Lajmet

Seanca e Kuvendit caktohet për të enjten

Publikuar

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 26 shtator.

Në rend të ditës janë në shqyrtim pikat nga seancat e kaluara, ku përfshihet edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Për këto të fundit, shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila u shpreh optimiste se do të miratohen.

Krahas kësaj, ajo tha se Kosova është në pritje të skanerëve për skanimin e mallrave, në kuadër të masave të sigurisë ndaj produkteve serbe.

Për këto masa, Kusari-Lila tha se qeveria po punon për modalitet për zgjidhjen e këtij problemi, pas presionit gjerman.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se do të kërkojnë në seancat e radhës shkarkimin e bordit të RTK-së.

Ai kritikoi edhe qeverinë për izolim të Kosovës.

Lajmet

Haxhiu: Provimi i jurisprudencës ka qenë transparent, kryejeni punën me profesionalizëm e bazuar në Ligj

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shpërndarë sot certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës.

Ministrja e Drejtësisë, u zotua se ky proces ka qenë transparent dhe pa asnjë ndikim.

Ajo ka kërkuar nga te certifikuarit që ta bëjnë punën me profesionalizëm, bazuar në legjislacionin në fuqi.

“Ju uroj më të mirat dhe jam e bindur që kur do që do të orientoheni në sistemin e drejtësisë, si prokuror, gjyqtar, avokat, apo kudo tjetër do ta kryeni detyrën me përgjegjësi të lartë. Kjo është e rëndësishme edhe për juve edhe qytetarët e Kosovës. Pra çfarëdo pozicioni që të merrni në të ardhmen, të jeni të bindur që është më mirën edhe për Kosovën që ai do të jetë një veprim i ligjshëm, pra veprimet dhe vendimet që i merrni  të jenë të ligjshme dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe po ashtu të pa ndikuara”, ka thënë ajo.

Kryetar i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka bërë thirrje të pranishmëve që në asnjë formë, fati i njerëzve të mos ndryshojë për fajin e tyre.

“Kjo do te thotë shumë që i hapen dyert e secilit jurist për të ushtruar profesionin. Por këtë hapje të dyerve mos e merrni si privilegj por merreni edhe si përgjegjësi sepse pavarësisht se cilin profesion do ta ushtroni, keni gjithmonë përgjegjësin që e keni fatin e njerëzve në dorë. Kujdesuni që asnjë herë fati i njerëzve të mos ndryshoj për fajin e juaj”, ka thënë ai.

Vazhdo të lexosh

Bota

Angli: Dokumente false nga Shqipëria, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të njerëzve

Publikuar

nga

Një operacion tre-ditor i agjencive britanike të ligjshmërisë në Irlandën e Veriut dhe Britani ka çuar në arrestimin e 31 trafikantëve, të cilët lehtësonin kalimin e emigrantëve me dokumente false drejt Britanisë përmes Irlandës.

Rreth 400 mijë stërlina dhe 10 dokumente fallco u sekuestruan në këtë operacion, i cili zbuloi se shqiptarët po bashkëpunonin me grupe kriminale irlandeze për të organizuar fluturimet dhe kalimet.

Operacioni thekson shqetësimin në lidhje me kontrollin e kufijve dhe praktikën e emigrimit të paligjshëm, me një numër në rritje të të ardhurve përmes Kanaleve të La Manshit. Ministrja britanike e Azilit, Dame Angela Eagle, e cilësoi operacionin si një sukses të madh në luftën kundër trafikantëve./UBTNews/

 

 

Vazhdo të lexosh

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron: Duhet një rend i ri botëror

Publikuar

nga

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka theksuar se rendi botëror aktual është “i mangët dhe i padrejtë”, duke bërë thirrje për ndërtimin e një rendi të ri global. Ai e shprehu këtë shqetësim gjatë një fjalimi në hapjen e “Takimit për Paqe”, organizuar nga komuniteti katolik Sant-Egidio në Paris.

Në fjalimin e tij, Macron u fokusua në marrëdhëniet midis Francës dhe Rusisë, si dhe në organizimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe sistemin ndërkombëtar. Ai theksoi se pas luftës Rusi-Ukrainë, është e nevojshme të rishikohen këto marrëdhënie dhe të mendohet për një strukturë të re evropiane.

Macron kritikoi gjithashtu strukturën aktuale të sistemit ndërkombëtar, duke e cilësuar atë si të pashembullt dhe të padrejtë, veçanërisht për faktin se shumë vende me popullsi të madhe nuk kanë përfaqësim të mjaftueshëm. Ai theksoi se ka një nevojë të qartë për një rend të ri ku asnjë vend nuk mund të bllokojë veprimet e të tjerëve dhe ku të gjitha shtetet të kenë përfaqësim të drejtë në institucione si Kombet e Bashkuara, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Macron përfundoi me thirrjen për një sistem më të drejtë dhe të përfshirës, që do të kontribuonte në stabilitetin global dhe do të reflektonte realitetet e reja gjeopolitike./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

KFOR-i e vazhdon fushatën për martesat e hershme në Kosovë

Publikuar

nga

KFOR-i e ka vazhduar një fushatë ndërgjegjësuese për martesat e hershme në Kosovë. Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se martesat në fjalë janë të shpeshta për moshat nën 16-vjeçare dhe kanë pasoja të rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike për vajzat dhe djemtë.

“Një zyrtare e KFOR-it u takua me një grup vajzash në Mitrovicë. Ata shkëmbyen mendime mbi rëndësinë e ndjekjes së shkollës dhe për rolin thelbësor që luan arsimi për zhvillimet personale dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara