Botë

Sektori i shërbimeve në SHBA shënon rritje të aktivitetit ekonomik për herë të pestë radhazi

Published

on

Aktiviteti ekonomik në sektorin e shërbimeve në SHBA u rrit në muajin korrik për të pestën herë të këtij viti, sipas një raporti të anketës të publikuar nga Instituti për Menaxhimin e Furnizimit (ISM) të hënën.

Indeksi i menaxherëve të blerjeve jo-prodhuese të ISM (PMI), i njohur gjithashtu si PMI i shërbimeve ISM, arriti në 51.4%, 2.6 pikë përqindjeje më shumë nga shifra e qershorit prej 48.8%, në përputhje me pritjet e tregut.

Një lexim mbi 50 tregon rritje, dhe më poshtë tregon tkurrje. Kryetari i ISM Steve Miller tha se indeksi i çmimeve regjistroi 57% në korrik – një rritje prej 0.7 pikë përqindje nga leximi i qershorit prej 56.3% – duke shtuar: “Dhjetë industri raportuan rritje në muajin korrik.”

Botë

​Venezuela mbyll ambasadën në Norvegji pas çmimit Nobel për opozitaren Maria Corina Machado

Published

on

By

Venezuela njoftoi të hënën mbylljen e ambasadës së saj në Oslo, pak ditë pasi udhëheqësja e opozitës María Corina Machado fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

Qeveria tha se mbyllja ishte pjesë e një ristrukturimi diplomatik, pa komentuar për çmimin.

Norvegjia e quajti vendimin “të pafat” dhe theksoi se Çmimi Nobel është i pavarur nga qeveria norvegjeze.

Machado, e cila prej vitesh kundërshton regjimin e Nicolas Maduros, u vlerësua për “punën e saj të palodhur në mbrojtje të të drejtave demokratike”, ndërsa Maduro iu kishte referuar asaj si “shtrigë demonike”. Ajo tha për BBC Mundo se çmimi i jep “energji dhe shpresë popullit venezuelian”, raporton BBC.

Caracas mbylli gjithashtu ambasadën në Australi, ndërsa hapi zyra të reja në Zimbabve dhe Burkina Faso, të cilat i quajti “partnerë strategjikë” kundër “presioneve hegjemone”.

Ky hap vjen mes tensioneve të rritura me SHBA-në, pasi ushtria amerikane shkatërroi disa anije nga Venezuela që transportonin drogë, duke shkaktuar debate mbi ligjshmërinë ndërkombëtare.

Ngjarja kujton rastin e vitit 2010, kur Kina pezulloi marrëdhëniet me Norvegjinë pas çmimit Nobel për Liu Xiaobo./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Mediat amerikane refuzojnë rregullat e reja të Pentagonit për raportimin

Published

on

Mediat e huaja si CNN, The New York Times, Reuters, AP dhe NPR, kanë refuzuar të pranojnë rregullat e reja të vendosura nga Pentagoni, të cilat i detyrojnë gazetarët të zotohen se nuk do të publikojnë materiale të paautorizuara, përfshirë edhe dokumente jo-sekrete.

Sipas mediave, këto rregulla cenojnë lirinë e shtypit, e garantuar nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shoqata e gazetarëve që mbulojnë Pentagonin e ka cilësuar këtë vendim si përpjekje për të kontrolluar median dhe ka paralajmëruar se gazetarët mund të përballen me pasoja ligjore nëse i shkelin rregullat.

Rregullat janë mbështetur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, një ish-prezantues i Fox News, i emëruar nga Presidenti Trump.

Kushtetuta e SHBA-së garanton lirinë e fjalës dhe të shtypit në Amendamentin e Parë.

Këto të drejta janë mbrojtur në mënyrë të veçantë edhe nga një vendim i Gjykatës së Lartë në vitin 1971, që lejonte mediat të publikojnë dokumente ushtarake të klasifikuara lidhur me Luftën e Vietnamit.

Kritikët thonë se përpjekja për të kufizuar raportimin pa ndonjë arsye të qartë për rrezik kombëtar, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj shtypit të lirë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Belgjika blen avionë luftarakë amerikanë F-35

Published

on

Katër avionët e parë luftarakë belgë F-35, të porositur nga një prodhues amerikan, u nisën nga Teksasi javën e kaluar në bazën ajrore Florennes në provincën e Namur, me një ndalesë të planifikuar në Azore.

Të tre avionët përfunduan me sukses pjesën e fundit të fluturimit prej 2,800 kilometrash dhe zbarkuan në Belgjikë pak pas orës 3 pasdite. sipas kohës lokale, në prani të Mbretit Philippe, kreut të mbrojtjes dhe disa ministrave federalë.

Sipas gazetës Het Laatste Nieuws, avioni i katërt, i cili duhej të fluturonte me të tjerët, pësoi një prishje teknike që e pengoi të mbërrinte në Belgjikës.

Ministri i Mbrojtjes Theo Francken përuroi një kompleks të ri mirëmbajtjeje për avionët F-35 në Florennes, duke shënuar një hap të rëndësishëm në transformimin strategjik ushtarak të Belgjikës.

Avioni i ri F-35 do të zëvendësojë avionët F-16 që kanë qenë në shërbim me forcën ajrore belge për më shumë se 40 vjet.

Pilotët dhe teknikët belgë do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara, së bashku me homologët e tyre ndërkombëtarë.

Belgjika deri më tani ka porositur 34 avionë F-35 dhe planifikon të blejë 11 të tjerë, konfirmoi Francken, duke theksuar se Belgjika është e përkushtuar t’i bashkohet mburojës prej më shumë se 700 avionësh që mbrojnë hapësirën ajrore evropiane./S.K/KP/Anadolu/

Continue Reading

Lajmet

​Plani i Paqes për Gazën, Osmani: Falë Trump, momenti i shumëpritur u bë realitet

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar nënshkrimin e Planit të Paqes për Gazën si fillimin e një kapitulli të ri për paqen në Lindjen e Mesme.

Ajo në një postim në X, ka vlerësuar udhëheqjen vendimtare të presidentit amerikan Donald Trump dhe përkushtimin e liderëve për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Sot shënohet fillimi i një agimi të ri dhe një kapitulli të rëndësishëm për paqen në Lindjen e Mesme me nënshkrimin e Planit të Paqes për Gazën. Përmes lidershipit vendimtar dhe të guximshëm të presidentit Donald Trump , dhe angazhimit të të gjithë udhëheqësve që punuan pa u lodhur drejt këtij qëllimi, ky moment shprese i shumëpritur është bërë realitet. Kjo marrëveshje ofron një rrugë për t’i dhënë fund viteve të vuajtjeve dhe pasigurisë, duke u dhënë familjeve të panumërta mundësinë për të jetuar në siguri, dinjitet dhe liri.”, tha Osmani.

Më shumë se njëzet vende morën pjesë në samitin e Gazës të mbajtur në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, ku presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit botërorë nënshkruan një marrëveshje armëpushimi.

Lista e pjesëmarrësve përfshinte përfaqësues nga Armenia, Azerbajxhani, Bahrejni, Kanadaja, Qiproja, Egjipti, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, India, Indonezia, Iraku, Italia, Japonia, Jordania, Kuvajti, Holanda, Norvegjia, Omani, Pakistani, Autoriteti Palestinez, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Spanja, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Bashkuar.

Samiti përfshinte gjithashtu sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe Ahmed Aboul Gheit, sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, presidentin e FIFA-s Gianni Infantino dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Një marrëveshje paqeje për Gazën u arrit pas një takimi të pazakontë dhe dramatik të mërkurën e kaluar midis të dërguarve të Trump dhe udhëheqësve të Hamasit.

Pengesa kryesore për arritjen e një marrëveshjeje ishte frika e udhëheqësve të Hamasit se Izraeli do të vazhdonte luftën edhe pasi pengjet të liroheshin.

Për të mbyllur marrëveshjen, Steve Witkoff dhe Jared Kushner duhej të takoheshin personalisht me udhëheqësit e Hamasit dhe t’i siguronin ata drejtpërdrejt se Trump nuk do ta lejonte këtë, me kusht që grupi të mbante pjesën e tij të marrëveshjes, tha një nga burimet për Axios./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara