Lajmet

SBAShK-u paralajmëron veprime tjera nëse nuk ekzekutohen pagat

Edhe AKK-ja i ka bërë thirrje qeverisë t’i procedojë pagat e mësimdhënësve.

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës është në pritje edhe sot për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit. Ata thonë se sot është afati i fundit në të cilën qeveria duhet të reflektoje dhe të ekzekutohen pagat në të kundërtën, SBASHK do të mblidhet pas orës 16:00 në një takim urgjent me kryetarët e komunave. Ndërkaq, sipas SBAShK-ut qeveria nuk ka qenë e gatshme të fillojë mësimi, pasi thonë se ka pasur mungesë të teksteve shkollore.

Asociacioni i Komunave të Kosovës po ashtu i ka bërë thirrje qeverisë t’i procedojë pagat e mësimdhënësve.

Ahmet Pllana, kryetar i SBAShK-ut për Komunën e Prishtinës dhe njëherit anëtar i Këshillit drejtues në SBAShK, tha se është e padrejtë se si administratës i janë ekzekutuar pagat, pasi edhe të njëjtit kanë qenë në greve.

“Ne kemi pritur që sot të ekzekutohen pagat nga qeveria, sepse qeveria ka bërë ndaljen e pagave të mësimdhënësve që ligjërisht nuk është e drejtë. Më e keqja është se në grevë kanë qenë edhe administratat, por kryesisht administrata i kanë marrë pagat, ndërsa mësimdhënësve nuk ju kanë ekzekutuar pagat, dhe sot është data e fundit që qeveria duhet të reflektoje dhe t’i ekzekutojë pagat për mësimdhënësit”, theksoi ai.

Pllana tha se në vend se qeveria të falënderojë, SBAShK-u, mësimdhënësit, nxënësit, dhe t’i urojë një vit të mbarë, kryeministri bëri presion duke u’a ndalur pagat. Ai tha se një pjesë e madhe e mësimdhënësve janë në kredi dhe në këtë formë ata janë duke u ndëshkuar. Ai ka shtuar se nuk janë duke kërkuar avancë qeverisë, porse kanë kërkuar 100 euro për shkak të inflacionit.

“Dihet se pjesa dërrmuese e mësimdhënësve janë në kredi, bankat nuk pyesin dhe i ndalin kamatat, në këtë formë ndëshkohen prapë mësimdhënësit. Më e keqja është se ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci thotë se duhet t’i jepen avancë apo huazim mësimdhënësve për këtë muaj, d.m.th. t’i detyrojë të hyjnë borxh edhe njëherë mësimdhënësit, sepse avanci është për t’i kthyer paratë dhe ne s’kemi kërkuar huazim, ne kemi kërkuar 100 euro për shkak të inflacionit dhe këtë nuk arriti ta bëjë qeveria, prandaj prapë fillon me presione duke tensionuar edhe më shumë gjendjen, për arsyeje se paga është për jetesë të mësimdhënësve”, tha ai.

Më tej, ai tha se dialogu social nuk mbahet kështu me injorime dhe me sharje. Ai ka akuzuar qeverinë për mos plotësimin e kushteve për të filluar mësimi. Sipas tij disa mësimdhënës në mungesë të ditarit nuk kanë pasur ku ta shkruajnë orën.

“Kjo qeveri nuk ka kuptim për neve se si është duke vepruar, është disi si hakmarrje ndaj mësimdhënësve, apo e ka qëllimin ndaj SBAShK-ut, që çdo herë ka qenë, për arsyeje se nuk ka pasur dialog. Qeveria nuk ka qenë gati, edhe nëse nuk do të ishim në grevë për fillimin e viti shkollor, për arsye se mungojnë tekstet shkollore, për klasat e pesta, mungojnë ditarët, në të cilën mësimdhënësit orën e parë ku ka filluar viti shkollor nuk kanë pasur ku ta shkruajnë orën. Prandaj, këto është dashur t’i plotësojë qeveria dhe të mos hakmerret ndaj mësimdhënësve. Në vend se të na përgëzojë qeveria, po fillon prapë me fyerje dhe tensione të ndryshme”, ka shtuar Pllana.

Anëtari i SBAShK-ut është shprehur kundër zëvendësimit të orëve të humbura. Sipas tij fëmijëve nuk duhet humbur pushimet.

“Ministria e ka publikuar kalendarin jo në fillim, por pasi ka filluar mësimi, dhe tash ka ndryshuar kalendari. Nuk ju hupet fëmijëve pushimi dimëror, pranveror, nuk ju zgjatet mësimdhënësve viti shkollor, këtë e ka bërë qeveria vet, d.m.th. për shkak se ka pasur kohë që qeveria të reflektojë dhe të mos i ndëshkojë mësimdhënësit me anë të pagave. Dhashë zoti që qeveria të kthjellet dhe i ekzekuton pagat për mësimdhënësit sepse kjo është kundër ligjore. Në qoftë se qeveria nuk bënë ekzekutimin e pagave, sot do të mblidhet këshilli drejtues dhe të vendosin për hapat e mëtutjeshëm”, tha ai.

Ndërsa, Sazan Ibrahimi, drejtor i AKK-së ka kërkuar me urgjencë nga niveli qendror që t’i ekzekutojë pagat për sektorin e arsimit, derisa ka shtuar se ju kanë dërguar listat e pagave me kohë.

“Gjatë këtyre ditëve të fundit AKK ka pranuar shumë shqetësime nga komunat e Kosovës sa i përket mosekzekutimit të pagave për sektorin e arsimit. AKK kërkon nga niveli qendror që t’i ekzekutojë pagat për sektorin e arsimit sepse kjo është e paraparë edhe me legjislacionin në fuqi. Komunat janë përgjegjëse për sektorin e arsimit, komunat i kanë dërguar listat e pagave në nivel qendror dhe kompetencë e nivelit qendror është vetëm ekzekutimi i pagave nga listat e pagave të cilat dërgohen nga komunat e Kosovës, asnjë listë tjetër nuk mund të jetë legjitime pa e pas vulën e komunës përkatëse”, tha ai.

Ibrahimi tha se kërkesat nuk mund të zgjidhen përmes rrjeteve sociale, por duke dialoguar dy palët.

“AKK kërkon me urgjencë nga palët e përfshira në këtë çështje që të ulen të gjejnë një zgjidhje. Kërkesat nuk mund të zgjidhen përmes Facebook-ut, as përmes mediave por zgjidhjet adekuate duhet të zgjidhen duke pasur një dialog konstruktiv. Dhe nëse kjo nuk ndodhë pasojat po i bartin komunat e në mënyrë të drejtpërdrejt nxënësit”, tha ai.

Ndërsa Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar sot se sa i përket pagave për grevistët do të zbatojnë ligjin përkatës. 

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

lajme

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara