Lajmet

​Selmanaj: Kurti po ju del në mbrojtje atyre që kanë abuzuar me paranë publike

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj deklaroi se kryeministri Albin Kurti po ju del në mbrojtje atyre që kanë abuzuar me paranë publike.

Sipas tij, ai ka harruar të gjitha premtimet që dikur bënte për KEK-un, ndërkohë që siç u shpreh ai, energjia elektrike pas ardhjes në pushtet të LVV-së u rrit për 100 për qind. Ai e konsideroi të domosdoshme që të zgjerohen hetimet, duke përfshirë ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Dejona Mihali e kryeministrin Albin Kurti.

Kështu u shpreh ai në seancë të jashtëzakonshme të ftuar nga opozita, ku po diskutohet për “skandalet dhe keqmenaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”.

“Nëse mbani mend zotëri Kurtin dikur thoshte që ‘populli i Kosovës dhe njerëzit e Kosovës po rrinë mbi thëngjill dhe po paguajnë shumë shtrenjtë’ dhe me të ardhur në pushtet krejt çka ndodhi është që energjia elektrike në Kosovë u rrit për 100 për qind pothuajse. U harruan të gjitha ato që u thanë, u harruan të gjitha ato premtime ndërkohë që faktet natyrore nuk u ndryshuan, vetëm ndryshuan sjelljet politike. E dyta, akuzonin për politizim bordesh, akuzonin për politizim të institucioneve si ndërmarrje publike dhe çfarë bën, njeriun e parë që e dërguan për të udhëhequr ose në pozitën e kryeshefit ekzekutiv në KEK, e dërguan personin që udhëhiqte Komitetin për Energji në LVV, Nagip Krasniqin, i cili sot është prapa grilave”, tha Selamanaj.

Përveç tregtimit me energji, siç deklaroi Selmanaj, me një kompani që nuk ka pasur licencë, ai tha se LDK ka ngritur shqetësimet për tregtim edhe me kompani të dyshimta.

“Krejt këtij skandali apo kaosi në fushën e energjetikës në Kosovë i shtohet edhe një person tjetër e që është Martin Berishaj, e që informatat tashmë edhe publike janë që brenda pak ditësh ai ka nxjerrë nga bankat e Kosovës mbi 1 milion e gjysmë euro, ndërkohë që institucionet e Kosovës ende nuk janë vënë në lëvizje sa duhet dhe si duhet për të parë si, kush, ku janë burimi i këtyre të ardhurave, atë që ne i kemi parë burim i këtyre të ardhurave është GEN-i me seli në Beograd. Përsëri asnjë përgjegjësi politike, asnjë përgjegjësi penale në rastin konkret. Përkundrazi kryeministri Kurti del në mbrojtje të tyre sikur të jetë avokat edhe me tërë kapacitetin e tij provon që të mbrojë edhe ata që ne jemi të bindur që kanë abuzuar me paranë publike, qoftë brenda KEK-ut, qoftë në diplomaci”, shtoi Selmanaj.

Ai konsideroi se është e domosdoshme që të zgjerohen hetimet.

“LDK është e bindur që përtej zotëri Nagip Krasniqit, duhen zgjeruar hetimet. Hetimet duhet të shkojnë përtej, duhet parë edhe niveli politik i përgjegjësisë, ministrja Rizvanolli, zonja Dejona Mihali deri tek Albin Kurti. Ne e kemi parë në komunikimet që ky person, Dejona Mihali, del të jetë personi më i fuqishëm në Kosovë pas kryeministrit. Është përfshirë madje edhe se kur Kosova duhet të ketë reduktime e kur jo, është përfshirë në punimet, në komunikatat, në raportimet kur deputetët kanë bërë në rrjedhën e mbledhjeve të bordit të KEK-ut dhe kjo del që është mbi gjithçka. Madje del se duhet të vendos se a duhet të vendos dikush kapele apo jo në takimet me të”, përfundoi.

Vendi

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Vendi

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara