Lajmet

Scholz premton rritjen e prodhimit të municioneve

Kështu deklaroi ai pas takimit me kryeministrin letonez, Krisjanis Karins.

Published

on

Gjermania ka njoftuar se do të rrisë prodhimin e municioneve duke u siguruar se do të ketë pajisje të mjaftueshme për zëvendësim dhe se do të riparojë kapacitetin e saj në industrinë e mbrojtjes pas një viti të ofrimit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Pas një takimi me kryeministrin letonez, Krisjanis Karins, kancelari Olaf Scholz tha: “Kjo do të mbesë një detyrë e vazhdueshme sepse ne kemi thënë se do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Gjatë muajit janar, Gjermania konfirmoi se do të furnizojë Ukrainën me 14 tanke Leopard 2 dhe u dha aleatëve leje për të dërguar tanke, pavarësisht kërcënimeve nga Rusia. Kjo nënkupton që vendet sikurse Polonia dhe Spanja, që kanë stoqe të tankeve Leopard, mund të furnizojnë me to Kievin./UBTNews/

Lajmet

IPK arreston një zyrtar doganor dhe një zyrtar policor për marrje ryshfeti

Published

on

By

Të hënën, Task Forca e përbashkët Doganë-Polici në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë identifikuar një rast korrupsioni ku të dyshuar ishin një zyrtar doganor dhe një zyrtar policor.

Sipas inspektoratit policor, menjëherë pas dyshimit se zyrtarët në koordinim merrnin pagesa të jashtë ligjshme u njoftua Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe njësitë relevante të Doganës, të cilët në koordinim realizuan arrestimin e një zyrtari doganor dhe një zyrtari policor për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme.

“Të dy zyrtarët u ndaluan nën dyshimin se kishin bashkëpunuar për marrje të parave nga drejtues të kamionëve për të lehtësuar kalimet nëpër Pikën Kufitare Hani i Elezit. Dy të arrestuarit do të përballen me procedurat ligjore në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtëve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ky aksion është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur integritetin e sistemit doganor dhe policor të Kosovës. Task Forca Doganë-Polici mbetet e angazhuar në mënyrë të vendosur për të çrrënjosur çdo formë të sjelljes së paligjshme dhe për të siguruar mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit. Dogana e Kosovës dhe IPK inkurajojnë qytetarët që të raportojnë çfarëdo akti të paligjshëm përmes mekanizmave të dedikuar të raportimit për të rritur më tej transparencën dhe sigurinë në shërbimet tona”, thuhet në njofitm.

Continue Reading

Lajmet

​Osmani: Kosova është e bekuar që ka përkrahje mbi partizane në ShBA

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar zgjedhjet e sotme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo tha se Kosova është e bekuar që ka përkrahje mbi partizane në ShBA si me demokratët ashtu edhe me republikanët.

Osmani nënvizoi se ShBA-të janë aleati strategjik i Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe pas zgjedhjeve presidenciale.

“Kosova ka qenë e bekuar me përkrahjen e jashtëzakonshme amerikane të të gjitha partive. Në kohën kur ne e kemi fituar lirinë në qeveri kanë qenë demokratët. Në kohën kur e kemi arritur pavarësinë në qeveri kanë qenë republikanët. Kosova vërtet ka qenë shtet i bekuar me përkrahje mbi partizane amerikane. Është vendim i popullit amerikan. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me këdo që zgjedhjet. Me rëndësi është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë lider të botës së lirë dhe aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Ashtu do të vazhdojë do të jetë edhe pas kësaj date”, tha ajo.

Miliona amerikanë sot shkojnë drejt qendrave të votimit për zgjedhjet presidenciale, derisa llogaritet një garë e ngushtë me mes zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump.

Sot është dita e vendimit në betejën e Amerikës për Shtëpinë e Bardhë dhe kontrollin e Kongresit. Derisa, rezultatet mund të duhen ditë ose javë për t’u numëruar. Kurse, rezultatet fillestare në orët pas mbylljes së votimit mund të mos jenë përcaktuese.

Continue Reading

Lajmet

​Kosova e Luksemburgu me marrëveshje për mbështetjen e sektorit privat

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Ndërsa, dje Bettel është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministrja e tregtisë, Rozeta Hajdarin, Bettel ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për dy fonde për mbështetjen e sektorit privat.

Bettel ka thënë se kjo marrëveshje është një investim që të rinjtë e Kosovës të shohin potencialin dhe të jenë pjesë e tij.

Continue Reading

Kulturë

Ligjëratë e hapur në Prishtinë me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë

Published

on

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë organizoi një ligjëratë të hapur me temën “Roli i diplomacisë shqiptare në Konferencën e Rambujesë dhe përgjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”, në kuadër të përkujtimit të 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Në qendër të kësaj ngjarjeje ishte ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo, i cili ndau përvoja dhe reflektime të thella mbi rolin që luajti diplomacia shqiptare në ato momente historike të vendimtare. Ai theksoi se pa mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, zgjidhja e çështjes së Kosovës do të kishte qenë një sfidë e jashtëzakonshme.

Milo, i cili ishte dëshmitar i drejtpërdrejtë i vendimmarrjes për Kosovën, nënvizoi se rrënjët e shtetit të Kosovës janë të lidhura ngushtë me Konferencën e Rambujesë dhe ndërhyrjen e NATO-s. Ai e përshkroi Konferencën e Rambujesë si një moment dramatik dhe të ndjeshëm, duke theksuar se anëtarët e delegacionit shqiptar luajtën një rol kyç në sigurimin e një përfundimi të suksesshëm për këtë proces të komplikuar.

Përveç Milo, ligjëratën e nderoi me praninë e tij edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Ai e përshkroi këtë ngjarje si një mundësi për të reflektuar mbi sakrificat e brezave të kaluar dhe për të vlerësuar vendimmarrjen e guximshme që ka udhëhequr historinë e dy vendeve.

Ky eveniment nuk ishte vetëm një përkujtim, por gjithashtu një thirrje për të mos harruar rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit në ndërtimin e të ardhmes së përbashkët. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, në Prishtinë, u festua jo vetëm çlirimi, por gjithashtu dhe shpresa për një të ardhme më të ndritur për shqiptarët kudo që janë./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara