Lajmet

SBAShK-u s’e sheh grevën si kërcënim për institucionet

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ende i sheh si opsion grevat nëse nuk u paguhen shtesat prej 100 eurosh.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se grevat nuk janë kërcënim për institucionet e vendit, por për janë paralajmërim për ta që të përmbushin kërkesat e sindikatës.

“Nuk është kërcënim, por unë do ta quaja paralajmërim sepse edhe me ligjin për grevat dhe konventat ndërkombëtare sindikata është e obliguar të lajmërojë me kohë dhe të tregojë që nëse nuk realizohen çka pritet tutje. Këshilli Drejtues e ka autorizuar kryetarin dhe Kryesinë që në rast se këto dy kërkesa nuk përmbushen unë dhe Kryesia jemi të autorizuar që të fillojmë me veprime sindikale”, deklaroi ai.

Jasharaj tutje ka kërkuar nga kryeministri në detyrë dhe ministri i Arsimit, që të ulen e të bisedojnë për kërkesat e SBAShKU-t, ngase thotë se tashmë është rritur edhe volumi i punës në arsim në këtë periudhë.

“Kryeministri Hoti dhe ministri Likaj duhet të ulen të bisedojnë me ne në mënyrë që të gjejmë një zgjedhje edhe për kërkesën tonë, për shkak se volumi i punës në arsim është shtuar shumë. Besojmë që këtë javë ministri Likaj do ta tregojë këtë vullnet dhe me të nënshkruar të kontratës, tensionet në shkolla do të bien sepse mësimdhënësit janë duke e pritur më padurim dhe ata besojnë që kryeministri Hoti do t’ju dalë në përgjigje që edhe sistemit arsimor t’i bëhet një mbështetje”, shtoi ai.

Gjatë ditës së hënës ka filluar edhe gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor, për këtë çështje i pari i Sindikatës thotë se deri më tani i gjithë procesi mësimor është duke shkuar mirë pasi që nuk kanë ndonjë informatë nga tereni për ndonjë parregullsi.

“Siç e din edhe opinioni edhe këshilli drejtues i SBAShKU-t i kishte thënë po fillimit të periudhës së dytë, mirëpo dihet se dy kërkesat tona kanë mbetur pa u zgjedhur dhe opsioni i grevës mbetet i hapur. Ne jemi në pritje që të takohemi me kryeministrin Hoti edhe me ministrin Likaj ngase edhe sot rishtazi ju kemi dërguar shkresa zyrtare për takime. Nga ana tjetër vetë fakti se nuk kemi asnjë informatë nga tereni vlen të theksohet se gjysmëvjetyori i dytë ka filluar mirë. Pasdite do të komunikojmë me secilin veç e veç për të parë se si ka shkuar mësimi”, deklaroi Jasharaj.

“Ne përmes kryetarëve të nivelit komunal kemi përgatitur formularë të cilët sot dhe gjatë ditëve në vijim do të shpërndahen nëpër shkolla, dhe pastaj anëtarësia jonë do të deklarohet nëse i përkrah vendimet e këshillit drejtues që kryesia dhe kryetari në rast të mosrealizimit të kërkesave, të shpall edhe veprimet sindikale”, ka thënë Jasharaj për EO.

Ai ka folur edhe për takimet me subjektet politike në vend, për t’i informuar ato për gjendjen e arsimit. Mirëpo ai ka theksuar se subjektet politike po presin fushatën që të takohen me ta.

“Deri më tash një përgjigje nuk e kemi nga subjektet politike pasi që ata presin zyrtarisht të fillojnë më fushatë dhe në kuadër të fushatës ta bëjnë edhe këtë. Ajo që di dhe jam i sigurt se neve ju kemi dërguar të gjitha subjekteve politike ftesa zyrtare dhe unë uroj dhe besoj që ata janë në nivel të tillë të pjekurisë dhe se në takimet me ne nuk mund të ju sigurojmë vota”, potencoi ai.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 31.58% e votave me kusht

Published

on

By

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.

Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.

Continue Reading

Lajmet

​Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut

Published

on

By

Qytetarët që lëvizin në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë po përballen me kolona të gjata trafiku, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë në vend.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës.

Continue Reading

Lajmet

​Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Të kërkuara