Published
3 years agoon
By
Betim GashiTë egra apo të buta, karrotat janë perimet më të famshme të kuzhinës në mbarë botën. Ato renditen gjithashtu në listën e perimeve përgjithësisht të pëlqyera nga konsumatorët. Vlerat shëndetësore dhe ushqimore të saj janë të njohura, por karrota ka edhe disa sekrete që AgroWeb i zbulon për ju.
1. Karrotat kanë origjinën nga Afganistani
Karrota e parë e kultivuar në histori është zbuluar në Afganistan në vitin 900 para erës sonë. 100 vjet më vonë, kjo perime u shpërnda në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Që aty udhëtoi në Spanjë dhe në vitin 1300 para erës sonë çeli në kopështet e Evropës së Veriut madje edhe në Kinë.
2. Karrotat mund t’i lësh nëntokë gjithë dimrin
Ekzistojnë disa perime të cilat nuk rezistojnë gjatë nën tokë. Por jo karrota. Karrotën mund ta lësh nëntokë gjithë dimrin, dhe nuk e gjen gjë, mjafton që bima të mbulohet më një lloj plehu që e mbron atë nga ngrica. Në këtë rast fermerët gjenden përpara dy zgjedhjeve: të presin të vijë pranvera, ose të nxjerrin karrotat në dimër. Nëse zgjedhin këtë të fundit, përqendrimi i sheqerit tek karrota është më i lartë dhe ato bëhen më të ëmbla.
3. Karrotat përbëhen nga 88 përqind ujë
Është e vërtetë. Shumë njerëz përtypin karrota në përpjekje për të ngrënë shëndetshëm dhe për të shuar urinë. Në të vërtetë po shuajnë edhe etjen. Kjo nuk është një gjë e keqe, sidomos po të krahasosh faktin që trupi i njeriut përbëhet nga 60% ujë.
4. Karrotat janë shumëngjyrëshe
Harroje ngjyrën portokalli. Karrotat mund t’i gjesh në ngjyrat e saj natyrale: të bardhë, të verdhë dhe ngjyrë vjollcë e errët. Karrotat e para të zbuluara në botë kanë qenë në ngjyrë të bardhë si rrepat ose vjollcë. Karrotat ngjyrë portokalli që njohim sot, janë rezultat i një mutacioni gjenetik që ktheu lëkurën ngjyrë vjollcë të karrotës në një portokalli të ndezur. Në botë numërohen 20 lloje karrotash, ndaj nuk është çudi që ato t’i gjejmë në ngjyra të ndryshme.
5. Karrotat e gatuara janë më të mira se ato të gjalla
Procesi i gatimit të karrotës ndihmon në çlirimin e një sasie më të madhe të beta karotenit. Nëse ha karrotën të gjallë atëherë merr vetëm 3% të kësaj substance të domosdoshme, por kur karrota është e gatuar dhe e ngrohtë, merr 40% të beta karotenit. Për kuzhinierët karrotat janë një bekim por edhe një mallkim. Karrotat janë të pabindshme. Ato mund ta ëmbëlsojnë ose hidhërojnë së tepërmi një pjatë dhe mund t’i ndryshojnë shijen siç ndodh edhe me limonin. Karrotat mund t’i përdorësh si për gatimet me kripë ashtu edhe ato të ëmbla, me një rezultat fantastik!
6. Karrotat kanë burimin më të pasur të beta karotenit
Beta karoteni është një element i nevojshëm që u jep frutave dhe perimeve atë pigmentin e verdhë dhe portokalli që më pas transformohet në vitaminën A që është shumë e nevojshme. Beta karoteni ndoshta nuk të ndihmon të shohësh shkëlqyeshëm në errësirë, por ndihmon me shikimin, forcon sistemin imunitar dhe përmirëson shëndetin e lëkurës.
7. Karrotat kanë fara
A të ka shkuar ndërmend që karrotat kanë fara? Epo ja që kanë. Karrota vetë nuk prodhon një farë tradicionale. Ajo është rrënja e lules së karrotës. Procesi i rritjes së karrotës zgjat dy vjet. Ajo që ne njohim si perime vilet në vitin e parë. Nëse e lëmë karrotën nën tokë edhe në vitin e dytë, atëherë përveç perimes do të marrim edhe lulen me farat e karrotës.
8. Karrotat kanë sheqer
Nëse kishe vendosur që të hiqje dorë nga sheqeri duke ngrënë perime të shëndetshme siç është edhe karrota, mirë bën por duhet të dish që karrota përmban katër lloj sheqernash- sukroza,glukoza,ksyloza dhe fruktoza. Për fat të mirë, ëmbëlsia e karrotës nuk rrit nivelin e karbohidratit në të, ndaj mund ta shijosh më së miri. Sepse përveç sheqernave merr një dozë të mirë me vitamin A, C,K, B6 si dhe magnez, kalcium, fibër dhe potas.
Vlerat e karrotës
Vlerat shëndetësore dhe ushqimore të karrotës janë fantastike duke nisur që nga ulja e kolesterolit deri tek parandalimi i humbjes së kujtesës. Një nga përfitimet e rëndësishme të karrotës është edhe fakti që mbrojnë sytë nga simptoma të shkaktuara nga mungesa e vitaminës A. Megjithatë nuk duhet të keqkuptohemi, karrota përmirëson shikimin por nuk i shëron sytë nga ëmundjet ekzistuese! Ndër të tjera, beta karoteni që gjendet në shumë perime të tjera, por veçanërisht tek karrotat mbron sistemin nervor. Një studim i Harvardit tregoi se marrja e të paktën 50 miligramë beta karoten në ditë, vonon plakjen e trurit me 1 deri në 1.5 vjet.
A e dini se:
Karrota më e gjatë në botë u zbulua në vitin 2007. Ajo ishte plot 5,839 metra e gjatë.
Karrota më e rëndë në botë u zbulua në vitin 1998. Ajo peshonte 9 kilogramë.
Një njeri konsumon mesatarisht plot 10,866 karrota gjatë gjithë jetës.
Qyteti i Holtville në Kaliforni të Shtetet e Bashkuara është vetëshpallur Kryeqyteti i Karrotës në botë. Çdo vit, në Kaliforni mbahet festivali i Karrotës.
Shekuj më parë, karrota është përdorur nga anglo-saksonët si përbërësi kryesor në pijet medicinale kundër çmendurisë dhe djallit.
Elita Iraniane në vitet 1870 konsumonte karrota të zhytura në sheqer si një afrodiziak.
Nëse sheh një karrotë në ëndërr, do të thotë që do të kesh begati dhe shëndet të mirë. Nëse personi që sheh në ëndërr karrotën është një vajzë, kjo do të thotë që ajo do të martohet shpejt dhe do të sjellë në jetë fëmijë trima
Karrotat si karburant! Shkencëtarët besojnë që karrotat do të përdoren si burim për karburantet bio në të ardhmen. Sipas tyre do të duhen 6000 karrota që makina të ecë 1.6 kilometra./AgroWeb.org/
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
1 week agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
2 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinës
REL: Shëndeti në QKUK pret, pavarësisht investimeve milionëshe
SHBA nis sulme vdekjeprurëse kundër Shtetit Islamik në Nigeri
Studentët e Psikologjisë në UBT vizitojnë Qendrën për Zhvillim, duke u njohur nga afër me shërbimet në shëndetin mendor
Ndarja e shtesave prej 100 eurove – Kurti: Çdo herë para vitit të ri ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët
Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjet, mesazh për paqe dhe reflektim shpirtëror
12 traditat më të çuditshme të Krishtlindjeve në botë
REL: Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
-
Vendi3 months agoPunimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
