Lajmet nga UBT

“Savings Game” – Trajnimi inovativ për kursime dhe menaxhim financiar në Global UBT Fest 2025

Published

on

Në kuadër të Akademisë Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion, të organizuar nga Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në Global UBT Fest 2025, më 10 korrik 2025 u mbajt me sukses trajnimi inovativ dhe interaktiv me temën: “Savings Game – Të kursejmë duke luajtur”.

Trajnimi u udhëhoq nga Prof. Hamez Rama, Prof. Fisnik Bytyqi dhe Prof. Mirjeta Domniku, të cilët përmes metodave kreative dhe ndërvepruese angazhuan pjesëmarrësit në simulime reale me qëllim zhvillimin e aftësive për menaxhimin e buxhetit personal dhe rritjen e ndërgjegjësimit financiar.

“Savings Game” është një metodë praktike dhe argëtuese që u mundëson studentëve të kuptojnë rëndësinë e kursimeve, duke eksperimentuar me vendime të përditshme financiare dhe duke reflektuar mbi ndikimin e tyre afatgjatë.

Pjesëmarrësit u ndanë në grupe familjare, ku secila “familje” u angazhua në një garë të ngushtë. Megjithatë, të gjitha familjet shënuan rezultate të jashtëzakonshme, duke arritur të tejkalojnë nivelin 100 të cilësisë së jetës, që konsiderohet një sukses i madh në kuadër të kësaj loje. Trajnimi ishte një aktivitet mjaft dinamik dhe motivues, duke ofruar një përvojë të re mësimore që kombinon inovacionin, arsimimin financiar dhe argëtimin, me qëllim ndërtimin e një gjenerate të vetëdijshme dhe të përgjegjshme financiarisht.

Aktualitet

UBT International Smart Schools gati për të nisur një vit të ri shkollor – edhe pak ditë për regjistrime

Published

on

UBT International Smart Schools janë në prag të fillimit të një viti të ri shkollor, i cili premton të sjellë mundësi të shumta për zhvillim akademik dhe personal për nxënësit.

Stafi pedagogjik ka përfunduar me sukses planifikimet dhe organizimin e leksioneve, duke përfshirë edhe risi në programe, të cilat janë përshtatur për të plotësuar nevojat e çdo nxënësi. Ambientet shkollore janë përgatitur për të ofruar kushte moderne mësimore, me laboratorë, bibliotekë dhe hapësira të pajisura me teknologjinë më të re.

Në këtë kuadër, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë që ka fillimi i vitit shkollor për institucionin:

“UBT ka ndërtuar një sistem arsimor të integruar, që nga shkollat fillore e deri në nivelin universitar, për t’i ofruar gjeneratave të reja një edukim cilësor, bashkëkohor dhe të krahasueshëm me standardet më të larta ndërkombëtare. Ky vit shkollor do të jetë një mundësi e re për nxënësit tanë që të zhvillojnë njohuri, shkathtësi dhe aftësi që i përgatisin për të ardhmen”.

Në nivelet që nisin vitin e ri shkollor përfshihen:

Niveli i mesëm i ulët: Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT

Niveli i mesëm i lartë: Gjimnazi Natyror, Gjimnazi Gjuhësor, Shkolla e Mesme e Teknologjisë Informative dhe Elektroteknike, Asistent Dentar, Teknik të Optikës, Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Teknik i Farmacisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor.

Drejtoresha e UBT International Smart Schools, Hajrije Devetaku – Gojani, nënvizoi përkushtimin e stafit për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës për nxënësit:

“Ne synojmë që çdo nxënës të ndihet i mbështetur dhe i motivuar. Përveç mësimit cilësor, ofrojmë aktivitete të shumta ekstrakurrikulare – nga sporti, arti e deri te klubet e veçanta – në mënyrë që të zhvillojmë talentet dhe aftësitë e tyre në mënyrë të plotë”.

Me përgatitjet e përfunduara dhe vetëm pak ditë deri në mbylljen e regjistrimeve, UBT International Smart Schools i fton të gjithë prindërit dhe nxënësit të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi të ri akademik.

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e Muzikës në UBT dhe profesori Blerim Emerllahu marrin pjesë në edicionin e 9-të të Festivalit të Klarinetës në Poloni

Published

on

Tre studentë të Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhmenti në UBT, Leona Ferati, Rinor Hasimi dhe Sunaj Qerimi, se bashku me profesorin Blerim Emërllahu, patën mundësinë të përfaqësojnë Kosovën në edicionin e 9-të të Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetës, në Rubnej të Polonisë, një nga aktivitetet më të rëndësishme në skenën evropiane të muzikës klasike.

Gjatë festivalit, studentët ndoqën ligjërata të nivelit të lartë nga profesorë dhe artistë të njohur ndërkombëtarisht, bashkëpunuan me solistë të famshëm dhe interpretuan në koncertet kryesore së bashku me studentë nga e gjithë Evropa. Kjo përvojë u ofroi mundësinë të thellojnë njohuritë teknike, të rrisin aftësitë interpretative dhe të krijojnë kontakte profesionale me artistë ndërkombëtarë.

Në këtë edicion mori pjesë edhe Prof. Blerim Emerllahu si solist dhe ligjërues, duke ofruar mbështetje dhe mentorim për studentët gjatë aktiviteteve të festivalit.

Ky përfaqësim i studentëve tregon qartë se UBT vazhdon të promovojë talentin dhe ekselencën artistike në arenën ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin profesional të studentëve dhe rritjen e prezencës së universitetit në evente prestigjioze kulturore.

Continue Reading

Aktualitet

UBT – Pionier i Mekatronikës në rajon: Masteri që siguron aftësi dhe punësim

Published

on

UBT është pionier në fushën e mekatronikës në rajon, duke sjellë një program master që përveç diplomës që njihet ndërkombëtarisht, të ofron edhe mbështetje dhe punësim të garantuar.

Ky program ndërthur në mënyrë unike mekanikën, elektronikën, automatizimin dhe programimin, duke i dhënë studentëve aftësitë për të projektuar, ndërtuar dhe optimizuar sistemet më të avancuara teknologjike.

Në laboratorët modernë të UBT-së, studentët punojnë drejtpërdrejt me:

  • Robotë industrialë që përdoren nga kompanitë më të mëdha në botë
  • Sisteme të automatizuara që rrisin efikasitetin në prodhim
  • Teknologji të prodhimit inteligjent që përputhen me standardet e Industrisë 4.0

Ky master përgatit inxhinierë që janë në gjendje të:

  • Projektojnë dhe mirëmbajnë makineri të avancuara
  • Zhvillojnë robotë autonomë për industri të ndryshme
  • Integrojnë sisteme të kontrollit që optimizojnë prodhimin dhe shërbimet
  • Aplikojnë inteligjencën artificiale në automatizim

Me kërkesën globale për profesionistë të kësaj fushe që rritet çdo vit, studentët e diplomuar në Mekatronikë nga UBT janë të gatshëm të punojnë kudo – nga kompanitë vendore inovative te korporatat ndërkombëtare.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

Nga nutricioni te bioteknologjia: UBT përgatit profesionistët e së ardhmes në industrinë ushqimore

Published

on

UBT njofton se ka mbetur edhe një numër i kufizuar vendesh të lira për studentët e rinj që dëshirojnë të regjistrohen në programin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, një drejtim unik dhe inovativ në arsimin e lartë në Kosovë dhe rajon.

Ky program ndërthur në mënyrë të balancuar nutricionin, teknologjinë ushqimore dhe bioteknologjinë, duke përgatitur profesionistë që do të jenë në pararojë të zhvillimit të produkteve ushqimore të shëndetshme, të qëndrueshme dhe inovative. Studentët përfitojnë nga mësimdhënia moderne, laboratorët e avancuar, praktikat profesionale dhe bashkëpunimet me industrinë ushqimore, duke u pajisur me njohuri dhe aftësi që garantojnë punësim dhe sukses në tregun vendor e ndërkombëtar.

Përmes këtij programi, UBT synon të formojë gjeneratën që do të udhëheqë transformimin e industrisë ushqimore, duke sjellë zgjidhje të reja për shëndetin publik, cilësinë e ushqimit dhe inovacionin shkencor.

Vendet janë të kufizuara, ndaj të interesuarit ftohen të aplikojnë sa më parë përmes platformës zyrtare: APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Të kërkuara