Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë dhe municion në Mitrovicë

I dyshuari është jashtë vendit.

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe sasi të ndryshme të municionit në një lokacion në Mitrovicë.

Policia ka bërë të ditur se në cilësi të provave materiale ka konfiskuar AK-47, dy karikatorë të zbrazët, 20 fishekë të AK-47, dy fishekë të pushkës se gjuetisë, një set për pastrim të armës, dy granata dore dhe dy detonatorë.

“I dyshuari tashmë i njohur për policinë nuk është gjetur në shtëpi, ku sipas informatave i dyshuari në fjalë është jashtë vendit. Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar i armës’”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës dhe Pejës

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar katër raste të dhunës në familje, të cilat janë regjistruar në rajonin e Prishtinës dhe atë të Pejës.

Në njërin prej rasteve në Prishtinë, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Edhe në rastin e dytë në kryeqytet, një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka sulmuar një grua. Rasti është denoncuar nga vetë viktima, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Graçanicë është arrestuar një i dyshuar tjetër, i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti i fundit është regjistruar në Pejë, ku i dyshuari, përveç se ka ushtruar dhunë në familje, ka kanosur viktimën (grua) si dhe ka dëmtuar një derë dhe një dritare të shtëpisë së saj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Një i vdekur nga një aksident komunikacioni në Vranidoll të Prishtinës

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë komunikacioni që ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana për Kosova Press.

Sipas njoftimit, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra nga përplasja, një person ka ndërruar jetë në vendngjarje, ku vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent.

Policia ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te ky aksident fatal. /Kosova Press/ /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një burri në Rahovec. Rast është bërë i ditur përmes raportit të fundit zyrtar të policisë.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit, me vendim të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” dhe ndodhet në procedurë hetimore deri në sqarimin e plotë të rrethanave.  /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë brenda një dite

Published

on

By

Në raportin e Policisë së Kosovës janë regjistruar katër raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është shënuar në Gjilan, ku është arrestuar një burrë i cili dyshohet se në vazhdimësi i ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe shqetësuese një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Pejë, policia ka prangosur një person të dyshuar për dhunë në familje. Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është lënë i lirë për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Mitrovicën e Jugut, një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër. Nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara