Lajmet

Scholz hedh poshtë pretendimet turke kundër Greqisë

Një partner i NATO-s “nuk duhet” të vërë në dyshim sovranitetin e një anëtari tjetër” tha ai.

Published

on

Kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë të enjten pretendimet e Turqisë mbi sovranitetin e ishujve grekë, pjesë kjo e një breshërie sulmesh verbale nga Ankaraja, të cilat kryeministri grek i quajti “helm” dhe “gënjeshtra”.

Një partner i NATO-s “nuk duhet” të vërë në dyshim sovranitetin e një anëtari tjetër” tha kancelari gjerman, Scholz, në një konferencë për media së bashku me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Të gjitha çështjet e tilla duhet të zgjidhen në bazë të ligjit ndërkombëtar”.

“Është vërtetë një turp që (Presidenti turk Rexhep Tajip) Erdogan nuk mund ta shohë se po shkon drejt një ngërçi, kur helmon popullin e tij me gënjeshtra kundër Greqisë”, shtoi kryeministri grek, Mitsotakis.

Greqia dhe Turqia, të cilat janë të dyja anëtare të aleancës së NATO-s të, janë grindur për vite me radhë mbi kufijtë detarë dhe të drejtat e eksplorimit të fushën e energjisë në detin Egje dhe në detin lindor të Mesdheut.

Në një intervistë me të përjavshmen franceze Le Point, botuar gjithashtu të enjten, kryeministri grek Mitsotakis tha se gjuha e përdorur në “retorikën e përshkallëzuar” nga Erdogan dhe zyrtarët e tij të lartë në muajt e fundit ishte “e paprecedentë”.

Ndërsa pranoi se agresiviteti i Erdoganit mund të lidhet me një fushatë të ashpër rizgjedhjeje vitin e ardhshëm, Mitsotakis vuri në dukje se Athina “nuk mund të injorojë se këto deklarata konfirmojnë një qëndrim agresiv dhe ekspansionist ndaj Greqisë”.

“Presidenti Erdogan… tani thotë se mund të pushtojë vendin tim gjatë natës”, tha kryeministri grek.

Erdogan ka akuzuar kohët e fundit Greqinë për “pushtimin” e ishujve të Egjeut, statusi i të cilëve u zgjidh në traktatet e miratuara pas Luftës së Parë Botërore.

Në përgjigje, Athina akuzon Turqinë për kryerjen e qindra fluturimeve të paligjshme ushtarake mbi ishujt.

“Fqinjët tanë dhe të gjithë partnerët tanë e dinë se ishujt grekë nuk kërcënojnë askënd”, tha Mitsotakis.

“Të gjithë e dinë se marrëveshjet ndërkombëtare nuk ndryshojnë përmes interpretimeve arbitrare. As historia nuk ndryshon përmes deluzioneve, apo gjeografia përmes hartave të falsifikuara”.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara thanë se sovraniteti grek nuk ishte i diskutueshëm, pasi Turqia protestoi kundër vendosjes së automjeteve të blinduara greke në ishujt Lesbos dhe Samos./REL/

Lajmet

Shqipëria shpall “non-grata” për 15 vjet teologen nga Kosova, Igballe Berisha-Huduti

Published

on

By

Teologia nga Kosova, Igballe Berisha-Huduti, është shpallur “person i padëshiruar” në Shqipëri për një periudhë 15-vjeçare. Vendimi është marrë nga autoritetet shtetërore në kuadër të masave për sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Sipas vendimit të transmetuar nga mediat në Shqipëri, ky hap u ndërmor bazuar në informacionet e institucioneve të sigurisë, të cilat e vlerësojnë veprimtarinë e saj si rrezik potencial. Ndaj Hudutit rëndojnë dyshime për lidhje me regjimin iranian dhe për thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri. Urdhri tashmë i është përcjellë për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të kufirit e migracionit.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai deklaroi se Huduti ka qenë e përfshirë si “e infiltruar” në protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec. Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar edhe fotografi në rrjetet sociale, duke ngritur akuza për lidhje të saj me figura dhe struktura të huaja.

Nga ana tjetër, vetë Igballe Berisha-Huduti i ka mohuar të gjitha pretendimet dhe akuzat e autoriteteve. Përmes një reagimi, ajo ka theksuar se pjesëmarrja e saj në protesta ka qenë tërësisht qytetare dhe patriotike, pa asnjë motiv tjetër të fshehur. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

FSK dhe Policia e Kosovës sërish institucionet më të besueshme për qytetarët

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të gëzojnë nivelin më të lartë të besimit publik në vend. Sipas rezultateve të Anketës Rajonale WeBalkans 2026, 87.4% e qytetarëve kanë shprehur besim të plotë në FSK-në, ndërsa 85.6% në Policinë e Kosovës, duke i renditur këto dy institucione në krye të listës për sa i përket besueshmërisë.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës e ka vlerësuar këtë rezultat si një dëshmi të pastër të profesionalizmit, përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm të zyrtarëve policorë në garantimin e rendit dhe sundimit të ligjit. Nga ky institucion theksuan se besimi i qytetarëve është themeli i punës së tyre dhe një motiv shtesë për të vazhduar mbrojtjen e jetës dhe pronës së komunitetit.

Anketa tregon gjithashtu se për qytetarët e Kosovës, siguria, sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit mbeten prioritetet kryesore për zhvillimin e vendit. Një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve kanë kërkuar që forcimi i zbatimit të ligjit të mbetet në fokusin kryesor të institucioneve shtetërore.

Në përgjigje të këtyre gjetjeve, Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar, korrupsionin dhe çdo dukuri tjetër që cenon sigurinë publike. Institucioni ka premtuar investime të mëtejshme në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e transparencës, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të qytetarëve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mbyllen tri qendra masazhi dhe shqiptohen pesë gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli, duke realizuar 98 inspektime të përbashkëta në qendrat e masazhit dhe lokalet e muzikës në të gjithë territorin e vendit.

Siç njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, si rezultat i mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës, janë mbyllur tri qendra masazhi, prej të cilave dy në Komunën e Gjakovës dhe një në Komunën e Rahovecit.

Përveç mbylljes së këtyre lokaleve, IQMT ka shqiptuar edhe pesë gjoba ndaj subjekteve të tjera ekonomike që nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar ligjor gjatë procesit të inspektimit.

Nga ministria theksojn se me qëllim të garantimit të ushtrimit të ligjshëm të veprimtarive ekonomike, IQMT në koordinim me institucionet përgjegjëse do të vazhdojë organizimin e aksioneve të tilla në të gjithë vendin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zbulime të reja arkeologjike në Istog, gjendet banesë 3.900-vjeçare në Pepaj

Published

on

Zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Pepajt në Lubozhdë të Istogut, ku po zhvillohen gërmime në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe Universitetit të Miçiganit.

Sipas njoftimit, lokaliteti prehistorik, i banuar që nga fundi i Epokës së Hershme të Bronzit, po sjell rezultate të rëndësishme shkencore.

Gjatë hulumtimeve është zbuluar një banesë e datuar rreth vitit 1900 para erës sonë, e cila ofron njohuri të reja për jetën dhe organizimin e komuniteteve që kanë jetuar në këtë zonë mijëra vjet më parë.

Nga Ministria e Kulturës është vlerësuar rëndësia e këtij projekti, i cili dëshmon rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkimin shkencor, si dhe kontributin e studentëve dhe studiuesve të rinj në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara