

Lajmet
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së konfirmon zgjatjen e marrëveshjes së grurit
Marrëveshja e nënshkruar gjatë muajit korrik, do të skadonte të shtunën.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiSekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres konfirmoi të enjten se të gjitha palët janë pajtuar për të zgjatur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB për grurin e Detit të Zi, që synon lehtësimin e krizës globale ushqimore.
“Unë e mirëpres marrëveshjen e të gjitha palëve për të vazhduar iniciativën e grurit të Detit të Zi për të lehtësuar lundrimin e sigurt të eksportit të drithit, produkteve ushqimore dhe plehrave nga Ukraina”, shkroi ai në Twitter.
Marrëveshja e nënshkruar gjatë muajit korrik, do të skadonte të shtunën./UBTNews/
Lajmet
Kryetarët e komunave lirojnë postin e deputetit
Published
50 seconds agoon
March 27, 2025By
UBTNews
Kryetarët e komunave, Bedri Hamza, Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti kanë liruar postin e deputetit.
Hamza ia ka liruar vendin Rashit Qalajt, Gazmend Muhaxheri, Arben Gashit dhe Imri Ahmeti, Paris Gurit.
“Gazmend Muhaxheri kryetar i komunës në Pejë dhe Imri Ahmeti kryetar i komunës së Lipjanit. Japin dorëheqje nga marrja e mandatit të deputetit dhe Bedri Hamza kryetar i komunës në Mitrovicë kanë hqur dorë nga marrja e mandatit të deputetit. Muhaxheri zëvendësohet me Arben Gashi, Imri Ahmeti me Paris Guri dhe Bedri Hamza me Rashit Qalën”, tha kryetari i KQZ-së.
Lajmet
Njohja nga Kenia rikthen kritikat ndaj qeverisë: Katër vjet dështim lobimi në nivel ndërkombëtar
Published
5 minutes agoon
March 27, 2025By
UBTNews
Kenia është shteti afrikan që njohu pavarësinë e Kosovës të mërkurën më 26 prill, duke sjellë kështu njohje pas më shumë se 4 vjet “pauzë”. Kjo është njohja e 118-të që i bëhet Kosovës dhe po konsiderohet një hap i rëndësishëm për forcimin e subjektivitetit të shtetit. Ky zhvillim riktheu kritikat ndaj Ministrisë së Jashtme të Kosovës për mungesë të strategjisë në këtë drejtim.
Por, kush e siguroi njohjen?
I pari që njoftoi për këtë lajm ishte ish-presidenti Behgjet Pacolli, pas të cilit shkruan edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Në njoftimin zyrtar, Kenia e quajti Pacollin të deleguar special të presidentes Osmani. E vet presidentja e falënderoi atë për “angazhim të vazhdueshëm”.
“Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Falënderim të veçantë për angazhimin e vazhdueshëm të ish-Presidentit dhe ish-ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli”, shkroi Osmani.
Ndërkaq, Kurti falënderoi Osmanin dhe Pacollin për rolin e tyre, sic tha ai, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje.
Por, ndryshe reagoi ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Në reagimin e saj të mërkurën ajo nuk përmendi Pacollin por tha se “nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me presidenten Vjosa Osmani me ish-presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke”.
Ndërkaq, Pacolli, i cili publikoi fotografi nga ceremonia e nënshkrimit, tha se vendimi është “fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë, që nga viti 2009”.
Kosova nuk arriti të sigurojë asnjë njohje në këto vjet. E fundit ishte më 2021 kur Izraeli njohu pavarësinë e shtetit.
Drejtoresha ekzekutive Arbëresha Loxha Stublla vlerëson këtë njohje si një ndryshim pozitiv në dinamikën e punëve të jashtme të Kosovës, por theksoi se ajo nuk është rezultat i përpjekjeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Kjo njohje nga Kenia na vjen pas më shumë se katër viteve kur patëm njohjen e fundit që ishte njohja nga Izraeli. Pra, kanë qenë më shumë se katër vite që kjo qeveri nuk ka arritur të sigurojë njohje nga asnjë shtet mosnjohjes i Kosovës. Ne e mirëpresim dhe vlerësojmë shumë njohjen e re, sepse është një ndryshim në dinamikat pasive të punëve të jashtme të Kosovës, ose të atyre të cilët janë përgjegjës për politiken e jashtme të Kosovës. Mirëpo, duket se e njëjta nuk është që ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të MPJD-së në këtë rast për të siguruar njohje nga Kenia, por duket që e njëjta është siguruar nga zotëri Behgjet Pacolli. Natyrisht, në do të rezervoheshin të diskutonim më tepër rreth kësaj, për faktin që ka shumë mungesë të informacioneve se si konkretisht ka ardhur deri të njohja”, thotë Loxha-Stublla.
Loxha-Stublla ka theksuar se mungesa e njohjeve për më shumë se katër vjet është një dështim i qeverisë dhe MPJD-së për të krijuar një strategji të qartë dhe për të angazhuar lobimin në nivel ndërkombëtar.
“Çdo njohje e re është tejet e rëndësishme për forcimin e subjektivitetit të Republikës së Kosovës. Por, marrë parasysh se kanë kaluar më shumë se katër vjet që nuk kemi pas fare njohje, kjo e bënë ende më të rëndësishme. Ne gjithmonë u kemi bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përkatësisht dikasterit të Punëve të Jashtme që të kenë një strategji të qartë se si do të sigurojnë njohje, sepse njohjet janë të domosdoshme për të forcuar subjektivitetin e Republikës, por edhe për të garantuar më tutje pavarësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Nëse do të kishte përpjekje dhe strategji të qartë për sigurim të njohjeve, lobim të vazhdueshëm dhe një qasje konkrete për të bindur shtetet për të njohë Kosovën, konsideroj që do të kishim rezultate. Por, meqenëse nuk kemi pasur asnjë rezultat mund t’i faturohet MPJD-së si dështim në këtë drejtim. Ka mungesë të lobimit, të një strategjie të qartë se si të arrihen njohjet dhe punës konkrete në këtë drejtim”, nënvizon Loxha- Stublla.
Në anën tjetër edhe njohësi për çështje politike, Emrush Ujkani vlerëson se meritat më të mëdha për këtë njohje i ka Pacolli.
“Është një njohje shumë e rëndësishme dhe kjo padyshim që e fuqizon subjektivitetin juridik të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Është dashtë të ketë diplomaci më aktive, por, po fokusohemi tek kjo fundit, besoj se ka një kontribut të pakontestueshëm zotëri Pacolli në këtë njohje, ai ka bërë njoftim qysh në një kohë më herët që institucionet e Kosovës duhet të presin lidershipin e këtij shteti, të bashkëpunojmë më ta, sepse njohja vetëm është e kryer. Por, a është dashtë të punohet më shumë nga institucionet e Kosovës në mënyrë të veçantë nga ata që janë bartës të diplomacisë së Kosovës në këto vite, s’ka nevojë të komentohet, sepse, ka nevojë të punohet edhe tash kur po flasim, e lëre më për një mandat të tërë”, thotë Ujkani.
Kenia tha se “e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe në avancimin e forcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit, duke përkujtuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës mori miratimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.
Presidentja Osmani ishte takuar me homologun në Kenia tri herë gjatë vitit të kaluar.
Osmani tha se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kenias do të thellohen në fusha të ndryshme
Lajmet
Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27%, AAK-Nisma 7.06%
Published
7 minutes agoon
March 27, 2025By
UBT NEWS
Më shumë se gjashtë javë pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje është certifikuar si fituese e këtyre zgjedhjeve me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. Ky rezultat ia siguron Vetëvendosjes 48 ulëse në Kuvend.
E dyta ka dalë Partia Demokratike me mbi 190.000 vota apo 20.95 për qind (24 ulëse), e pasuar nga Lidhja Demokratike (LDK) me mbi 170.000 mijë vota apo 18.27 për qind (20 ulëse). Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind (8 ulëse në Kuvend). Rezultatet u certifikuan me 9 vota pro e dy kundër.
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ votuan kundër. Ata paraprakisht u ankuan për procesin e votimit me postë duke paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Sami Kurteshi i LVV-së ka thënë se pa u përfunduar edhe mundësia e fundit ligjore në Kushtetuese, nuk mund ta votojë certifikimin e rezultateve.
Ndërsa Ilir Gashi nga PDK-ja ka thënë se duhet të adresohen të gjitha çështjet, përfshirë defektet e brendshme që kanë përcjellë procesin e kësaj here.
Alban Krasniqi i VV-së ka thënë se “shenjat e zeza që ka lanë ky proces dhe rreziku që këto të kalojnë pa e marrë rrugën e organeve të drejtësisë përbën rrezik të demokracisë”.
“Deformimi i rezultatit që vjen qoftë prej PZAP, prej Supremes, kur faktet kanë qenë të renditura, përbën për mua një thirrje të hapur që këto dy institucioneve u kanë bërë shkelësve të ligjit që të vazhdojnë me manipulim të procesit se e kanë mbështetjen e tyre. Ndihem shumë i indinjuar edhe për faktin se edhe sot janë ca njerëz në ekrane televizive e që zgërdhihen për lehtësinë që ata mendojnë se ja kanë hedhur për një mbulim të një krimi që është i pambulueshëm”, ka thënë ai.
Në mbledhjen e KQZ-së të enjten u diskutua paraprakisht për çështjen e certifikimit të kandidatëve që kanë fituar postin e deputetit e në anën tjetër s’janë dorëhequr ende nga postet tjera të tyre, në Qeveri dhe komuna.
Fillimisht, Krasniqi ka propozuar që të vazhdohet me listat aktuale, dhe ata që marrin mandatin më pas të zëvendësohen.
E Gashi i PDK-së ka thënë se problemi është se “duke iu referuar ligjeve në fuqi, janë disa kategori që duhet të japin dorëheqje, para certifikimit”. Këtu ka përmendur ekzekutivin lokal dhe qendror.
Kurteshi i LVV-së ka thënë se ka pasaktësi në njoftimin e KQZ-së “pasi ai nuk është thirrur në nenet që duhet të citohen”.
Pas këtij diskutimi, kryetari Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se tre kryetarë komunash kanë hequr dorë nga postet e deputetëve. Bëhet fjalë për Bedri Hamzën e PDK-së dhe Gazmend Muhaxherin e Imri Ahmetin e LDK-së. Këta të tre u zëvendësuan me Rashit Qalajn, Arben Gashin dhe Paris Gurin.
Kush i siguroi mandatet?
Përbërja e re e kuvendit do të ketë shumë emra të vjetër, por të numërt janë edhe kandidatët që për herë të parë do ta ushtrojnë funksionin e ligjvënësit.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, mandat deputeti kanë siguruar: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Faton Peci, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Svecla, Donika Gërvalla Schwarz, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti Selimi, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Mefail Bajqinovci, Hajrullah Ceku, Armend Muja, Jeta Statovci, Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj, Artane Rizvanolli, Nezir Kraki, Adelina Grainca, Arbreshë Kryeziu, Arbër Rexhaj, Dimal Basha, Valon Hoti, Arbërie Nagavci, Liza Gashi, Valon Ramadani, Labinotë Demi Murtezi, Fjolla Ujkani Halil Thaci, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli Dalipi, Artan Abrashi, Salih Zyba, Adriana Matoshi, Drita Pajaziti, Fitim Haziri, Driton Hyseni, Bylbyl Sokoli, Bajram Mavriqi, Arjeta Fejza, Ilir Kërçeli, Fatmire Kollçaku, Arijeta Rexhepi dhe Rozeta Hajdari.
Në PDK, mandatet e deputetëve i morën: Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Enver Hoxhaj, Përparim Gruda, Ganimete Musliu, Nait Hasani, Jakup Nura, Rrahman Rama, Artan Behrami, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Ferat Shala, Blerta Deliu-Kodra, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Xhevahir Geci, Abelard Tahiri, Ariana Musliu Shoshi, Rashit Qalaj, Eliza Hoxha, Arbnore Salihu dhe Kosovare Murseli.
Në LDK deputetë u bënë: Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Anton Quni, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku Sadriu, Armend Zemaj, Hysen Cekaj, Fadil Hadërgjonaj, Besian Mustafa, Marigona Geci, Ekrem Hyseni, Krenar Xhaferi, Alban Zogaj, Arben Gashi, Paris Guri, Serbeze Muçaj dhe Arjeta Abazi.
E AAK-ja bashkë me Nismën do t’i kenë këta përfaqësues në Kuvend: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Lahi Brahimaj, Arbreshë Krasniqi, Xhevahire Izmaku.
Lajmet
Isufaj takohet me ambasadoren e Izraelit
Published
12 minutes agoon
March 27, 2025By
UBTNews
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Prishtinë Tamar Ziv, me të cilën ka diskutuar mbi çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Kosovë.
Gjithashtu u diskutuan tema rreth bashkëpunimit reciprok dhe të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në fushat me interes të përbashkët.
Në këtë takim u diskutua edhe mbi thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit mes Prokurorisë Speciale dhe Izraelit.

Kryetarët e komunave lirojnë postin e deputetit

Simbolet e fshehura në serialin “Adolescence” – Çfarë fshihet pas detajeve të vogla?

Njohja nga Kenia rikthen kritikat ndaj qeverisë: Katër vjet dështim lobimi në nivel ndërkombëtar

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27%, AAK-Nisma 7.06%

Nis puna për ndërtimin e stadiumit të ri të Milanos, do të shpenzohen 1.2 miliardë euro

Isufaj takohet me ambasadoren e Izraelit

Rreth 2 mijë të arrestuar në 8 ditë, studentët protestë masive kundër Erdogan në Ankara

Ademi shpreson që derbi tjetër Drita-Gjilani të luhet në stadiumin e ri

Bisedimet për koalicionin në Gjermani hasin pengesa teksa mbështetja për AfD-në arrin nivelin më të lartë historik
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota2 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë