Lajmet

Scholz dhe Macron bien dakord që Ukraina mund të përdorë armë perëndimore në Rusi

Published

on

Ne gjithmonë do të pajtohemi,” siguruan Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron në fund të vizitës zyrtare tre-ditore të presidentit francez, e para e këtij lloji në 24 vjet në Gjermani.

Modernizimi ekonomik i Bashkimit Evropian, politika tregtare dhe mbështetja ushtarake për Ukrainën ishin në qendër të bisedimeve.

Megjithatë, theks i veçantë iu vu rikthimit të imazhit të unitetit dhe forcës së boshtit gjermano-francez.

Kancelari gjerman dhe presidenti francez nuk besojnë se marrëdhëniet e vendeve të tyre janë në krizë.

Ne gjithmonë do të pajtohemi dhe do të ecim përpara”, tha Emmanuel Macron pas një takimi të kabinetit franko-gjerman mbrëmë në Kalanë Meseberg, pranë Berlinit.

Ne gjithmonë pajtohemi. Kështu ka qenë në të kaluarën dhe është një parashikim i sigurt për të ardhmen”, tha Olaf Scholz.

Gjatë konferencës për shtyp që pasoi, dy liderët u përpoqën të nxjerrin në pah pikat e identifikimit dhe sinergjisë, duke minimizuar dallimet e tyre.

Në lidhje me mundësinë që Ukraina të sulmojë me armë perëndimore tokën ruse, Macron tha “ne duhet të lejojmë ukrainasit të neutralizojnë bazat ushtarake nga të cilat lëshohen raketa, por jo të sulmojnë objektiva të tjerë në Rusi, veçanërisht instalimet civile”.

Scholz, nga ana e tij, preferoi të mos ishte plotësisht i qartë, por deklaroi se ligjërisht nuk do të kundërshtonte një qasje të tillë.

Ukraina ka çdo mundësi për këtë, bazuar në ligjin ndërkombëtar”, tha kancelari, duke mohuar raportet se qeveria gjermane donte ta ndalonte këtë me armët që ajo furnizon.

Deklarata të tilla nuk ka pasur dhe as do të ketë”, theksoi ai.

Përdorimi i armëve që vijnë nga SHBA, Franca dhe Gjermania duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, shtoi ai.

Të dy palët ranë dakord gjithashtu për planet për të përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse në Evropë në favor të Ukrainës.

Ne duam t’i japim Ukrainës akses në burime financiare shtesë me vlerë miliarda, në mënyrë që ajo të mund të mbrohet dhe të rrisë sigurinë e të gjithë Evropës”, thanë ata.

Të dy krerët shprehën gjithashtu vullnetin e tyre për të zhvilluar së bashku armë precize.

Ne jemi gati për bashkëpunim afatgjatë”, siguroi Emmanuel Macron.

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik

Published

on

By

Në jubileun e 25-vjetorit të themelimit, UBT po konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si institucioni me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Për një çerek shekulli, UBT ka ndërtuar jo vetëm një institucion arsimor modern, por një ekosistem të fuqishëm zhvillimi që gjeneron vende pune, inovacion dhe stabilitet ekonomik. Nga një fillim modest me pak akademik, sot UBT përfshin qindra profesorë, doktorë shkencash, ekspertë dhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë.

Rritja e vazhdueshme e stafit gjatë këtyre viteve reflekton vizion të qartë strategjik dhe investim të qëndrueshëm në kapitalin njerëzor. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm sukses institucional, por një kontribut konkret në uljen e papunësisë dhe fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se arritja e këtij jubileu përkon me një moment të rëndësishëm zhvillimor për institucionin.

“25 vjet më parë nisëm me një vizion për të ndërtuar një institucion që do të ndikonte realisht në zhvillimin e vendit. Sot, kur UBT është punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, mund të themi me bindje se kemi krijuar një model të qëndrueshëm që gjeneron dije, punësim dhe zhvillim ekonomik”, theksoi rektori Hajrizi.

Përgjatë këtij rrugëtimi, UBT ka investuar vazhdimisht në zgjerimin e kapaciteteve akademike, teknologjike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis profesional ku promovohen barazia gjinore, meritokracia dhe zhvillimi i vazhdueshëm.

Në 25-vjetorin e tij, UBT nuk feston vetëm historinë e suksesit, por konfirmon angazhimin për të vazhduar të jetë një shtyllë e ekonomisë së dijes dhe një motor i fuqishëm i punësimit në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zhvillimin e zonave rurale në Kosovë

Published

on

By

Agjencia Franceze për Zhvillim, përmes Proparco, ka nënshkruar një marrëveshje financimi me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK) në vlerë prej 5 milionë eurosh, me qëllim fuqizimin e grave dhe komuniteteve rurale.

Nga kjo shumë, 3 milionë euro janë të destinuara për gratë ndërmarrëse, ndërsa 2 milionë euro të tjera për projektet në zonat rurale.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, vlerësoi se këto kredi do të ndihmojnë në rritjen e përfshirjes së grave në biznes dhe zhvillimin e sipërmarrësve në komunitetet rurale. Ai shtoi se sa më shumë gra të jenë të përfshira në biznes dhe sektorin publik, aq më e fortë bëhet Kosova.

Drejtori ekzekutiv i AFK-së, Xhevdet Spahija, theksoi se bashkëpunimi me Proparco do të fokusohet kryesisht në kreditimin e grave ndërmarrëse dhe grave në bujqësi. Ai gjithashtu kujtoi se që nga viti 1999, AFK ka shpërndarë rreth 500 milionë euro përmes afro 165 mijë kredive.

Drejtori Regjional për Euroazi në Proparco, Steve Gardon, u shpreh se partneriteti synon të bëjë zhvillimin ekonomik në Kosovë më gjithëpërfshirës, duke fokusuar mbështetjen tek gratë sipërmarrëse dhe bizneset në zonat rurale, ku qasja në financa është më e kufizuar.

/Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara