Lajmet

SBAShK kundërshton Draft Ligjin e Pagave, paralajmërohen protesta

Nga SBAShK-u thonë se është i papranueshëm raporti i koeficientëve.

Published

on

Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) kanë kundërshtuar Draft Ligjin e Pagave, veçmas shtojcat e koeficienteve.

Në komunikatën për medie nga SBAShK thonë se anëtarët e Këshillit Drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal të Universiteteve kanë marrë vendim unanim se nëse MASh dhe ministria e Punëve të Brendshme i ikin takimeve me përfaqësuesit e SBAShK nuk i përfillin kërkesat e tyre, atëherë do të marrin veprime radikale.

“Në orët e mbrëmjes së të dielës SBAShK-u ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm me Këshillin Drejtues dhe me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve për të vazhduar me konsultimet edhe në paraditen e së hënës. Temë kyçe e debatit në këtë takim ishte versioni që po qarkullon i Draftit të Ligjit të ri të pagave e veçmas shtojcat e koeficienteve. Përfaqësuesit e të punësuarve në arsim, që nga çerdhet e deri në Universitete , pasi kanë bërë vërejtje konkrete, kanë shprehur kundërshtime të bazuara ndaj këtij versioni të Draft Ligjit të pagave. Për SBAShK-un është i papranueshëm raporti i koeficienteve 1 me 20 ,që favorizon shumë qeveritarët në dëm të të punësuarve në arsim, kulturë, por edhe sektorë të tjerë, e po ashtu është e papranueshme edhe tendenca për zbritje të koeficienteve për numrin më të madh të të punësuarve në arsim”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.

Tutje në komunikatë thuhet se “Pjesëmarrësit e këtij takimi të jashtëzakonshëm pas një debati të gjatë e konstruktiv kanë autorizuar Kryesinë dhe komisionin e ekspertëve të fushës që të vazhdojnë me angazhimet dhe t’ia prezantojnë Ministres Nagavci dhe Ministrit Sveçla propozime konkrete e të argumentuara të SBASHK-ut me qëllim që të punësuarit në tërë sektorin e arsimit dhe në atë të kulturës të kenë vend meritor në Ligjin e ri të Pagave , e jo pozitë nënçmuese e të degraduar, siç është tani në versionin , që po qarkullon, të Draft Ligjit të Pagave. Anëtarët e Këshillit Drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kanë marr vendim unanim se nëse MASHTI dhe Ministria që drejton Ministri Sfeçla i ikin takimeve me përfaqësuesit e SBASHK-ut ,apo nuk përfillin kërkesat e argumentuara të punëtorëve të tërë sektorit të arsimit e të kulturës, atëherë në pjesën e parë të marsit do të ketë veprime sindikale paralajmëruese, gjegjësisht protesta me numër të kufizuar pjesëmarrësish dhe nëse edhe pas kësaj nuk do të ketë ndryshime pozitive, atëherë do të shkohet me veprime edhe më radikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet , Në Arsimin Parauniversitar dhe në Universitete”.

SBAShK-u vazhdon komunikatën me atë se “Nga ky takim dhe nga konsultat e zhvilluara u mor vendimi që SBAShK të kërkojë nga Qeveria të ngritën pagat në mënyrë lineare në vlerën prej 100 euro për gjithë të punësuarit në arsim, shkencë e kulturë nga muaj prill e deri kur të nis së implementuari Ligji i ri i pagave, që duhet të jetë produkt i marrëveshjes paraprake mes Qeverisë dhe sindikatave”.

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik

Published

on

By

Në jubileun e 25-vjetorit të themelimit, UBT po konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si institucioni me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Për një çerek shekulli, UBT ka ndërtuar jo vetëm një institucion arsimor modern, por një ekosistem të fuqishëm zhvillimi që gjeneron vende pune, inovacion dhe stabilitet ekonomik. Nga një fillim modest me pak akademik, sot UBT përfshin qindra profesorë, doktorë shkencash, ekspertë dhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë.

Rritja e vazhdueshme e stafit gjatë këtyre viteve reflekton vizion të qartë strategjik dhe investim të qëndrueshëm në kapitalin njerëzor. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm sukses institucional, por një kontribut konkret në uljen e papunësisë dhe fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se arritja e këtij jubileu përkon me një moment të rëndësishëm zhvillimor për institucionin.

“25 vjet më parë nisëm me një vizion për të ndërtuar një institucion që do të ndikonte realisht në zhvillimin e vendit. Sot, kur UBT është punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, mund të themi me bindje se kemi krijuar një model të qëndrueshëm që gjeneron dije, punësim dhe zhvillim ekonomik”, theksoi rektori Hajrizi.

Përgjatë këtij rrugëtimi, UBT ka investuar vazhdimisht në zgjerimin e kapaciteteve akademike, teknologjike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis profesional ku promovohen barazia gjinore, meritokracia dhe zhvillimi i vazhdueshëm.

Në 25-vjetorin e tij, UBT nuk feston vetëm historinë e suksesit, por konfirmon angazhimin për të vazhduar të jetë një shtyllë e ekonomisë së dijes dhe një motor i fuqishëm i punësimit në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zhvillimin e zonave rurale në Kosovë

Published

on

By

Agjencia Franceze për Zhvillim, përmes Proparco, ka nënshkruar një marrëveshje financimi me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK) në vlerë prej 5 milionë eurosh, me qëllim fuqizimin e grave dhe komuniteteve rurale.

Nga kjo shumë, 3 milionë euro janë të destinuara për gratë ndërmarrëse, ndërsa 2 milionë euro të tjera për projektet në zonat rurale.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, vlerësoi se këto kredi do të ndihmojnë në rritjen e përfshirjes së grave në biznes dhe zhvillimin e sipërmarrësve në komunitetet rurale. Ai shtoi se sa më shumë gra të jenë të përfshira në biznes dhe sektorin publik, aq më e fortë bëhet Kosova.

Drejtori ekzekutiv i AFK-së, Xhevdet Spahija, theksoi se bashkëpunimi me Proparco do të fokusohet kryesisht në kreditimin e grave ndërmarrëse dhe grave në bujqësi. Ai gjithashtu kujtoi se që nga viti 1999, AFK ka shpërndarë rreth 500 milionë euro përmes afro 165 mijë kredive.

Drejtori Regjional për Euroazi në Proparco, Steve Gardon, u shpreh se partneriteti synon të bëjë zhvillimin ekonomik në Kosovë më gjithëpërfshirës, duke fokusuar mbështetjen tek gratë sipërmarrëse dhe bizneset në zonat rurale, ku qasja në financa është më e kufizuar.

/Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara