Lajmet

Sekretari i Shtetit në Gjermani largohet për nepotizëm

Habeck njoftoi dje në një konferencë për shtyp se Graichen po pensionohet para kohe.

Published

on

Megjithëse u konsiderua i vonuar, ministri i Ekonomisë, Habeck e largoi nga detyra për nepotizëm Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, Patrick Graichen. Zgjidhje tjetër Habeck nuk kishte.

Patrick Graichen, Sekretari i Shtetit për Energjinë në Ministrinë Gjermane të Ekonomisë dha të mërkurën dorëheqjen. Bashkëpunëtori i ngushtë i ministrit të Ekonomisë, Robert Habeck, u vu në shënjestër të kritikave për shkak se mori pjesë në përzgjedhjen e një kandidati për kreun e Agjencisë Gjermane të Energjisë (Dena), i cili ishte ish-politikani i Gjelbër nga Berlini, Michael Schäfer, edhe dëshmitar martese i Graichen. Sekretari i Shtetit nuk e zbuloi këtë detaj në fillim.

Habeck flet për “parregullësi”

Habeck njoftoi dje (17 maj) në një konferencë për shtyp se Graichen po pensionohet para kohe, gjë që, siç tha ai, u vendos mbrëmë në një bisedë të përbashkët. Ministri iu referua edhe parregullsive të tjera. Ky është një promovim i planifikuar në kuadër të nismës kombëtare për mbrojtjen e klimës. Në nëntor të vitit të kaluar, Graichen rekomandoi dhënien e e një shume prej 600,000 euro për një projekt të degëve të Berlinit të organizatës për mbrojtjen e mjedisit BUND. Në bordin drejtues të kësaj organizate është edhe motra e Graichen, Verena.

“Njerëzit bëjnë gabime”, tha Habeck, duke shtuar se “këtu kanë ndodhur tepër gjëra”. Një pasardhës duhet gjetur sa më shpejt që të jetë e mundur, më së miri para pushimit veror parlamentar. Siç theksoi ministri, bëhet fjalë për “mbrojtjen e besimit në punën e kësaj shtëpie si institucion” dhe për “ruajtjen e aftësisë për të vepruar politikisht”.

Ministri nën presion

Pasi dëshmoi para Komitetit të Energjisë, Ekonomisë dhe Ndryshimeve Klimatike të mërkurën e kaluar, Habeck ishte ende në mbrojtje të Graichen. “Kam vendosur që Patrick Graichen nuk duhet të shkojë për shkak të këtij gabimi,” tha ai pas një seance dëgjimore dy orë e gjysmë përpara komisioneve.

CDU/CSU kërkojnë hetime

Përfaqësuesve të opozitës nuk u bënë përshtypje këto sqarime pas marrjes në pyetje, pasi besonin se kishte pyetje të tjera të hapura që duhen sqaruar. U kërkua edhe dorëheqja e Graichen. Përfaqësuesit e partive të Unionit CDU/CSU propozuan krijimin e një komisioni hetimor.

Ka pasur edhe kritika për marrëdhënie të tjera personale. Pra, motra e Graichen është gruaja e Michael Kellner, sekretari i dytë i shtetit në atë ministri. Ajo, si vëllai tjetër i saj, punon në Eco-Institut (Öko-Institut), i cili kryen kërkime për qeverinë federale. Ministria theksoi se Kellner dhe Graichen nuk ishin të përfshirë në vendimin për t’i dhënë punë Eko-Institutit. Por opozita pohon se kanë mbetur edhe ca gjëra që duhen sqaruar deri në fund.

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara