Lajmet

Save the Children jep alarmin: Në vitin 2030, 20% e të rinjve dhe 30% e të rriturve nuk do të arrijnë të lexojnë

Published

on

Në prag të fillimit të vitit shkollor “Save the Children” ka ngritur alarmin mbi situatën e edukimit të fëmijëve në botë në kohën e Covid. Organizata paralajmëron se në një të katërtën e vendeve të botës, arsimi i qindra miliona fëmijëve rrezikon të kalojë në kolaps.

“Sot vlerësohet se 10-16 milionë fëmijë janë në rrezik të mos kthehen kurrë në shkollë për shkak të pasojave ekonomike të Covid, sepse ata janë të detyruar të punojnë ose të lidhin martesa të hershme”.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Save the Children”, edhe pse para pandemisë ishte një situatë mjaft kritike me 258 milionë fëmijë në të gjithë botën që nuk kishin qasje në arsim, kjo është përkeqësuar më shumë kohët e fundit. Shkaqet kryesore përfshijnë pandeminë dhe pasojat e saj ekonomike, por edhe krizën klimatike, mungesën e vaksinave kundër Covid-19, zhvendosjen, sulmet ndaj shkollave dhe nivelet e papërshtatshme të digjitalizimit, raporton A2news.

Vendet më të prekura, sipas të dhënave alarmante të organizatës janë ato me të ardhura të ulëta, që bien në nivelin e “rrezikut ekstrem”.

Sipas indeksit të përpiluar nga “Save the Children” këto vende janë; Republika Demokratike e Kongos, Nigeria, Somalia, Afganistani, Sudani i Jugut, Sudani, Mali dhe Libia, të ndjekura nga Siria dhe Jemeni, të cilat konsiderohen të jenë në “rrezik të lartë”. Në vitin 2030, 20% e të rinjve midis moshës 14 dhe 24 vjeç dhe 30% e të rriturve nuk do të jenë në gjendje të lexojnë.

Por sipas raportit niveli i arsimimit ka rënë edhe tek ata kanë qenë në gjendje të vazhdojnë studimet, pasi Covid -19 ka lënë pasoja të rëndësishme. Më shumë gjysma e 720 milionë nxënësve të shkollave fillore, rreth 382 milionë, kanë një nivel shumë të ulët arsimor, nuk shkojnë në shkollë ose janë nën nivelin minimal të aftësisë për të lexuar. Për më tepër, numri i fëmijëve, mësimi i të cilëve është përkeqësuar, mund të rritet me 72 milionë të tjerë për shkak të pandemisë.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara