Teknologji

Së shpejti tetë emotikone të reja në smartfonët tuaj

Publikuar

Së shpejti do të lansohet emotikoni i ri që do të na përfaqësojë të gjithëve: Një fytyrë e rraskapitur me rrathë poshtë syve. Është një prej tetë emotikonëve që do të shfaqen në smartfonët dhe kompjuterët tuaj vitin e ardhshëm. 

Emojipedia, një faqe e njohur për emotikonët publikoi disa mostra të imazheve muaj më parë. Kohët e fundit, Konsorciumi Unicode, organizata jofitimprurëse që mbikëqyr standardet globale të emotikonëve dhe publikimet e reja miratoi linjën e re të emotikonëve.

Emojipedia njoftoi se përdoruesit e telefonave inteligjentë mund të fillojnë të përdorin emotikonët e rinj nëpër “pajisje të ndryshme dixhitale gjatë muajve të ardhshëm dhe përgjatë vitit 2025”./UBTNews/

Lajmet

Çfarë mund të bëjnë laptopët me inteligjencë artificiale?

Publikuar

nga

Laptopët e inteligjencës artificiale (AI) po fitojnë popullaritet për shkak të përmirësimeve të shpejtësisë dhe efikasitetit në përpunimin e detyrave. Këta laptopë janë të pajisur me procesorë të rinj që përmbajnë Njësinë e Përpunimit Nervor (NPU), e cila lejon operacione me shpejtësi të lartë. Modeli i fundit, si ASUS Zenbook S 16, ka një NPU që ofron deri në 50 TOPS, duke përmirësuar ndjeshëm performancën për detyra që kërkojnë AI.

Avantazhet e Laptopëve me AI

Investimi në një laptop me AI ofron përfitime të shumta. Para së gjithash, siguron mbrojtjen e privatësisë, pasi të dhënat përpunohen lokal. Këto laptopë gjithashtu punojnë pa nevojën për lidhje interneti, duke ofruar akses të pandërprerë dhe të menjëhershëm në funksionet AI, në krahasim me shërbimet online që mund të kenë kufizime dhe vonesa.

Laptopët me AI lejojnë krijimin e përmbajtjeve vizuale me lehtësi. Përdoruesit mund të krijojnë ilustime dhe të manipulojnë imazhe në mënyrë të thjeshtë, duke përdorur komanda tekstuale për të përshkruar atë që dëshirojnë. Po ashtu, funksionet e reja të Windows do të ofrojnë mundësi për të kërkuar dhe menaxhuar përmbajtjen në mënyrë më inteligjente.

Laptopët me NPU janë të domosdoshëm për ata që duan të përfitojnë nga potenciali i plotë i inteligjencës artificiale. Me teknologjitë e reja që po zhvillohen, blerja e një laptopi të tillë, si ASUS Zenbook S 16, siguron një investim afatgjatë dhe efikas./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Volkswagen mohon raportimet për largimin e 30 mijë punonjësve nga puna

Publikuar

nga

Gjiganti gjerman i makinave, Volkswagen, ka mohuar raportimet se po planifikon të pushojë nga puna deri në 30 mijë punonjës.

“Ne nuk e konfirmojmë këtë shifër”, u citua të ketë thënë një zëdhënëse e Volkswagenit, pas raporteve për shkurtimet e propozuara të vendeve të punës në revistën gjermane Manager Magazin.

“Një gjë është e qartë”, tha ajo, “Volkswagen duhet të reduktojë kostot në vendndodhjet gjermane. Kjo është mënyra e vetme që marka mund të fitojë para të mjaftueshme për investimet e ardhshme”.

“Si do ta arrijmë këtë qëllim së bashku me përfaqësuesit e punonjësve është pjesë e bisedimeve të ardhshme”, tha ajo, duke shtuar se VW nuk mund të konfirmojë shifrën e përmendur./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Teknologji

YouTube vendos reklama gjatë pauzës së një videoje

Publikuar

nga

Google ka gjetur një mënyrë të re për të gjeneruar më shumë të ardhura prej përdoruesve. Platforma YouTube do të shfaqë reklama në momentin që ndaloni një video.

YouTube filloi të eksperimentonte me reklamat gjatë pauzës së një videoje në 2023 me disa reklamues. Megjithatë shikuesit e YouTube nuk janë aq entuziast sa Google me ndryshimet e reja.

Disa përdorues të Reddit postuan imazhe të reklamave të reja të shfaqen gjatë pauzës duke shprehur pakënaqësi. Reklamat e reja nuk shfaqen vetëm në uebsajtin e YouTube. Ato shfaqen edhe në aplikacionin mobile të YouTube.

Reklamat që shfaqen gjatë pauzës së një videoje nuk janë një koncept i ri ndërsa kompanitë e streaming e kanë bërë këtë në të kaluarën. Google thotë se reklamuesit e duanë këtë koncept të ri por ashtu edhe testuesit e parë./PCWorldAlbanian

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hyundai dhe General Motors bashkojnë forcat për të sjellë vetura të reja

Publikuar

nga

Hyundai dhe General Motors kanë bashkuar forcat për prodhimin e veturave të reja, zinxhirëve të furnizimit dhe teknologjive në përpjekje për të ulur kostot.

Prodhuesit globalë të makinave janë nën presion të madh për të krijuar teknologjinë e re të automjeteve elektrike (EV) dhe baterive, sepse ata përballen me rregulloret e emetimeve të automjeteve në mbarë botën. Këto përpjekje kërkimore dhe zhvillimore mund të kushtojnë dhjetëra miliarda dollarë.

Ata po përballen gjithashtu edhe me një sulm të konkurrencës së mundshme nga prodhuesit kinezë të automjeteve, veçanërisht prodhuesit e EV, duke u përpjekur të eksportojnë modelet e tyre me kosto më të ulët jashtë shtetit, në mënyrë që t’i shpëtojnë një problemi të madh të mbifurnizimit në vend.

Hyundai i Koresë së Jugut dhe GM e Amerikës njoftuan të enjten se do të bashkëpunojnë për zhvillimin e përbashkët të produkteve, prodhimin dhe teknologjitë e ardhshme të energjisë së pastër. Gjithashtu planifikojnë të punojnë së bashku në automjetet me djegie të brendshme, energji të pastër, elektrike dhe hidrogjen./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara