Lajmet

SBAShK-u kërkon nga Qeveria realizimin e kërkesave, në të kundërtën paralajmëron greva

Në këtë takim është kritikuar edhe ngritja e koeficientit të pagës nga 105 në 110 euro.

Published

on

Në takimin e rregullt me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve që ka organizuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, sipas të dhënave zyrtare janë zhvilluar diskutime për situatën aktuale në arsim dhe janë hedhur vërejtje e kritika të shumta për mungesë të dialogut, për qasjen e gabueshme ndaj sindikatave dhe kërkesave të anëtarësisë nga qeveria aktuale.

Në këtë takim është kritikuar edhe ngritja e koeficientit të pagës nga 105 në 110 euro duke cilësuar si nënçmuese ngritjen prej vetëm 28 euro të pagave në sistemin arsimor para universitar.

“Përfaqësuesit e të punësuarve në tërë sistemin arsimor , që nga çerdhet e deri në universitete kanë paraqitur gjithë shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë para kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe stafit qendror dhe pas diskutimeve të shumta të gjithë kanë ardhur në përfundim se duke parë qëndrimin negativ të Qeverisë Kurti ndaj sindikatave dhe zërit të anëtarësisë dhe duke parë se Ministri Murati vazhdon angazhimet kundër dialogut sindikal duke bllokuar punën e Këshillit Ekonomik Sindikal, duke parë se po vazhdon bllokimi i nënshkrimit të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, duke parë se ministrja Nagavci vazhdon me inatet dhe nuk përfaqëson kërkesat e punëtorëve të arsimit dhe mundohet ta mohojë edhe Kontratën Kolektive për Arsimin e Kosovës , pjesmarrësit në këtë takim kanë njxerr si përfundim se duhet vazhduar me me anëtarësinë dhe duhet rikthyer veprimet sindikale duke filluar me një protestë me gjithë udhëheqësit sindikal të shkollave, çerdheve dhe universiteteve e institucioneve të kulturës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

SBAShK-u thotë se nëse Qeveria Kurti vazhdon me qasjen e njëjtë sipas tyre injoruese atëherë do të vazhdohet me veprime sindikale duke paralajmëruar se do të përsëritet viti 2022 me një grevë të përgjithshme më 1 shtator, e cila do të vazhdojë deri në plotësimin e plotë të kërkesave të anëtarësisë.

“SBAShK me këtë alarm publik iu drejtohet edhe medieve, shoqërisë civile, deputeteve e deputetëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që ta ngritin zërin dhe të kërkojnë nga Qeveria që të ndryshojë qasjen ndaj dialogut dhe të realizojë kërkesat e anëtarësisë së SBAShK-ut dhe sindikatave tjera sepse në të kundërtën do të kthehet ajo që ndodhi në vitin 2022 kur tërë sistemi arsimor ishte në veprime sindikale e pastaj edhe në grevë të përgjithshme, e cila fatkeqësisht zgjati më shumë se një muaj. Nëse Qeveria vazhdon kështu , atëherë protestat e grevat do të rikthehen dhe fajtorët janë kryeministri Kurti, Ministri Murati e Ministrja Nagavci dhe jo vetëm”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lajmet

Sorensen konfirmon nisjen e punës së Komisionit të përbashkët për të pagjeturit

Published

on

By

Një ditë pas takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel i dërguari i posaçëm për dialog Peter Sorensen ka lëshuar një komunikatë ku konfirmon zhvillimin e parë të takimit trepalësh të Komisionit të përbashkët për të pagjeturit.

Ky komision ishte formuar si rezultat i marrëveshjes mes Kryeministrit të Kosovës Alban Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në maj të vitit 2023 gjatë një takimi në nivel të lartë.

Në deklaratën e Sorensenit thuhet se qëllimi i këtij komisionit është të mbikëqyr zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit që do të kontribuonte në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur që përfshin edhe personat e zhdukur me dhunë, të ofroj të të vërtetën për familjet dhe të ndihmoj paqen dhe pajtimin e qëndrueshëm.

Ky Komision do të mbështes Grupin punues për personat e pagjetur, që udhëhiqet nga Kryqi i Kuq ndërkombëtarë, duke lehtësuar aktivitetet e palëve në implementim dhe zgjidhjen e mospajtimeve gjatë procesit.

Fasilituesi i BE-së, Kosova, Serbia dhe Kryqi i kuq ndërkombëtarë mund ti drejtohen Komisionit me çfarëdo pyetje lidhur me implementimin, aplikimin apo interpretimin e Deklaratës” thuhet në prononcimin e të dërguarit të posaçëm për dialog.

“BE ka pritje të mëdha nga Komisioni i përbashkët për të dhënë kontribut në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe për të ndihmuar në mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet të cilat kanë pritur aq shumë për përgjigje2 thuhet më tej në këtë komunikatë.

Continue Reading

Lajmet

KEK realizon 97% të Planit Vjetor të Prodhimit të Energjisë Elektrike për vitin 2025

Published

on

By

Korporata Energjetike e Kosovës – KEK Sh.A. njofton se, bazuar në Bilancin Vjetor Energjetik të aprovuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka realizuar 97% të planit vjetor të prodhimit të energjisë elektrike për vitin 2025, pavarësisht sfidave teknike dhe ndërhyrjeve kapitale për modernizimin e njësive gjeneruese.

Ky rezultat është arritur gjatë një periudhe intensive pune, e cila ka përfshirë modernizimin e turbinave në njësinë B2, realizimin e remonteve të rregullta vjetore si dhe zbatimin e projekteve kapitale në njësitë B1, B2 dhe A3, duke siguruar funksionim të qëndrueshëm dhe të sigurt të sistemit energjetik kombëtar.

Analiza e të dhënave mujore të prodhimit dëshmon se, në disa muaj kyç, prodhimi ka tejkaluar planifikimin deri në 110%. Krahasimisht, në dhjetor 2024 realizimi i prodhimit ishte 76.5%, ndërsa në dhjetor 2025, falë përfundimit me sukses të remonteve vjetore dhe ndërhyrjeve modernizuese, si dhe me rënien e temperaturave dhe operimin paralel të pesë njësive gjeneruese, KEK ka tejkaluar planin e prodhimit me 102%. Periudhat me realizim më të ulët lidhen drejtpërdrejt me fazat intensive të modernizimit dhe remonteve të planifikuara. Megjithatë, në nivel vjetor, KEK ka ruajtur stabilitetin e sistemit energjetik kombëtar dhe ka përmbushur objektivat strategjike të prodhimit.

Realizimi vjetor prej 97% nuk përfaqëson vetëm një tregues statistikor, por është mbi të gjitha dëshmi konkrete e përkushtimit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë së lartë të stafit teknik dhe të të gjithë punonjësve të KEK-ut, të cilët, përmes punës së palodhshme dhe angazhimit në terren, kanë garantuar funksionimin stabil dhe të sigurt të sistemit prodhues edhe në kushte jashtëzakonisht sfiduese. Ky rezultat është mbështetur dhe koordinuar nga strukturat menaxheriale, në funksion të krijimit të kushteve të nevojshme për realizimin e kësaj performance.

Ky rezultat konfirmon se KEK jo vetëm që po kalon nëpër një proces të thellë transformimi, por po e realizon këtë transformim duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit energjetik të Republikës së Kosovës, si dhe duke ndërtuar themelet e një sistemi energjetik modern, të sigurt dhe të qëndrueshëm për të ardhmen.

Continue Reading

Lajmet

Kurti për “Shtëpinë e Kosovës” në Davos: Prezantojmë kulturën, identitetin se kush jemi por edhe mundësitë për investime

Published

on

By

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se në Davos të Zvicrës edhe këtë vit është “Shtëpia e Kosovës”, e që është në mesin e 25 shteteve, ani pse në Forumin e Davos gjenden thuajse të gjitha shtetet e globit.

Ai nëpërmjet një video ka thënë se aty prezantohet kultura, identitet se kush janë shqiptarët, por edhe prezantohen mundësinë për investime ekonomike, e shkëmbime tregtare.

Jemi shumë të gëzuar që ‘Shtëpia e Kosovës’ në Davos të Zvicrës tashmë është hapur për herën e dytë dhe nëse viti i parë ka qenë vit i ngjarjes, e hera e dytë e Shtëpisë së Kosovë është hapi i parë i fillimit të një tradite. Në njërën anë prezantojmë kulturën, identitetin se kush jemi, por në anën tjetër prezantojmë dhe mundësitë për investime ekonomike, për shkëmbime tregtare, për bashkëpunime të të gjitha llojeve. Tregojmë dhe atë se ka mund të bëjmë bashkë përveçse kush jemi”, ka thënë ai në një video që publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Ai foli edhe për rolin e rinisë duke thënë se rinia dhe mërgata.

Në qendër të Shtëpisë së Kosovës në Davos janë bashkë rinia dhe mërgata e shpeshherë këto të dyja janë tek personat e njëjtët. Djemtë e vajzat e rinj në shtëpinë e Kosovës po mirëpresin si një vatër e talentit shumë ndërmarrës prestigjioz dhe po iu tregojnë për mundësitë që ata të vijnë në Kosovë ku ekziston një rini e talentuar, energjike dhe e cila është njohëse e shumë gjuhëve të huaja. Mosha mesatare në Kosovë është 35 vjeç që është shumë e re për Evropën dhe me gjerë por është nëj rini e familjarizuar me trande e teknologjisë bashkëkohore dhe gjithashtu që e ka dëshmu veten në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe kombinimit. Prandaj ne i ftojmë të tjerët të cijnë në Kosovë sepse kështu fiton dhe Kosova por edhe të gjithë atë që vijnë për investim”, tha ai.

Ai ka përmend të veçantën e këtij viti në “Shtëpinë e Kosovës” në Davos.

Ne duhet të vazhdojmë të mbetemi interesant dhe besoj që të veçantë në Davos sivjet na bënë fakti që në mesin e të gjitha shteteve që janë këtu, Kosova është në mesin e 25 shteteve që kanë shtëpinë këtu. Është e vështirë të gjesh një shtet nga mbarë globi që nuk është i  pranishëm në Davos por vetëm 25 sosh, përafërsisht 1/8 e kanë shtëpinë e tyre, e aty bën pjesë Kosova”, tha Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Aksioni për manipulim votash, arrestohet një komisioner i partisë së Emilja Rexhepit në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.

Nga ky aksion një person është arrestuar nën dyshimin për manipulim votash.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Blend Gjini, i cili përfaqëson atë në këtë çështje.

Ai tha se është avokat i partisë së Emilja Rexhepit, Nova Demokratska Stranka (NDS), si dhe shtoi se i dyshuari ishte komisioner i kësaj partie.

Gjini e quajti këtë arrestim të paligjshëm.

Është arrestuar për manipulim të votave, nuk ka asnjë provë që lidhet me këtë çështje të manipulimit. Është e cuditshme për mua si avokat imponimi i dorëzimit të telefonit menjëherë. Klienti e ka dorëzuar telefonin vullnetarisht dhe arrestimit. Arrestimi është i paligjshëm”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara