogramësh.  Kjo mund të ketë shkaqe të fshehura shëndetësore.

Hormonet dhe shtimi në peshë:

Një nga shkaqet më të zakonshme të shtimit të papritur në peshë janë çrregullimet hormonale. Një hormon kryesor që ndikon është estrogjeni. Tek gratë, nivelet e ulëta të estrogjenit shkaktojnë shtim në peshë, që mund të shfaqet që nga adoleshenca deri në menopauzë.

Estrogjeni ndihmon në rregullimin e metabolizmit dhe peshës trupore, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë akumulim të dhjamit rreth barkut dhe kofshëve. Ky dhjam rreth organeve mund të rrisë rrezikun për sëmundje si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe ishemia.

Pse bie estrogjeni?

Ulja e estrogjenit nuk ndodh vetëm me moshën apo menopauzën. Mund të shkaktohet edhe nga:

Pas lindjes:

Probleme me vezoret

Çrregullime të të ushqyerit, si anoreksia

Si ta mbani estrogjenin në nivele të shëndetshme

Konsumoni fruta të pasura me vitamina, si bananet, luleshtrydhet dhe pjeshkët.

Arrorët janë një alternativë natyrale për rritjen e nivelit të estrogjenit.

Ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Konsultohuni me një mjek specialist, për të monitoruar gjendjen hormonale dhe peshën trupore. Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta, mund të ndihmoni trupin të funksionojë në mënyrë optimale dhe të shmangni shtimin e pashëndetshëm në peshë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kafeja me kanellë – Pija e përditshme që forcon trupin dhe trurin

Published

on

Një gastroenterolog i trajnuar në Harvard, Dr. Saurabh Sethi, ka zbuluar një sekret të thjeshtë, por efikas për përmirësimin e shëndetit: shtimi i pak kanelle në kafe.

Sipas tij, ky zakon i vogël sjellë përfitime të mëdha për trupin e trurin. Kanella është e pasur me antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe në luftimin e stresit oksidativ një nga faktorët që lidhen me sëmundjet si problemet kardiovaskulare, kanceri dhe Alzheimeri.

Dr. Sethi shpjegon se stresi oksidativ shkaktohet nga radikalet e lira, molekula të dëmshme që dëmtojnë qelizat, ndërsa kanella ndihmon në neutralizimin e tyre. Ai shton se për një efekt më të plotë, mund të shtohet edhe vaj MCT – një lloj vaji i përftuar nga kokosi, që është burim i menjëhershëm energjie, përmirëson funksionin e trurit dhe rrit vitalitetin.

Edhe vetë kafeja njihet për vlerat e saj të shumta shëndetësore:

përmirëson fokusin dhe funksionin mendor,

rrit performancën fizike,

është një burim i pasur antioksidantësh,

ndihmon në metabolizëm dhe

ndikon pozitivisht në humor.

Sipas Dr. Sethi, kombinimi i kafesë me kanellë mund ta shndërrojë këtë pije të përditshme në një mjet të fuqishëm për mirëqenie.

Në ditët e ftohta të vjeshtës, një filxhan kafe me aromë kanelle nuk është vetëm një kënaqësi – por edhe një mënyrë e thjeshtë për të forcuar trupin dhe qetësuar mendjen. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Profesoresha e UBT-së, Dr. Blertë Zylfiu – Latifi publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare Journal of Stomatology

Published

on

Profesoresha e Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, Dr. Blertë Zylfiu – Latifi, ka publikuar punimin shkencor me titull “Kosovar Dentists’ Knowledge on Oral Cancer” në revistën ndërkombëtare Journal of Stomatology (Poloni). Artikulli është botuar në vëllimin 78, numrin 3 të vitit 2025 dhe është i qasshëm në format Open Access përmes DOI.

Ky studim ka për qëllim të vlerësojë nivelin e njohurive të dentistëve kosovarë për kancerin oral, duke u fokusuar në njohuritë diagnostike, faktorët e rrezikut dhe aftësitë për identifikimin e lezioneve të hershme. Hulumtimi është zhvilluar me 147 dentistë të përfshirë në programet e specializimit në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK), dhe ka arritur një përgjigje prej 93.19% nga pjesëmarrësit.

Rezultatet tregojnë se dentistët specializantë në Kosovë kanë një nivel mesatarisht të kënaqshëm të njohurive mbi diagnostikimin e kancerit oral, ndërsa vërehet nevoja për arsimim të vazhdueshëm dhe trajnime profesionale në këtë fushë. Studimi thekson rëndësinë e edukimit të dentistëve në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit oral, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar kujdesin shëndetësor oral në vend.

Punimi është realizuar në bashkëpunim me Dr. Olsa Alku – Latifi, ndërsa është miratuar nga Oda e Stomatologëve të Kosovës (Ref. Nr. 12, 25.05.2021) në përputhje me Deklaratën e Helsinkit.

Ky publikim përbën një tjetër arritje të rëndësishme për UBT-në, duke dëshmuar angazhimin e stafit akademik në kërkimet shkencore me ndikim ndërkombëtar dhe në përmirësimin e praktikave klinike në stomatologji.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT përfaqësohet me sukses në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Turqi

Published

on

Prof. Dr. Aida Rexhepi dhe Ligj. Aferdita Gashi nga Katedra e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive të Fakultetit të Stomatologjisë përfaqësuan UBT-në në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Antalia të Turqisë.

Me një prezantim të studimit të tyre shkencor mbi prevalencën e hipomineralizimit të molarit dhe incizivit te fëmijët e moshës 8-11 vjeç, përfaqësueset e UBT-së treguan ekspertizën e institucionit në hulumtime të avancuara në shëndetin oral dhe stomatologjinë pediatrike.

Konferenca u zhvillua në Antalia të Turqisë, më 4-7 tetor 2025, nën ombrellën e Shoqatës së Pedodonteve të Turqisë. Ky aktivitet ofroi një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e njohurive, diskutimin e metodave më të fundit në stomatologji pediatrike dhe prezantimin e rezultateve të studimeve shkencore nga specialistë të fushës.

Continue Reading

Të kërkuara