Lajmet nga UBT

Së shpejti fillon grupi i ri në kursin e gjuhës angleze në UBT

Kursi i gjuhës angleze në UBT është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Published

on

Gati në secilin profesion, por edhe në jetën e përditshme mësimi i gjuhës angleze është bërë i domosdoshëm, prandaj në kuadër të UBT-së, me ekspertë të kësaj gjuhe së shpejti do të fillojë kursi për grupin e ri që pritet të formohet në ditët në vijim.

Kursi i gjuhës angleze në UBT është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, dhe kështu ju mundëson që në përfundim të periudhës mësimore ju të përfitoni një certifikatë të vlefshme për tregun e punës.

UBT ju mundëson të keni një të ardhme të ndritur duke ju ofruar kurse të gjuhëve të ndryshme, për të arritur suksesin e merituar më lehtë dhe për ta bërë të realizueshme ëndrrën tuaj drejtë një karriere me perspektivë.

Kursi i gjuhës angleze në UBT ofrohet në nivelet Beginner, Elementary, Pre-Intermediate, Upper-Intermediate dhe Advanced, me metodat më inovative të mësimdhënies.

Linku për aplikim: Kursi i gjuhës angleze

Vendi

Rektori Hajrizi merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Kosovës në SHBA, z. Ilir Dugolli, për delegacionin nga Kosova që po merr pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington.

Gjatë këtij takimi, Rektori Hajrizi pati mundësinë të takohet me deputetë, sipërmarrës, përfaqësues të komunitetit dhe medias, si dhe personalitete të tjera nga jeta akademike dhe institucionale, duke forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe duke përfaqësuar Kosovën në një nivel institucional dhe akademik.

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit në UBT realizojnë vizitë studimore në verarinë “Stone Castle” në Rahovec

Published

on

By

Fakulteti i Shkencave të Ushqimit në UBT ka realizuar një vizitë studimore në vreshtarinë dhe verarinë e njohur “Stone Castle” në Rahovec, në kuadër të aktiviteteve akademike dhe praktike që synojnë përgatitjen profesionale të studentëve sipas standardeve bashkëkohore të industrisë ushqimore.

Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen nga afër me proceset teknologjike të kultivimit të rrushit, prodhimit të verës, kontrollit të cilësisë, sigurisë ushqimore dhe menaxhimit të industrisë së pijeve alkoolike, duke ofruar një përvojë të drejtpërdrejtë praktike për studentët e këtij fakulteti.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të ndjekin nga afër fazat kryesore të prodhimit të verës, duke u njohur me teknologjitë moderne që aplikohen në këtë sektor, standardet ndërkombëtare të cilësisë dhe procedurat e sigurisë ushqimore. Po ashtu, ata zhvilluan diskutime profesionale me stafin e verarisë “Stone Castle”, duke shkëmbyer përvoja konkrete nga praktika industriale.

Këto aktivitete janë pjesë përbërëse e filozofisë së Fakultetit të Shkencave të Ushqimit në UBT, i cili fokusohet në ndërlidhjen e dijes teorike me praktikën reale në industri, duke përgatitur kuadro të afta për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës. Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me biznese dhe kompani lidere në sektorin ushqimor, UBT u ofron studentëve mundësi reale për zhvillim profesional dhe karrierë të qëndrueshme.

Vizitat studimore të tilla përforcojnë rolin e UBT-së si institucion i arsimit të lartë që promovon mësimdhënien praktike, inovacionin dhe partneritetin me industrinë, duke krijuar ura të forta ndërmjet akademisë dhe ekonomisë vendore.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi i ftuar në eventin global “Technogym Innovation Outlook 2026″, prezanton potencialin e UBT Smart City për t’u bërë UBT Wellness City

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është ftuar të marrë pjesë në eventin vjetor ndërkombëtar të kompanisë lidere globale Technogym, “Technogym Innovation Outlook 2026”, i cili po mbahet në Itali dhe ku marrin pjesë qindra profesionistë, ekspertë dhe përfaqësues nga mbarë bota.

Ky event prestigjioz shërben si platformë globale për prezantimin e teknologjive më të avancuara në fushën e sportit, fitnesit, shëndetit dhe mirëqenies, si dhe për diskutimin e trendeve të reja dhe mundësive të bashkëpunimit ndërkombëtar, të zhvilluara nga dhe në bashkëpunim me Technogym.

Gjatë kësaj vizite, e cila vjen si rezultat i vizitës së përfaqësuesve të Technogym në UBT, Rektori Hajrizi u takua dhe zhvilloi biseda me udhëheqës të departamenteve të edukimit, shkencës, zhvillimit dhe projekteve të Technogym, me fokus të veçantë bashkëpunimin në implementimin e teknologjive dhe programeve të Technogym-it në ekosistemin e UBT-së, me ç’rast mundësohet realizimi i plotë i UBT Wellness City si një komponentë e domosdoshme e UBT Smart City.

Kështu, modeli i zhvilluar UBT 5S (Small Smart Self-Sustain City), i zbatuar në UBT Smart City, kompletohet edhe me komponentën e mirëqenies dhe stilit të jetesës. Me këtë rast krijohet një model unik që përfaqëson modelin e ri të jetesës në qytete, një shembull se si teknologjia e avancuar, inteligjenca artificiale, sporti, nutricioni, shëndeti dhe rehabilitimi mund të ndërlidhen në një ekosistem të vetëm, të integruar, të personalizuar dhe të qëndrueshëm.

Përmes këtij ekosistemi, nxënësve, studentëve, stafit akademik dhe administrativ, institucioneve dhe komunitetit të gjerë të Kosovës u ofrohet një sistem i kompletuar për fitness, wellness, sport, rehabilitim dhe lifestyle, i ndërtuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare dhe i mbështetur nga teknologjitë dhe sistemet më të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, e cila mundëson mbështetje të personalizuar për individin.

Ky vizion bëhet i mundur falë faktit se ekosistemi i UBT-së tashmë është ndërtuar mbi këto baza, duke përfshirë dimensionin edukativ, shkencor, inovativ, zhvillimor dhe klinik, duke e pozicionuar UBT-në si një qendër rajonale dhe më gjerë në fushën e mirëqenies dhe shëndetit të integruar.

Një bashkëpunim me Technogym pritet të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve në kampuset e UBT-së, në qendrat e trajnimit, shërbimet shëndetësore dhe spitalore, si dhe në zhvillimin e aktiviteteve sportive, duke e forcuar më tej rolin e UBT-së si lider në inovacion, transformim shoqëror dhe zhvillim ekonomik, sepse, siç tha edhe Presidenti i Technogym, po kalojmë dhe duhet të kalojmë nga Green Economy në Wellness Economy.

Continue Reading

Lajmet

UBT nikoqir i punëtorisë ndërkombëtare për sigurinë kibernetike në kuadër të projektit SHIELD

Published

on

By

UBT ishte nikoqir i punëtorisë ndërkombëtare për zhvillimin e kurrikulës në fushën e sigurisë kibernetike, e cila u mbajt më 27 dhe 28 janar. Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit SHIELD – United for Cyber Safety: Up-Skilling High School Communities for Protecting Students, i mbështetur nga Erasmus+.

Projekti u koordinua nga Ss. Cyril and Methodius University në Shkup, ndërsa partnerë janë University “St. Kliment Ohridski”, në Sofia, UBT, si dhe Ekonomikas un Kultūras Augstskola, në Letoni. Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i komuniteteve shkollore të arsimit të mesëm përmes zhvillimit të aftësive dhe njohurive në fushën e sigurisë kibernetike, me fokus në mbrojtjen e nxënësve dhe përdorimin e sigurt të teknologjisë.

Në hapjen e punëtorisë mori pjesë edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili theksoi se UBT ka investuar vazhdimisht në zhvillimin e kapaciteteve akademike dhe ka krijuar departamente të veçanta për fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjive të avancuara, duke e konsideruar këtë fushë si jetike për të ardhmen e arsimit dhe shoqërisë digjitale.

Agjenda e punëtorisë përfshiu sesione të dedikuara për analizën e nevojave arsimore, përcaktimin e fushës së trajnimeve në siguri kibernetike, strukturimin e kurrikulës dhe rezultateve të të nxënit, si dhe qasjen gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme në dizajnimin e trajnimeve. Po ashtu, diskutimet u fokusuan edhe në format e ofrimit të trajnimeve, materialet mësimore, mjetet digjitale, si dhe planifikimin e testimit pilot dhe zbatimit të kurrikulës.

Kjo punëtori paraqet një hap të rëndësishëm drejt ndërlidhjes së arsimit profesional me sfidat aktuale të sigurisë digjitale, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rolin e UBT-së si një institucion lider në zhvillimin e programeve inovative dhe të orientuara drejt nevojave reale të shoqërisë.

Continue Reading

Të kërkuara