Lajmet

​Sekuestrohet duhan i kontrabanduar

Kështu njoftoi Dogana e Kosovës.

Published

on

Policia e Kosovë ka parandaluar një rast të kontrabandës me duhan gjatë patrullimit të pikës kufitare Hani i Elezit në fshatin Krivenik.

Drejtuesi i automjetit sipas policisë, pasi e ka vënë re se është pikasur nga patrullat policore, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.

“Policia ka tërhequr automjetin me targa të dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar: 360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord, 79 pako x 500 gr = 39.5 kg, të llojit marlboro, 60 pako x 500 gr = 30 kg, të llojit llord, 60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit dunhill, 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit davidof, 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit ëest, 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit royal dhe 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit virginia”, thuhet në komunikatë.

Gjithsej sipas policisë janë sekuestruar 487.5 kg duhan i gatshëm për treg.

“Vlera e malit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës. Malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore”, thuhet tutje.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor Hani i Elezit.

Aktualitet

Bëhet publike letra me të cilën Albin Kurti e paralajmëroi dorëheqjen

Published

on

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, në mënyrë që të mund të bëjë betimin si deputet i legjislaturës së nëntë.

Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndërkohë nuk është miratuar raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve në Kosovë.

Kjo është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë, e çon në ndërprerjen e seancës konstituive.

Një pjesë e deputetëve janë larguar nga salla e seancave plenare. Ndërkohë që anëtarët e komisionit janë duke diskutuar me kryesuesin e seancës për të vendosur si do të vazhdohet më tej.

 

Continue Reading

Aktualitet

Kusari Lila: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër mandateve të tyre

Published

on

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas mos konsituimit të kuvendit. Ajo tha se kjo po ndodh për herë të parë duke i fajësuar deputet nga opozita dhe Lista Serbe.

“Për herë të parë në Kosovë, opozita aktuale dhe ajo e ardhshme nuk e voton raportin për certifikimin e rezultateve dhe konfirmimin e mandateve.

“PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër konstituimit të Kuvendit – pra edhe kundër mandateve të tyre. Me këtë veprim, sot, përmes një tjetër shfaqjeje të paaftësisë së tyre të vazhdueshme, treguan se nuk e pranojnë më rezultatin e zgjedhjeve që vetë e kishin pranuar dhe votuar në KQZ”, ka shkruar Kusari Lila.

 

Continue Reading

Aktualitet

Krasniqi: Nuk do të lejojmë që të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pasi ka dështuar të bëhet konstituimi i Kuvendit.

Krasniqi para mediave deklaroi se është e paprecedentë situate që ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

“Vetë e kanë miratuar ligjin pa votat tona, edhe në atë ligj e kanë shkruar vetë se nuk mundet kryeministri dhe ministrat e ekzekutivit me u betu si deputet, është çështje shumë e thjeshtë. Logjika e tyre me shkel Kushtetutën me çdo kusht është logjikë që nuk mundet me kalu në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka deklaruar tutje se LVV që katër vjet ka shkelur Kushtetutën.

“Nuk do të lejojmë të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës”, u shpreh ai.

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari ka ndërprerë seancën konstituive të Kuvendit. Dehari tha se pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave, seanca ndërpritet.

“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, tha Dehari.

Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk kaloi. 52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 abstenuan.

Continue Reading

Aktualitet

Ndërpritet seanca konstituive

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës edhe pse ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, ende nuk ka filluar pas një ore vonesë.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari tha se ndërpritet senaca konstituive pas mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

UBT News do të ju mbajë të informuar në kohë reale. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara