Në një vizitë në Thimphu, në kryeqytetin e Butanit, e gjeta veten të ulur përballë një burri të quajtur Karma Ura. Ndoshta prej faktit që quhej Karma, apo ajri, ose udhëtimi. Por vendosa t’i rrëfej atij diçka shumë personale. Jo shumë kohë më parë, përjetova disa simptoma shqetësuese: gulçim, marramendje, mpirje tek duart dhe këmbët. Në fillim, pata frikë nga ndonjë atak në zemër, ose se po çmendesha. Ndoshta të dyja. Kështu që shkova tek mjeku, i cili më tha të bëja sërë testesh dhe gjeti … -“Asgjë”, tha Ura. Edhe para se unë të përfundoja fjalinë time, ai e dinte se frika ime ishte e pabazë. Unë nuk isha duke vdekur, të paktën jo aq shpejt sa unë druhesha. Kisha një krizë paniku. Ajo që unë doja të dija ishte: pse tani kur jeta ime ishte duke shkuar mirë dhe çfarë mund të bëja për këtë? “Ju duhet të mendoni për vdekjen pesë minuta çdo ditë,”- m’u përgjigj Ura. “Kjo do të të shërojë”. “Si?”, i thashë unë i shtangur. “Është kjo gjë, kjo frikë nga vdekja para se ne kemi arritur atë që duam apo pa parë fëmijët tanë të rriten. Kjo është ajo që po të shqetëson”. “Por, pse duhet që të mendoj për diçka kaq të dëshpëruar?”, i thashë. “Njerëzit e pasur në Perëndim, nuk kanë prekur ndonjëherë trupat e të vdekurve, plagë të freskëta, gjëra të kalbura. Ky është një problem. Kjo është gjendja e njeriut. Ne duhet të jemi të gatshëm për momentin kur do të pushojmë së ekzistuari”.
Vendet, si njerëzit, kanë një mënyrë për të na habitur me kusht që ne jemi të hapur për mundësinë e të papriturës. Mbretëria Himalayan është e njohur për politikat e saj për ” Gross National Happiness”. Është një vend ku supozohet se mbretëron kënaqësia dhe ku është mohuar depërtimi i dhimbjes. Butani është me të vërtetë një vend i veçantë (dhe Ura, drejtor i Qendrës për Studime të Butanit, një person i veçantë), por që veçantia është më me nuanca dhe, sinqerisht, me më pak diell se imazhi që projektojmë mbi ëndrrën Shangri-L.
Në fakt, duke më sugjeruar që të mendoja për vdekjen një herë në ditë, Ura po tregohej i “kursyer” me mua. Në kulturën Bhutanese, një njeri pritet që të mendojë për vdekjen pesë herë në ditë. A është fshehtazi ky një vend me errësirë dhe dëshpërim? Jo domosdoshmërish. Disa studime të kohëve të fundit tregojnë se, duke menduar për vdekjen aq shpesh, Bhutanese mund ta kenë mirë për diçka. Në një studim të vitit 2007, psikologët Nathan DeWall dhe Roy Baumeister University of Kentucky i ndanë disa studentë në dy grupe. Një grupi iu tha të mendonte një vizitë të dhimbshme tek dentisti, ndërsa grupi tjetër ishte udhëzuar që të mendonte mbi vdekjen e tyre.
Në fund doli se grupi i dytë, që kishte menduar për vdekjen kishte shumë më shumë gjasa për të ndërtuar fjalë pozitive, të tilla si “gëzim”. Kjo çoi studiuesit në përfundimin se “vdekja në fakt është psikologjikisht e rrezikshme, por kur njerëzit mendojë për të, mesa duket sistemi automatik fillon për të kërkuar për mendimet e lumtura”. Asnjë nga këto, jam i sigurt, se nuk habiste Ura-n, apo ndonjë Butanez tjetër. Ata e dinë se vdekja është një pjesë e jetës, pavarësisht nëse na pëlqen neve apo jo dhe, injorimi i kësaj të vërtete thelbësore, shkakton një kosto të rëndë psikologjike.
Veç faktit që ky qytet shpesh duket si i rrethuar nga shkaqet që shkaktojnë vdekjen, një arsye tjetër mbi këtë koncept lumturie është besimi budist i vendit, sidomos rimishërimi. Nëse ti e di se do të vish në një jetë tjetër, ke më pak frikë nga përfundimi i jetës aktuale. Siç thonë budistët, nuk duhet ta kesh frikë vdekjen më shumë sesa kur mendon se do hedhësh rrobat e vjetra poshtë./Dritare.net
Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.
Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.
Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.
Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.
Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/
Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.
Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.
Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.
Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.
Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/
Ekspertët kanë zbuluar një mënyrë të zgjuar për ta pastruar furrën më lehtë duke përdorur edhe detergjent enësh.
Pastrimi i furrës është një detyrë që njerëzit e shmangin, e blejnë produkte të posaçme pastrimi që shpesh janë të shtrenjta.
Por, me shumë mundësi, ju keni gjithçka që ju duhet në kuzhinë.
Sipas ekspertëve të “The Spruce”, mënyra më e mirë për të pastruar furrën është të përdorni një përzierje shtëpiake.
Ata rekomandojnë përzierjen e uthullës së bardhë me ujë për ta spërkatur e pastruar furrën. Por, nëse ka yndyrë të fortë, sidomos kur nuk e keni pastruar për një kohë të gjatë, si pas gatimit të gjelit të Krishtlindjeve – duhet të bëni një hap shtesë.
Për të hequr yndyrën, bëni një pastë me sodë buke dhe ujë. Kjo ndihmon të pastrohet furra kur është e ndotur. Për rezultate edhe më të mira, shtoni edhe një lugë gjelle detergjent enësh. Lëngu i enëve ka përbërës kundër yndyrës, prandaj e bën më të lehtë pastrimin.
Nuk është vetëm lëngu i enëve që ndihmon. Ekspertët thonë se edhe limoni me kripë mund të ndihmojnë në shpërbërjen e yndyrës së fortë.
Një tjetër truk është përdorimi i tabletave të lvatriçes për të fërkuar furën, ato funksionojnë mirë dhe nuk e gërvishtin furrën, për sa kohë janë pak të lagura kur i përdorni.
Ashtu si lëngu i enëve, edhe tabletat e lavatriçes kanë përbërës që heqin yndyrën. /A.Z/UBT News/
Në një botë ku rrugët përshkojnë mijëra kilometra me kthesa të forta e zbritje të rrezikshme, ekziston një segment autostrade ku drejtuesit e mjeteve udhëtojnë për orë të tëra pa lëvizur timonin majtas apo djathtas.
Flitet për Highway 10 në Arabinë Saudite, rruga më e drejtë në botë, që mban rekordin e Guinness-it.
Edhe pse autostrada ka një gjatësi totale prej 1,480 kilometrash, rekordin e vendos pjesa e saj e drejtë, një segment prej 240 kilometrash, pa asnjë kthesë ose pjerrësi të dukshme.
Ky segment lidh zonën e Haradh me Highway 95, duke kaluar përmes shkretëtirës saudite dhe tejkaluar rekordin e mëparshëm të Australisë, ku autostrada Eyre ka një segment të drejtë prej 146 kilometrash.
Highway 10 u ndërtua fillimisht si rrugë private për Mbretin Fahd dhe sot konsiderohet një prej traseve më të pazakonta dhe monotone për drejtuesit e automjeteve.
Udhëtimi në këtë pjesë të autostradës zgjat rreth dy orë pa e lëvizur timonin. /A.Z/UBT News/