Magazinë

Selena Gomez: Rrënjët e mia kanë ndikuar në gjithë jetën time

Published

on

Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez, ka treguar se ndihet krenare për origjinën e saj meksikane, e cila sipas saj, ka pasur ndikim të madh në jetën dhe karrierën e saj.

32-vjeçarja ka theksuar se ka krijuar një lidhje të veçantë me gratë e tjera latine në industrinë e argëtimit.

“Prejardhja ime meksikane është diçka që ka ndikuar në gjithë jetën time, dhe jam e vetëdijshme për rëndësinë që ka përfaqësimi. Gjatë këtyre viteve në këtë industri, disa nga gratë më mbështetëse që kam njohur kanë qenë gra të tjera latine. E dua atë lidhje që kemi mes vete”, ka thënë ajo për Billboard.

Më 2021, Gomez ka publikuar albumin e shkurtër “Revelación”, projektin e parë të realizuar në gjuhën spanjolle. Ky album ka debutuar në vendin e parë të Top Latin Albums, duke u bërë albumi i parë nga një artiste grua që arrin këtë sukses që prej albumit “El Dorado” të Shakira.

“Nuk përqendrohem shumë te statistikat apo listat muzikore, por kur dëgjoj diçka të tillë, ndjej vetëm krenari. Shakira është një ikonë, dikë që e kam admiruar gjithmonë dhe që e dua shumë”, është shprehur Gomez.

Ajo ka shtuar se realizimi i një albumi të tërë në spanjisht ishte dëshirë e kahershme.

“Gjithmonë kam dashur të bëj një projekt të tërë në spanjisht. Gjatë viteve kam publikuar versione në spanjisht të disa këngëve, por një album i plotë në këtë gjuhë kishte shumë rëndësi për mua. Kam punuar shumë që të nderoja rrënjët e mia latine”, ka thënë ylli.

Në vitin 2024, Gomez ka luajtur edhe në filmin në gjuhën spanjolle “Emilia Perez”, një tjetër hap i rëndësishëm për karrierën e saj ndërkombëtare. Ajo ka thënë se e ka shijuar sfidën e të aktruarit në një gjuhë tjetër.

“E shtyva veten drejt hapësirave të pakëndshme, që për një aktore janë më shpërblyeset. Ishte një përvojë magjike dhe puna me regjisorin Jacques Audiard ishte një nga përvojat më të mira që kam pasur ndonjëherë”, ka thënë artistja.

Gomez, e fejuar me producentin muzikor Benny Blanco, ka thënë se tani është në një fazë ku po zgjedh me kujdes projektet e ardhshme.

“Po marr kohën time për të gjetur rolin dhe regjisorin e duhur, sepse dua që projekti i radhës të jetë sfidues dhe i papritur”, ka thënë ndër të tjera këngëtarja.

Magazinë

Vendet më të populluara në vitin 1950

Published

on

  1. ​Kina – 544.0 milionë banorë
  2. India – 346.3 milionë
  3. Shtetet e Bashkuara – 154.2 milionë
  4. Rusia – 103.4 milionë
  5. Japonia – 86.4 milionë
  6. Gjermania – 69.8 milionë
  7. Indonezia – 68.8 milionë
  8. Brazili – 53.4 milionë
  9. Mbretëria e Bashkuar – 50.1 milionë
  10. Italia – 46.4 milionë
  11. Franca – 41.9 milionë
  12. Bangladeshi – 41.2 milionë
  13. Ukraina – 37.3 milionë
  14. Nigeria – 37.3 milionë
  15. Pakistani – 35.8 milionë
  16. Spanja – 28.1 milionë
  17. Meksika – 27.6 milionë
  18. Vietnami – 25.1 milionë
  19. Polonia – 24.8 milionë
  20. Egjipti – 21.1 milionë

Continue Reading

Magazinë

50 filozofët të mëdhenj në histori

Published

on

Mendimtarë të mëdhenj ka pasur gjithnjë, prej se dihet për historinë e njerëzimit. Por, gjithmonë ka një renditje se kush janë mendimtarët më të mëdhenj.

Një të tillë po e sjellim në vazhdim:

  1. Sokrati
  2. Platoni
  3. Aristoteli
  4. Emanuel Kanti
  5. Rene Dekarti
  6. Konfuçi
  7. Fridrih Niçe
  8. Xhon Lok
  9. Dejvid Hum
  10. Tomas Akuini
  11. Karl Marksi
  12. Ludvig Vitgenshtejni
  13. Zhuangzi
  14. Avicena (Ibn Sina)
  15. Soren Kierkegaard
  16. Epikuri
  17. Lao Tzu
  18. Zan-Zhak Ruso
  19. Mishel Foucault
  20. Martin Heidegger
  21. Baruh Spinoza
  22. Bertrand Russell
  23. Albert Kamy
  24. Agustini i Hipokës
  25. Hegeli
  26. Xhon Stjuart Milli
  27. Parmenidi
  28. Nikolla Makiavelli
  29. Diogjeni
  30. Pitagora
  31. Herakliti
  32. Talesi
  33. Plotini
  34. Maimonidet
  35. El-Gazali
  36. Karl Poperi
  37. Simon de Buvuari
  38. Zhak Derrida
  39. Francis Bakoni
  40. Blez Paskali
  41. Seneka
  42. Krisipi
  43. Rumi
  44. Meri Vollstonekrafti
  45. Xhordano Bruno
  46. ​​Anaksimandri
  47. Demokriti
  48. Husserli
  49. Ibn Rushd (Averroes)
  50. Sun Tzu

 

Continue Reading

Magazinë

Udhëheqës botërorë që vdiqën në detyrë

Published

on

  1. John F. Kennedy – U vra
  2. Abraham Lincoln – U vra
  3. Jawaharlal Nehru – shkaqe natyrore
  4. Lech Kaczyński – rrëzimi i avionit
  5. Mao Zedong – shkaqe natyrore
  6. Umaru Musa Yar’Adua – sëmundje
  7. Ebrahim Raisi – rrëzimi i helikopterit
  8. Franklin D. Roosevelt – shkaqe natyrore
  9. Lal Bahadur Shastri – shkaqe natyrore
  10. Kim Il-sung – shkaqe natyrore
  11. Kim Jong-il – shkaqe natyrore
  12. Ho Chi Minh – shkaqe natyrore
  13. Hugo Chávez – sëmundje
  14. John Atta Mills – sëmundje
  15. Georges Pompidou – sëmundje
  16. Bingu wa Mutharika – shkaqe natyrore
  17. John Magufuli – sëmundje
  18. Samora Machel – rrëzimi i avionit

Continue Reading

Magazinë

30 monumentet më të mëdha në botë

Published

on

  1. Kulla Eiffel – Francë
  2. Muri i Madh Kinez – Kinë
  3. Taxh Mahall – Indi
  4. Koloseu – Itali
  5. Machu Picchu – Peru
  6. Krishti Shëlbues – Brazil
  7. Petra – Jordani
  8. Chichen Itza – Meksikë
  9. Angkor Wat – Kamboxhia
  10. Piramidat e Gizës – Egjipt
  11. Statuja e Lirisë – Shtetet e Bashkuara
  12. Shtëpia e Operas në Sidnei – Australi
  13. Sagrada Familia – Spanjë
  14. Akropoli (Parthenoni) – Greqi
  15. Qyteti i Ndaluar – Kinë
  16. Muzeu i Luvrit – Francë
  17. Times Square – Shtetet e Bashkuara
  18. Bazilika e Shën Pjetrit – Qyteti i Vatikanit
  19. Pallati i Versajës – Francë
  20. Porta e Brandenburgut – Gjermani
  21. Ura e Portës së Artë – Shtetet e Bashkuara
  22. Kulla e Pjerrët e Pizës – Itali
  23. Mali Rushmore – Shtetet e Bashkuara
  24. Stonehenge – Mbretëria e Bashkuar
  25. Alhambra – Spanjë
  26. Kremlini- Rusi
  27. Moai i Ishullit të Pashkëve – Kili
  28. Ujëvarat e Niagarës – Shtetet e Bashkuara/Kanada
  29. Kështjella Neuschwanstein – Gjermani
  30. Kanioni i Madh – Shtetet e Bashkuara

Continue Reading

Të kërkuara