Lajmet

SBAShK-u mirëpret rikthimin e nxënësve në shkolla

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) e ka mirëpritur lajmin që nxënësit e nivelit parauniversitar dhe atij të mesëm, nga e hëna do të kthehen në objektet shkollore.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për Ekonomia Online tha se i gëzon fakti që nxënësit do të kthehen në shkolla nga 19 prilli, teksa ka shtuar se mësimdhënësit e preferojnë mësimin në shkolla si edhe në dobi të nxënësve.

“E kemi pritur mirë këtë lajme ngase edhe që nga fillimi mësimdhënësit e Kosovës janë deklaruar se shumë më tepër e preferojnë mësimin në institucione arsimore, nga vetë fakti se edhe prindërit edhe qytetarët e Kosovës janë shprehur se mësimi në shkolla është më i lehtë për t’u bërë. Edhe statistikat e MASh-it tregojnë se një numër i madh i tyre nuk ka mundur të kyçet dhe jo me fajin e tyre, por në mungesë të kushteve dhe pajisjeve teknologjike. Momenti i kthimit në shkolla është edhe një dëshmi e përkushtimit të punëtorëve të arsimit, por besoj se edhe institucionet edhe shteti duhet t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë dhe shteti i Kosovës duhet të bëjë çmos që të gjejë miq ndërkombëtarë, që të sigurojnë sa më shumë vaksina në mënyrë që kërkesa jonë ngase në këtë mënyrë do të jemi më të sigurt”, deklaroi ai.

Jasharaj tutje tha se janë bërë të gjitha përgatitjet në objektet shkollore, duke filluar nga dezinfektimi.

“Ne kemi kontakt me kolegët tanë nëpër shkolla dhe ata kanë thënë se gjatë pushimit pranveror është bërë një angazhim shtesë, janë dezinfektuar objektet shkollore, kushtet janë optimale të punës, dhe besoj që me kujdesin që do ta kenë punëtorët e arsimit uroj që edhe nxënësit ta ruajnë vetveten”, deklaroi Jasharaj.

Ai ka folur edhe për takimin që ka pasur javën e kaluar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku tha se i kanë përsëritur kërkesën që ta kenë prioritet vaksinimin e mësimdhënësve.

“Javën e kaluar kemi pasur ministrin Vitia dhe kemi biseduar edhe ne e kemi përsëritur që mësimdhënësit të jenë prioritet në vaksinim dhe me të kryer etapën për vaksinimin e të moshuarve në moshë të shtyrë, pritet që të na vijë një kontingjent tjetër i vaksinave dhe duhet t’i kenë prioritet punëtorët e arsimit, mbase jo të gjithë, por të bëhet një selektim”, tha ai.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nga e hëna më 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë me pjesëmarrje fizike në shkolla.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara