Kronikë e zezë

Sekuestrohen 28 mijë e 500 euro në Morinë, procedohen penalisht dy shtetas të Kosovës

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Published

on

Policia e Shtetit sot ka informuar se janë sekuestruar 28 mijë e 500 euro në pikën kufitare në Morinë, ndërsa janë proceduar penalisht dy persona.

Policia ka potencuar se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. R., 24 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjer shtetasin D. Sh. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit D. R., 12 400 euro, ndërsa shtetasit D. Sh. i kanë gjetur 16 100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 500 euro”, ka bërë të ditur Policia.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Lajmet

Kush është personi i arrestuar nën dyshimet për spiunazh dhe bashkëpunim me BIA-n?

Published

on

Fehim Sali është arrestuar nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës, BIA, dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq.

I arrestuari punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit, ndërsa më herët ka qenë i angazhuar edhe në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.

Sipas raportimeve, ai dyshohet se është marrë edhe me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe, ndërsa ndaj tij ka dyshime se është angazhuar në grumbullimin e votave për persona që mbështesin presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi i Serbisë kaloi ilegalisht kufirin në Kamenicë, shoqërohet në polici

Published

on

Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor në Kamenicë, pasi dyshohet se me një veturë me targa të Serbisë ka kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 18:55, në fshatin Novosellë.

I dyshuari ishte së bashku me dy pasagjerë kur është ndaluar nga autoritetet.

Me vendim të gjykatës, të dyshuarit i janë sekuestruar dokumentet, ndërsa më pas është liruar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën ndikim të alkoolit sulmoi policët në Malishevë, dy zyrtarë pësojnë lëndime

Published

on

Një person është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 00:20.

Si pasojë e sulmit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona në Ferizaj, sekuestrohen mbi 10 gramë marihuanë dhe mbi 1 mijë euro

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën, më 12 gusht, rreth orës 21:10, në rrugën “Emin Duraku”.

Njëri nga të dyshuarit dyshohet se ishte në cilësinë e shitësit, ndërsa tjetri si blerës i substancave narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej të dyshuarve, policia ka sekuestruar 10.33 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, 1,215 euro para të gatshme, një telefon mobil dhe një kavanoz me mbetje të substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara