Lajmet

SBASHK-u nesër proteston, sot shpaloset agjenda

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës sot do të shpalosë agjendën e protestës së 4 dhjetorit.

Sipas njoftimit të SBASHK-ut, në konferencën e sotme do të jepen detaje rreth qëllimit të protestës.

Në konferencë do të jepen detaje rreth qëllimit të protestës së 4 dhjetorit dhe kërkesat që do të shpalosen në këtë protestë. Po ashtu në këtë konferencë për medie do të tregohet çfarë pas protestës së 4 dhjetorit dhe kryetari Rrahman Jasharaj bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut do të përgjigjen në të gjitha pyetjet e gazetarëve”, thuhet në njoftim.

Pas takimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, një ndër arsyet kryesore të kësaj proteste është përmendur bllokimi i negocimit për kontratën kolektive të arsimit.

Bota

Vetëvritet novelistja më e mirë në gjuhën kineze

Published

on

Chiung Yao, romancierja më e njohur në botë e romancës në gjuhën kineze, ka vdekur në një vetëvrasje të dukshme. Trupi i 86-vjeçares u gjet në shtëpinë e saj në New Taipei City të mërkurën, raportojnë mediat lokale. Shërbimet e urgjencës thanë se ajo mori jetën e saj, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Tajvanit.

Chiung Yao filloi të shkruante në moshën 18-vjeçare dhe botoi më shumë se 60 romane, shumë prej të cilave u përshtatën në filma dhe seri televizive dhe mbetën të njohura për dekada. Ajo ishte gjithashtu një skenariste dhe producente e suksesshme.

Një nga veprat e saj më të famshme ishte drama televizive My Fair Princess, e cila nisi karrierën e yjeve të mëdhenj. Ajo lindi me emrin Chen Che në Sichuan, Kinë në vitin 1938. Chiung Yao është emri i saj i artit.

Një postim në llogarinë e saj në Facebook të mërkurën shkruante: “Lamtumirë të dashurit e mi. Ndihem me fat që ju kam takuar dhe njohur në këtë jetë”. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse postimi ishte publikuar para apo pas gjetjes së trupit të saj. Chiung Yao u kërkoi të rinjve “të mos heqin dorë lehtë nga jeta” dhe të përballen me vdekjen vetëm kur “të jetosh deri në 86 ose 87”. Ajo u ka kërkuar ndjekësve të saj që të mos jenë të trishtuar për të.

Familja u zhvendos në Tajvan në vitin 1949 pasi Partia Komuniste Kineze mori kontrollin e kontinentit. Romani debutues i Chiung Yao-s Jashtë dritares, i cili u frymëzua nga historia e saj e dashurisë me mësuesen e saj të shkollës së mesme, ishte jashtëzakonisht popullor.

Drama e saj televizive Princesha ime e bukur, një histori e Hirushes e vendosur në dinastinë Qing të shekullit të 18-të, konsiderohet si një nga shfaqjet dramatike më të njohura në gjuhën kineze të të gjitha kohërave. Ajo nisi karrierën e emrave të mëdhenj në argëtim, duke përfshirë superyllin kinez Fan Bingbing. Fan do të bëhej një nga yjet më të mëdhenj në Kinë, derisa u gjobit për mashtrim tatimor në vitin 2018 .

Aktorët kryesorë të serialit, Ruby Lin dhe Zhao Wei, u bënë emra të njohur për audiencën kineze. Lin ka mbetur aktiv si aktor dhe producent në Tajvan. Megjithatë Wei ka heshtur vitet e fundit pasi miku i saj miliarder, themeluesi i Alibaba, Jack Ma, hyri në telashe me autoritetet në Pekin./BBC/

 

Continue Reading

Bota

Të paktën 4 047 të vrarë në luftën Izrael-Hezbollah

Published

on

Numri i të vdekurve në Liban nga luftimet e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hezbollahut ka arritur në 4,047 persona, shumica prej tyre që nga përshkallëzimi i konfliktit në muajin shtator, njoftuan autoritetet libaneze.

Një javë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firass Abiad, njoftoi se deri tani janë regjistruar 4,047 të vdekur dhe 16,638 të plagosur. Abiad theksoi se mes të vrarëve ishin 316 fëmijë dhe 790 gra. Ai shtoi se shumica e viktimave janë regjistruar pas 15 shtatorit, duke vënë në dyshim se numri i vdekjeve mund të jetë më i lartë për shkak të rasteve që nuk janë regjistruar ende.

Një burim i afërt me Hezbollahun ka deklaruar se grupi ka pësuar humbje të konsiderueshme, me qindra luftëtarë të vrarë, por pa dhënë një shifër të saktë. Nga ana tjetër, autoritetet izraelite kanë raportuar të paktën 82 ushtarë dhe 47 civilë të vrarë në anën izraelite.

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut filluan në një shkallë të gjerë në fund të shtatorit, pas një periudhe tensionesh të vazhdueshme ndërkufitare që shpërthyen si pasojë e mbështetjes së Hezbollahut ndaj Hamasit, grupit militant palestinez që nisi një sulm në Izraelin jugor më 7 tetor 2023.

Izraeli i reagoi duke zgjeruar fushatën e tij ushtarake në Libanin jugor./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Protesta e mësimdhënësve, këto janë kërkesat

Published

on

By

Me pankarta “Ministre reflekto, fillo dialogun”, “Duam nënshkrimin e Kontratës Kolektive”, “Duam rritje dinjitoze të pagave”, “Mos na mohoni kontributin e viteve ‘90”, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), kanë protestuar të mërkurën në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë.

Me kërkesat për rritje të pagave e nënshkrim të kontratës kolektive, qindra punëtorë të arsimit kërkuan zbatimin e tyre.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se Qeveria Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ‘kanë vazhduar me qasje të gabuar dhe me qëndrimin deri armiqësor ndaj SBASHK-ut dhe sindikatave’.

“Qeveria Kurti dhe në këtë rast ministrja Nagavci kanë vazhduar me qasje të gabuar dhe me qëndrimin deri armiqësor ndaj SBASHK-ut dhe sindikatave….Ministrja Nagavci as edhe një herë nuk u bë zë i të punësuarve në arsim dhe as edhe një herë nuk foli në Qeveri e nuk kërkojë të debatohej për kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit. Ajo u mundua ta mohojë e zhvleftësojë një anshëm Kontratën Kolektive të Arsimit dhe atëherë deklaronte se do të bisedohet për Kontratën e re, por shihet se e ka pasur vetëm si deklaratë…Nga më të dalluarit në luftën e humbur kundër SBAShK-ut dhe punëtorëve arsimor është ministri Murati, i cili dikur na u kërcënua edhe me dalje të pagës. Ai me rritjen ironike të pagës prej 28 euro dëshiron që punëtorët e arsimit t’i vë në situatë që të luftojnë për të siguruar pak bukë dhe të ndjehen të varfër e të heshtin, por punëtorët e arsimit janë plot dinjitet dhe janë krenar se kanë kryer e po kryejnë misionin e shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave”, tha Jasharaj.

Ndërsa, Jasharaj tha po ashtu se kryeministri Kurti ka dështuar të përmbush premtimet e tij i cili ka bërë para se të vinte në pushtet lidhur me zërin e sindikatave, siç tha ai, ‘Kurti e ka bërë të kundërte, nuk ka dëgjuar zërin e sindikatave’.

“Kurti para se të vinte në pushtet premtonte se do të komunikojë me sindikata, do të dëgjojë zërin e tyre dhe do të ndihmojë në forcimin e sindikatave, por e bëri të kundërtën. As edhe njëherë nuk dëgjoi zërin e sindikatave dhe madje u mundua t’i shuaj ato sepse po ngitnin zërin duke kërkuar arsyeshëm realizimin e kërkesave të arsyeshme të anëtarësisë”, ka shtuar Jasharaj.

Protesta ka filluar para Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet, ndërsa ka vazhduar drejt Ministrisë së Arsimit në të cilën kërkuan takim me ministren Nagavci e që nuk u realizua dhe në fund protestuan para qeverisë.

Në këtë protestë morën pjesë kryetarët e shoqatave sindikale nga çerdhet, shkollat dhe universitetet.

Continue Reading

Lajmet

​Çeku: Stadiumi “Adem Jashari” do t’i plotësojë të gjitha kriteret e UEFA-s

Published

on

By

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka publikuar pamje të reja nga punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ai ka thënë se ky stadium do t’i plotësoj të gjitha kushtet dhe kriteret për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Po vazhdojnë punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Ky stadium do të plotësoj të gjitha kushtet dhe kriteret për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka shkruar Çeku.

Po e zbatojmë planin pesë vjeçar të infrastrukturës së futbollit, 18 komuna, mbi 20 stadiume, 200 milionë euro investime”, ka shtuar ai.

Continue Reading

Të kërkuara