Lajmet

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Shkalla e viktimave ruse është tejet e lartë

Sipas tij, në muajt e fundit ai ka parë një “fushë beteje të kontestuar”.

Published

on

I pyetur se çfarë po shihte Perëndimi nga Rusia, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin thotë se në muajt e fundit ai ka parë një “fushë beteje të kontestuar”.

“Ne shohim Rusinë duke futur një numër të rekrutëve të rinj në fushën e betejës. Shumë prej atyre trupave janë të trajnuar keq dhe janë të pajisur keq. Dhe kështu shkalla e tyre e viktimave ka qenë vërtet e lartë”, thotë ai./UBTNews/

Lajmet

​Zemaj: LVV e ka krijuar situatën, askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me ta

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se kjo situatë e ngërçit politik është krijuar nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe sipas tij, askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me këtë parti.

Ai ka thënë edhe se ka një tentativë për kapjen e Kuvendit.

‘‘Ka një tentativë edhe të kapjet të institucionit të Kuvendit, kjo është e dëmshme edhe për vetë zhvillimet që janë në Kosovë.. Partia e parë e ka për obligim që të ofrojë një mundësi të re për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit por edhe të qeverisë së ardhshme. Zgjedhjet e kanë dhënë këtë rezultat, ndërsa situatën e ka krijuar LVV-ja që siç duket askush nuk dëshiron që të bashkëpunojë me të’’, ka thënë ai

Continue Reading

Lajmet

Berisha-AAK: Nuk presim ndonjë rezultat nga takimi i presidentes me partitë politike

Published

on

By

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pak para vazhdimit të sotëm të senacës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se si parti nuk presin ndonjë rezultat nga takimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani me kryetarë të partive politike.

“Në fakt, duhet të konsumohen edhe këto dy veprime: ftesa nga presidentja dhe një pyetje që ia kemi bërë Gjykatës Kushtetuese. Nuk kam ndonjë shpresë që do të zgjidhet diçka te presidentja, sepse partitë politke janë deklaruar para takimit”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

​Sot tentimi i gjashtëmbëdhjetë për konstituimin e legjislativit të nëntë

Published

on

By

Vazhdimi i gjashtëmbëdhjetë për konstituimin e seancës së legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30.

Pesëmbëdhjetë përpjekjet e deritanishme kanë dështuar për shkak se koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk i kanë votat për kryetarin e ri të Kuvendit.

Maratona e seancës konstitutive, e cila assesi nuk po arrin të merr “dritën e gjelbër” vazhdon, ndërsa presidentja Vjosa Osmani do të takojë pasdite partitë politike për dalje nga ngërçi politik.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa po insistojnë që votimi për zgjedhjen e ish-ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu për kryetare të re të legjislativit, të mbahet në mënyrë të fshehtë. Kjo çështje të hënën u dërgua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjykatën Kushtetuese.

Albulena Haxhiu, e propozuara e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa, ka dështuar gjashtë herë të merr votat e nevojshme, pasi Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA kanë shprehur kundërshtinë e tyre.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 9 shkurt, ndërsa rezultatet janë certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor më 27 mars.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon sot liderët e partive politike në përpjekje për dalje nga ngërçi

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani do të takojë pasdite krerët e partive politike në vend, në përpjekje për të dalë nga situata e krijuar për shkak të ngërçit të krijuar politik.

Krejt kjo për shkak të dështimit të konstituimit të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Në pesëmbëdhjetë përpjekjet e deritanishme nuk ka pasur zgjedhje të emrit të ri të kreut të Kuvendit dhe ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e propozuar nga koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa ka dështuar gjashtë herë të merr votat e nevojshme.

Koalicioni Lëvizja Vetëvendosja, Guxo e Alternativa nuk kanë votat e nevojshme dhe po kërkojnë që Albulena Haxhiu të votohet në mënyrë të fshehtë.

Continue Reading

Të kërkuara