Lajmet

Seanca ndaj ish-zyrtarit të AKI-së mbyllet për shkak të ruajtjes së sigurisë kombëtare dhe fshehtësisë

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka mbyllur për publikun seancën gjyqësore ndaj Muhamed Krasniqit, ish-zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), i akuzuar për instalimin e jashtëligjshëm të programeve kompjuterike me qëllim monitorimin e pajisjeve të tjera brenda institucionit.

Vendimi u mor të premten për të ruajtur sigurinë kombëtare dhe fshehtësinë zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës, Krasniqi akuzohet për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorimin e pozitës zyrtare, hyrjen e paautorizuar në sistemet kompjuterike dhe zbulimin e informacioneve të klasifikuara.

Meqenëse në këtë seance do të diskutohet për urdhrin e gjykatës për ekzamenin e pajisjes PC të përdorur nga i akuzuari gjatë kohës sa ka qenë i punësuar në AKI, kërkojmë mendimin e palëve në procedure për mbylljen e kësaj seance për publikun”, tha kryetari i trupit gjykues Naser Foniqi.

Lidhur me këtë, palët në procedurë u pajtuan për mbylljen e seancës.

Andaj, gjyqtari Foniqi morri aktvendim me të cilën mbylli seancën, shkak ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe fshehtësisë zyrtare.

Pas pajtimit trupi gjykues merr aktvendim, aprovohet propozimi i prokurorit të shtetit që kjo seancë të mbyllet për publikun me qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare dhe fshehtësisë zyrtare që mbrohen në ligj”, shtoi tuje Foniqi.

Ndryshe, shqyrtimi i dytë për këtë rast ishte mbajtur në kundërshtim me ligjin, pasi që gjykatësi Foniqi kishte zhvilluar seancën në mungesë të të akuzuarit Krasniqi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 23 shkurt 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Muhamed Krasniqi, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorim i informatës zyrtare”, “Hyrje në sistemet kompjuterike”, “Zbulim i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara”.

Më 10 mars 2022, ish-zyrtari i AKI-së ishte deklaruar i pafajshëm për korrupsion dhe vepra tjera penale.

Lajmet

Zbulohet plantacion me 525 bimë kanabis në Podujevë

Published

on

By

Një operacion policor në fshatin Zhiti të komunës së Podujevës ka çuar në zbulimin e tri plantacioneve të kultivuara me gjithsej 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa.

Sipas informacioneve zyrtare, plantacionet janë zbuluar rreth orës 09:45 në një zonë pyjore të fshatit.

Pas evidentimit të tyre dhe marrjes së mostrave për analizë, me vendim të prokurorit të çështjes, bimët narkotike bashkë me mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës konfirmon se rasti është duke u hetuar intensivisht, ndërsa deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ka persona të arrestuar në lidhje me rastin.

Raportohet se në pyllin e fshatit janë gjetur tri plantacione të mbjella 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa. Pas marrjes së mostrave me vendim të prokurorit bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./EO

Continue Reading

Lajmet

Një i lënduar nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren

Published

on

By

E përditësuar:

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë-Prizren.

Sipas policisë të përfshira ishin dy automjete, teksa një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në përgjigjje./KP

Continue Reading

Lajmet

Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë

Published

on

By

Procesi i numërimit të votave në QKN nga KQZ është drejt përfundimit.

Në Fushë Kosovë janë numëruar 100% të votave të teksa garën për kryetar e prin Valon Prebreza nga LVV me 45.12% i pasuar nga Besnik Osmani nga LDK me 36.62% me të cilin do të jetë në balotazh.

Ndërkohë edhe në numërimet e votave për Kuvend Komunal të Fushë Kosovës prin LVV me 33.97% e pasuar nga LDK me 29.10% dhe PDK me 20.01%./KP

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur, arrestohet burri në Malishevë

Published

on

By

Një vajzë e mitur dyshohet të jetë dhunuar në Malishevë dy ditë më parë. Për këtë policia ka njoftuar se tashmë ka arrestuar të dyshuarin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 16.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës së mitur femër. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Të kërkuara