Kulturë

Sekrete burrash

Published

on

1.

“Sinqerisht, unë kam ndjenja dhe pasiguri aq sa kanë dhe gratë!”

2.

“Ndonjëherë, seksi nuk është çfarë dua. Më pëlqen të përkëdhelem dhe të krijoj lidhje emocionale me dikë që më respekton dhe pranon që ndonjëherë do të jem i pasigurtë apo ankthioz.”

3.

“Vazhdimisht ndjej që duhet t’i shtyp ndjesitë dhe dëshirat e mia thjesht për të mbajtur “sedrën e burrit”.”

4.

“Mua më mbetet mendja tek komplimentet për një kohë të gjatë. Njëherë më thanë që kam sy të bukur dhe për një periudhë kohe mendoja se ishte i vetmi tipar interesant në fytyrën time.”

5.

“Të jesh i aftë të mos mendosh për asgjë në mënyrë absolute është perfekte!”

6.

“Edhe ne shtiremi sikur kalojmë orgazmën.”

7.

“Ndonjëherë lodhem aq shumë nga jeta sa futem brenda dhomës dhe qaj. Ose teksa bëj një xhiro vetëm në makinën time.” 

Burimi: BuzzFeed

Continue Reading

Lifestyle

Pse duhet t’i pastroni gjithmonë rrobat që sapo i keni blerë?

Published

on

Herën tjetër kur blini rroba të reja, hidhni për pastrim, pasi nuk rekomandohet që t’i vishni ato menjëherë pasi t’i keni blerë.

Duhet të keni durim e vendosni në lavatriçe para se t’i vishni dhe arsyet janë të shumta.

Shumë njerëz e kanë veshur një gjë në dyqan dhe ndoshta ka pasur disa njerëz para jush e kanë provuar atë. Për shkak të kësaj, rrobat ndoten shumë shpejt, pasi ato mbulohen me djersën dhe bakteret e disa njerëzve të ndryshëm.

Përveç kësaj, ka persona të tillë që i hedhin rrobat nëpër dysheme edhe kur janë në dhomën e zhveshjes, që do të thotë se rrobat kanë qenë në dyshemenë e ndotur dhe me pluhur kur ju i vishni.

Kimikatet – Arsyeja më e madhe pse duhet të lani rrobat tuaja të reja është për shkak të substancave kimike me të cilat trajtohen rrobat.

Prodhuesit i përdorin kimikatet për t’u siguruar që rrobat të mos rrudhen aq shumë kur janë në rrugë nga fabrika për në dyqane dhe ndihmon për të zmbrapsur parazitët në bordin e anijes ose kamionit të përdorur për transportin e rrobave.

Këto kimikate mund të shkaktojnë acarim mjaft të keq për lëkurën tuaj!

Irritimi – Keni lëkurë të ndjeshme? Duhet të lani gjithmonë rrobat e reja, sepse ato mund të përmbajnë formaldehid, i cili mund të shkaktojë njolla të kuqe dhe skuqje. Rrobatu mund të kenë një erë kimike rreth tyre. /UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Netflix rrit çmimet e abonimeve në ShBA dhe Kanada: A do të jenë vendet evropiane të radhës?

Published

on

Netflix ka njoftuar një valë tjetër rritjeje të çmimeve për plane të ndryshme abonimi – duke përfshirë rritjen e çmimit të paketës Premium në 25 dollarë (24 euro) në muaj në SHBA. Megjithatë, për momentin, shumica e vendeve evropiane nuk do të preken nga kjo rritje.

Lajmi vjen pasi Netflix festoi rritjen më të madhe të abonentëve tremujorë në histori, me 19 milionë përdorues të rinj që iu bashkuan platformës së transmetimit gjatë tremujorit të fundit.

Ky sukses besohet të jetë rezultat i një kombinimi të sporteve live dhe prodhimit të serialeve dhe filmave të platformës, duke përfshirë sezonin e dytë të serialit “Squid Game,” i cili tashmë ka mbledhur mbi 165.7 milionë shikime.

Në këtë kontekst, Netflix ka deklaruar se pret të gjenerojë të ardhura më të larta se sa pritej në vitin 2025, të nxitura pjesërisht nga raundi i ri i rritjes së çmimeve. Rritja e çmimeve është paralajmëruar për SHBA, Kanada, Portugali dhe Argjentinë dhe do të hyjë në fuqi menjëherë.

“Ndërsa ne vazhdojmë të investojmë në programim dhe të ofrojmë më shumë vlerë për anëtarët tanë, herë pas here do t’u kërkojmë anëtarëve tanë të paguajnë pak më shumë, në mënyrë që të mund të riinvestojmë për ta bërë Netflix edhe më të mirë,” thanë ata.

Në këtë drejtim, çmimet po rriten për shumicën e planeve. Plani i abonimit të mbështetur nga reklamat po rritet nga 6,99 dollarë (6,71 euro) në 7,99 dollarë (7,67 euro) në muaj, ndërsa abonimi standard pa reklama po shkon nga 15,49 dollarë (14,87 euro) në 17,99 dollarë (17,27 euro). Për nivelin Premium, çmimi do të rritet nga 22,99 dollarë (22,06 euro) në 24,99 dollarë (23.98 euro) në muaj.

Deri tani, nuk ka indikacione për rritje të çmimeve jashtë katër vendeve të shpallura aktualisht.

Megjithatë, bazuar në praktikat e kaluara të Netflix, ekziston një mundësi e madhe që ndryshimet e çmimeve të zbatohen edhe në vende të tjera në një të ardhme të afërt.

Continue Reading

Magazinë

Ekskluzive: Regjisori i njohur shqiptar Aurel Naqi me rrëfim të ndjerë, flet për jetesën në New York

Published

on

“N’ritëm” me autore dhe moderatore Albina Zeneli, në episodën e ditës e radhës pati të ftuar regjisorin dhe skenaristin shqiptar, Aurel Naqi.

Ai rrëfeu për jetesën në Amerikë, ishte vetëm 18 vjeç kur në vitin 2005 vendosi t’a lë Shqipërinë për një jetë më të mirë dhe të jap kontribut për kinematografinë amerikane.

Naqi jeton aktualisht në New York dhe nga atje nuk hezitoi të flas për sukseset e vitit 2024 duke përmendur çmimet që i mori në festivale të ndryshme.

Në emision po ashtu është diskutuar edhe për vlerësimin që kritikët e huaj i japin krijuesve shqiptar dhe se a do t’a shohim në Kosovë me premierë të ndonjë filmi shqiptar.

Linku i intervistës: https://www.facebook.com/campusradio100.7/videos/1164239148548950?st=6IESm2OL0gi

TUNE IN 100.7fm
“N’ritëm”, çdo ditë 13:00-15:00.
Dëgjoni online: https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/

 

 

 

Continue Reading

Magazinë

Ekskluzive: ‘Pasaporta’ me premierë në Prishtinë, Eduart Grishaj flet për prapaskenat e filmit

Published

on

Filmi më i ri ‘Pasaporta’ nga regjisori Eduart Grishaj vjen me premierë edhe në Prishtinë. Në rolet kryesore luajnë Kaona Sylejmani dhe Indri Shiroka të cilit ishin të pranishëm në këtë event.

Para mikrofonit të ‘n’Ritëm’ me autore dhe moderatore Albina Zeneli ishte Edi i cili u shpreh i kënaqur se si audienca në Kosovë e mirëpriti dhe e përqafoi projektin e tij të ri.

‘Bëra shumë audicione dhe nuk ma merrte mendja që Kaona do të i’a kalonte mamit të saj, Adriana Matoshi. Puna me kastin e aktorëve ka qenë jashtëzakonisht e mirë, vështirësia e vetme ishte që Meksika nuk e njeh pasaportën e Kosovës’, rrëfeu Grishaj i cili renditi arsyet se pse shikuesit duhet të vijnë për ta parë ‘Pasaporta’.

Indri Shiroka, luan rolin e Edonit e për ‘n’Ritëm’ u shpreh se sfiduese për të ka qenë gjuha shqipe dhe dialekti i Kosovës sepse ai jeton
prej kohësh në Itali e për më tepër është hera e tij e parë që vjen në Kosovë e ky vend i la përshtypje të hatashme.

Përndryshe, ky film i zhanrit dramë-romancë trajton dy personazhe që duan ta kalojnë kufirin ilegalisht, e pastaj njoftohen dhe duhet të shtiren si çift, por përfundojnë të dashuruar.

Radio Campus vazhdon të udhëhiqet nga një staf profesional, të cilët, synim kryesor kanë dhënien e informacioneve të sakta, të shpejta dhe edukative.

Atë mund ta dëgjoni në frekuencën 100.7 FM. /UBT News/

Pjesë nga intervista: https://www.facebook.com/campusradio100.7/videos/979172227598514

 

Continue Reading

Të kërkuara