Lajmet

SBAShK: Mund të mos mjaftojnë 80€ për libra, çmimet ka gjasa të rriten

Nga SBAShK-u thonë se mund të kenë probleme edhe me mënyrën e aplikimit në e-Kosova.

Published

on

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), po konsideron mjetet e ndara nga Ministria e Arsimit mund të mosmjaftojnë për t’i blerë librat nga prindërit, tha nënkryetarja e këtij institucioni, Vjollca Shala.

Ajo pohoi se do të ketë probleme edhe me mënyrën e aplikimit në platformën e-Kosova. Shala pohoi se duke pasur parasysh që tani shitja e librave do të bëhet me pakicë shtëpitë botuese e librarit do t’i ngrisin çmimet.

“Edhe e dëgjuam dje Ministrin e Arsimit se kishte bërë një subvencionim të mjeteve për tekstet mësimore, librat dhe mjete të tjera mësimore që ishte në shumën prej 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ndërsa plus 30 euro për ata që janë nga klasa e gjashtë deri në klasën e nënte. Duke pasur parasysh që librat me pakicë tani natyrisht që ka mundësi që shtëpitë botuese dhe librarit t’i ngrisin çmimet. Ne akoma nuk e dimë saktë se sa do të kushtoj një libër, ende nuk e dimë saktë se a do të jenë të mjaftueshme ajo shumë apo jo”, tha ajo.

Ajo po ashtu theksoi se problem tjetër për këtë formë të pajisjes me tekste shkollore do të jetë edhe mungesa e librarive në komuna, pasi sipas saj, në një pjesë të komunave librarit janë mbyllur.

“Natyrisht që kjo pjesë do të jetë kogja e vështire, unë personalisht e kam bërë hulumtim e platformës e-Kosova për të aplikuar për këtë subvencionim mirëpo gjatë procesit të hyrjes e pashë se ka probleme nga se ndoshta edhe numri i madh i atyre që dëshirojnë të aplikojnë për këtë subvencionim tani më është shumë i lartë dhe herë pas here kjo faqe po bllokon, nuk po ka mundësi ti qasen atyre. Përveç kësaj problematike natyrisht që ka probleme edhe të tjera ngase kemi prind që nuk kanë njohuri për të hyrë në këtë platformë. Pastaj kemi prind që nuk kanë qasje në internet. Gjithashtu edhe nëse subvencionohen këto mjete do të ketë probleme edhe nëpër librari ngase kemi komuna që nuk kanë librari fare, pastaj do të krijohen tollovi për blerje të librave ngase ka mbetur një kohë shumë e shkurtë. Mund të ketë edhe ngritje të çmimeve të librave nga njëra librari në librarin tjetër, pasta do të ketë hutime të prindërve se cilin libër duhet ta blejnë, cila shtëpi botuese”, tha ajo.

Në platformën e-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5.

Ministria e Arsimit të enjten mbrëma ka njoftuar se do të ndajë 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara