Shëndet

Sekreti i orarit të ngrënies për të rënë nga pesha

Grupimi i vakteve nuk është i përshtatshëm për të gjithë.

Published

on

Ushqyerja është e lidhur ngushtë me rënien në peshë po aq sa shpërndarja e vakteve gjatë ditës. Nga studimet e vazhdueshme për këtë çështje, ekspertët kanë dalë në konkluzionin se ngrënia e vakteve herët gjatë ditës mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të peshës. Studimi më i fundit analizoi mënyrën dhe orarin e të ngrënit të disa personave duke i ndarë ato në disa kategori.

Për katër ditë me rradhë, grupi i parë i konsumoi të gjitha vaktet nga ora 08:00 deri në orën 14:00. Grupi i dytë i konsumoi të gjitha vaktet nga ora 08:00 deri në orën 20:00. Në fund të periudhës së provës, studiuesit zbuluan se grupi i parë nuk dogji shumë kalori ama pësoi një rënie të oreksit. Ata konfirmuan se hormoni i urisë ghrelina ishte në nivele më të ulëta në mëngjes, por akoma më të ulëta në mbrëmje. Dëshira për të ngrënë ishte më e ulët kur njerëzit ushqeheshin me orar, por rritej rreth orës 22:30 pak përpara gjumit.

Grupimi i Vakteve Nuk Është i Përshtatshëm Për Të Gjithë
Studiuesit shpjegojnë se grupimi i të gjitha vakteve brenda një fashe orari nuk është një qasje e përshtatshme për të gjithë. Për shembull, personat që merren me sport kanë shumë vështirësi për tu mësuar me një mënyrë të tillë ushqyerje. Ata kanë një orar të caktuar ushqimi dhe aktiviteti fizik dhe zbatimi i një metode të tillë nuk u vjen për shtat. Personat që vuajnë nga diabeti kanë probleme të tjera dhe kjo sëmundje i detyron ato të hanë më shpesh. Gratë shtatzëna apo persona që vuajnë nga sëmundje të rënda, mund ta kenë të vështirë që të konsumojnë të gjithë vlerat ushqimore në aq pak kohë. Gjithashtu personat që kanë patur probleme me çrregullime me ushqyerjen siç janë rastet e anoreksisë apo bulimisë, një regjim i tillë nuk këshillohet.

Këshillat që Duhen Ndjekur
Gjithsesi para se të ndërmerrni këtë hap, sugjerohet që të këshilloheni parimisht me mjekun përkatës. Këshillohet gjithashtu që të mos e lini mëngjesin pa ngrënë, duke qenë se është dhe vakti më i rëndësishëm i ditës. Nëse vini re që gjatë këtij regjimi trupi juaj jep shenja si marramendja, nivel i ulët i sheqerit apo i tensionit, ndërpriteni menjëherë. Si dhe ajo që është e rëndësishme është që të mos hani më shumë se zakonisht gjatë orareve të përcaktuara, pasi kështu do të shtoni në peshë./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Vitaminat dhe ushqyesit që mbrojnë shëndetin e syve

Published

on

Shëndeti i syve neglizhohet ose merret si i mirëqenë, megjithëse ndikohet nga ushqyerja, përdorimi i pajisjeve elektronike dhe procesi natyral i plakjes.

Një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në shikim është mungesa e vitaminave thelbësore. Këto përbërës luajnë rol mbrojtës kundër dëmtimeve oksiduese dhe inflamacionit që mund të dëmtojnë sytë.

Më poshtë gjeni vitaminat dhe ushqyesit më të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të syve:

Vitamina A

Vitaminë jetike për funksionin normal të syve. Ajo ndihmon shikimin në kushte me ndriçim të ulët dhe parandalon tharjen e syve. Mungesa e saj shkakton dëmtime të kornesë dhe dobësim të shikimit.

Vitamina E

E njohur si antioksidant i fuqishëm, vitamina E mbron qelizat nga radikalet e lira që dëmton proteinat e syrit, duke shkaktuar mjegullim të shikimit.

Vitamina C

Një tjetër antioksidant i rëndësishëm, mbron sytë nga dëmtimet oksiduese dhe forcon enët e gjakut në retinë. Studimet tregojnë se ul me 33% rrezikun e problemeve me shikimin.

Kompleksi i Vitaminave B (B6, B9, B12)

Ky kombinim ndihmon në uljen e rrezikut të degjenerimit të syve, sidomos tek gratë. Ato luajnë rol kyç në qarkullimin e duhur të gjakut dhe funksionin nervor të syve.

Zinku

Ndihmon në transportimin e vitaminës A nga mëlçia drejt retinës, ku prodhohet melanina, pigmenti që mbron sytë nga rrezet ultraviolet. Marrja e 40-80 mg zink në ditë, e kombinuar me antioksidantë, mund të ngadalësojë përkeqësimin e shikimit deri në 25%, sipas ekspertëve.

Acidet yndyrore Omega-3

Janë të domosdoshme për shëndetin e retinës, përmirësojnë qarkullimin e gjakut drejt syve. Ato ndihmojnë në parandalimin e tharjes së syve e inflamacionit.

Këto vitamina dhe ushqyes të përfshihen në dietë për të mbajtur shikimin e qartë dhe sytë të shëndetshëm për sa më gjatë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kur është koha më e mirë për të ngrënë mollë?

Published

on

Mollët janë të pasura me fibra, vitamina dhe antioksidantë që mbështesin shëndetin e tretjes, zemrës dhe sistemit imunitar.

A ndikon koha kur i konsumojmë në përfitimet që marrim prej tyre? Dietologët thonë se po, trupi përfiton më shumë në varësi të momentit kur i hamë.

Në mëngjes ose gjatë mëngjesit

Sipas dr. Jaclyn A. Vernarelli, profesoreshë e epidemiologjisë ushqimore, fillimi i ditës me një mollë është një mënyrë e shkëlqyer për të nisur metabolizmin. Ato janë me pak kalori, të pasura me fibra që rrisin ndjesinë e ngopjes, ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak falë përmbajtjes së acidit klorogjenik.

Ato gjithashtu përmbajnë vitaminë C dhe kvercetinë, përbërës anti-inflamatorë që mbrojnë shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.

Dietologia Lauren Manaker shton se ngrënia e një molle në mëngjes ndihmon në stimulimin e lehtë të zorrëve dhe ruajtjen e rregullt të tretjes.

Para vaktit

Konsumimi i një molle 1–2 orë para ushqimit ndihmon në kontrollin e peshës trupore, pasi ndjesia e ngopjes që ofron ul marrjen e kalorive gjatë vaktit.

Sipas dietologes Morgan Walker, fibrat që përmban molla ngadalësojnë përthithjen e karbohidrateve, duke shmangur ngritjet e sheqerit në gjak.

Një mollë mesatare përmban 5 gramë fibra, të cilat ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit dhe reduktojnë rrezikun e diabetit tip 2 dhe sëmundjeve të zemrës.

Para stërvitjes

Disa studime sugjerojnë se ngrënia e një molle para ushtrimeve fizike mund të ofrojë një shtysë energjie. Dietologia Ashley Koff shpjegon se për disa persona është më mirë ta hanë mollën 3 orë para stërvitjes, që trupi të ketë kohë të përpunojë fibrat.

Për të tjerë, disa feta para aktivitetit japin energji të menjëhershme. Sheqernat natyrale ofrojnë energji të shpejtë, ndërsa fibrat ndihmojnë në ruajtjen e qëndrueshme të nivelit të sheqerit në gjak, duke parandaluar lodhjen gjatë ushtrimeve. Manaker paralajmëron se ata që janë të ndjeshëm ndaj fibrave duhet ta shmangin mollën menjëherë para stërvitjeve intensive.

Si pjesë e vakteve ose pas darke

Sipas dr. Ann VanBiber, profesoreshë e shkencës ushqimore në Universitetin “Texas Christian”, përfshirja e mollës në çdo vakt është zgjedhje e shëndetshme.

“Molla shton ëmbëlsi natyrale dhe ndihmon ndjesinë e ngopjes. Mund të shtohet në tërshërë, petulla apo mafine në mëngjes,” – sugjeron ajo.

Nëse pas darke ndieni dëshirë për diçka të ëmbël, një mollë është alternativë e shëndetshme. Walker rekomandon ta kombinoni me gjalpë arrash ose pak kanellë, për të shmangur ngrënien e tepërt gjatë natës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pse fryhet barku? Shkaqet dhe zgjidhjet më të zakonshme

Published

on

Fryrja e barkut është një nga shqetësimet më të zakonshme që raportohen në kabinetet mjekësore.

Ajo ndodh kur barku zmadhohet përtej përmasave normale për shkak të gazrave, lëngjeve, përmbajtjes tretëse ose ndryshimeve strukturore në organet e brendshme.

Shkaqet kryesore:

Shkaqe organike: shtatzënia, shtimi në peshë, bllokimet në zorrë, gastropareza, celiakia, peritoniti, asciti ose rritja e organeve të brendshme.

Shkaqe funksionale: gazrat nga sindroma e zorrës së irrituar (IBS), intoleranca ushqimore, kapsllëku, çrregullime të tkurrjes së zorrëve dhe dobësia e muskujve të barkut.

Diagnoza

Mjeku vlerëson simptomat përmes ekzaminimit fizik, nëse është e nevojshme, kryen ultratingull abdominal apo analiza tjera për të përcaktuar shkakun.

Trajtimi

Në rastet organike, trajtohet sëmundja themelore. Në rastet funksionale, ndihmojnë laksativët, probiotikët, enzimat tretëse dhe ndryshimet në dietë.

Shmang ushqimet që shkaktojnë gazra.

Ha ngadalë dhe në porcione të vogla.

Pij më shumë ujë dhe konsum më shumë fibra.

Bëj aktivitet fizik të rregullt.

Nëse fryrja është e shpeshtë ose e shoqëruar me dhimbje, kërko këshillë mjekësore për të përjashtuar shkaqe më serioze. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Ekspertët paralajmërojnë: Këto dy ushqime të përpunuara e dëmtojnë trurin

Published

on

Ushqimet e përpunuara që mund të dëmtojnë më shumë shëndetin e trurit, sipas një studimi të ri, janë mishi i përpunuar dhe pijet e gazuara me sheqer.

Një ekip studiuesish nga Universiteti Virginia Tech ka zbuluar se personat që konsumojnë rregullisht këto produkte kanë rrezik dukshëm më të lartë për të zhvilluar probleme njohëse, përfshirë çrregullime që lidhen me demencën dhe sëmundjen e Alzheimerit, raporton Science Alert.

Studimi u mbështet në të dhënat e Universitetit të Michiganit për Shëndetin dhe Pensionimin, ku u analizuan 4,750 amerikanë mbi 55 vjeç, të ndjekur për një periudhë shtatëvjeçare (2014–2020). Çdo dy vjet, pjesëmarrësit i’u nënshtruan testeve të kujtesës dhe aftësive njohëse, duke përfshirë kujtimin e menjëhershëm, kujtimin e vonuar, llogaritje të thjeshta dhe ushtrime për përqendrim.

Rezultatet treguan se 1,363 persona zhvilluan probleme me kujtesën. Ata që konsumonin një racion mishi të përpunuar në ditë kishin 17% më shumë rrezik për çrregullime njohëse, ata që pinin çdo ditë pije të ëmbëlsuara – si kola, çaj i ftohtë me sheqer apo lëngje frutash industriale – kishin 6% më shumë rrezik.

Megjithatë, studimi nuk gjeti një lidhje të fortë mes konsumit të përgjithshëm të ushqimeve ultra të përpunuara dhe rritjes së rrezikut për probleme njohëse, përveç mishrave të përpunuar dhe pijeve me sheqer. Ushqime të tjera si gatimet e gatshme, ëmbëlsirat, snack-et e kripura apo produktet e bulmetit dhe drithërave nuk rezultuan me ndikim të njëjtë negativ.

Autorët theksojnë se shmangia e këtyre dy kategorive kryesore mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të trurit.

“Ka gjëra që mund t’i ndryshoni. Sekreti është moderimi dhe balanca në zgjedhjet ushqimore,” – deklaroi profesoresha Brenda Davy, autore e studimit.

Ndikimi i ushqimeve të përpunuara është më i madh sesa mendojnë shumica e njerëzve. Vetëm më 2020, 65% e ushqimeve dhe 38% e pijeve të blera nga familjet amerikane përbëheshin nga produkte të përpunuara me ngjyrues, aromatizues e përbërës artificialë që mungojnë në ushqimin e përgatitur në shtëpi.

Një tjetër autor i studimit, Ben Katz nga Virginia Tech, sugjeroi se edukimi ushqimor mund të jetë pjesë e zgjidhjes: “Nuk mjafton të ndjekësh një dietë. E rëndësishme është t’u japësh njerëzve aftësitë për të gatuar sipas asaj diete,” – u shpreh ai. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara