Shëndet

Sasia e lartë e hekurit mund t’ju shkurtojë jetën!

Dihet se një mungesë e hekurit në organizëm mund të shkaktojë një shëndet të dobët.

Published

on

Një studim i fundit në të cilin AgroWeb.org u bazua, zbuloi një lidhje të mundshme midis niveleve të larta të hekurit dhe jetëgjatësisë.

Studimi bashkoi të dhënat nga tre studime të mëparshme gjenetike, duke arritur një mostër të paparë prej më shumë se një milion njerëz.

“Duke përdorur gjenetikën, kemi zbuluar prova që tregojnë se nivelet e larta të hekurit në gjak, lidhen me një jetë më të shkurtër dhe më pak vite të jetuara me shëndet të mirë”, tregon autori kryesor i studimit dhe analisti i të dhënave Paul Timmers, nga Universiteti i Edinburgut në Mbretërinë e Bashkuar.

Çfarë zbuloi studimi?

Studiuesit shqyrtuan ADN-në e individëve që jetuan një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, kundrejt atyre që përjetuan sëmundje të lidhura me moshën dhe madje edhe vdekjen në fillim të jetës.

Tek faktorët që u shqyrtuan, studiuesit zbuluan se si ndikojnë gjenet për të metabolizuar hekurin në trup. Kjo gjë që i bëri ata të hipotezojnë se nivelet e hekurit mund të luajnë një rol tek plakja.

Si mund të ndikojnë nivelet e hekurit në jetëgjatësinë tuaj?

Studiuesit zbuluan se predispozita gjenetike ndaj niveleve të larta të hekurit (e cila është kryesisht jashtë kontrollit tuaj), rrit mundësinë për të zhvilluar sëmundje të lidhura me moshën dhe si pasojë të shoqërohet me një jetëgjatësi të reduktuar.

Në thelb, ata me nivele të larta hekuri mund të kenë një rrezik të shtuar për të vdekur më të rinj.

“Dihet se një mungesë e hekurit në organizëm mund të shkaktojë një shëndet të dobët. Por për herë të parë, ne treguam se për shumicën e njerëzve një reduktim i hekurit në gjak, kur niveli i tij është i lartë, ka të ngjarë të jetë i dobishëm për shëndetin e tyre”, thonë studiuesit.

Por kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të konsumoni më mish të kuq ose të eleminoni ushqimet e pasura me hekur, por t’ju inkurajojë të bëheni më të vetëdijshëm për nivelet tuaja të hekurit në gjak.

Njerëzit kanë tendencë të humbasin aftësinë e tyre për të rregulluar nivelet e hekurit ndërsa plaken. Kështu që kontrolli i rregullt i niveleve të hekurit tuaj mund të jetë i rëndësishëm për të pasur një shëndet optimal në moshë të vjetër, shprehen studiuesit./AgroWeb.org

Shëndet

Si ta shmangni depresionin sezonal, sipas ekspertit që e zbuloi këtë gjendje?

Published

on

Ditët e shkurtra dhe të errëta të dimrit shpesh sjellin humor të ulët dhe lodhje për miliona njerëz që vuajnë nga depresioni sezonal (SAD) – një formë depresioni që shfaqet zakonisht në vjeshtë dhe dimër.

Simptomat përfshijnë energji të dobët, gjumë të tepërt dhe dëshirë për ushqime të ëmbla e karbohidrate.

Sipas The Washington Post, rreth 5% e amerikanëve preken nga SAD, ndërsa gratë janë katër herë më të prirura.

Psikiatri Norman Rosenthal nga Georgetown University, i cili e identifikoi për herë të parë këtë gjendje në vitin 1984, tregon se ajo lidhet me mungesën e dritës natyrore, e cila ndikon në ritmet biologjike dhe neurotransmetuesit që rregullojnë humorin.

Trajtimi kryesor është terapia me dritë të fortë – përdorimi i kutive speciale që prodhojnë rreth 10,000 njësi drite, krahasuar me më pak se 1,000 që japin dritat e zakonshme.

Studimet tregojnë se kjo metodë ndihmon rreth 64% të pacientëve.

Rosenthal përdor drita shtesë në shtëpi, mediton dhe bën shëtitje të rregullta jashtë për të përfituar nga drita natyrale.

Ai thekson rëndësinë e vëzhgimit të ndryshimeve të humorit në këtë periudhë dhe kujdesin ndaj trupit e mendjes për të përballuar më lehtë dimrin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Rastet e Covid-19 rriten në Finlandë, 200 të infektuar çdo javë

Published

on

Finlanda po përballet me një rritje të rasteve të Covid-19 këtë vjeshtë. Sipas transmetuesit finlandez “Yle”, në javët e fundit janë konfirmuar rreth 200 raste të reja në laborator çdo javë.

Niina Ikonen, një specialiste nga Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie (THL), tha se këto shifra përfaqësojnë vetëm majën e ajsbergut, pasi shumica e personave të infektuar qëndrojnë në shtëpi dhe nuk testohen. “Infeksionet po përhapen në të gjithë vendin,” theksoi ajo.

Megjithatë, numri i rasteve këtë vit është dukshëm më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur rreth 1.000 raste të konfirmuara laboratorike raportohej çdo javë.

Ikonen gjithashtu vuri në dukje se aktualisht po qarkullojnë shumë lloje të ndryshme virale që shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes.

Ekspertët këshillojnë qytetarët të mbajnë masat e kujdesit dhe të vaksinohen sipas udhëzimeve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Mos e bëj më! Rreziku i madh që fshihet në shishet plastike të ujit

Published

on

Shishet plastike përdoren shpesh për javë apo edhe muaj të tërë, duke u mbushur e rimbushur vazhdimisht me ujë apo produkte të tjera.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo praktikë është e rrezikshme për shëndetin.

Shishet plastike përmbajnë Bisfenol A (BPA), një substancë kimike që lëshohet në ujë, sidomos kur ekspozohen në diell, dhe krijon terren për baktere të rrezikshme, veçanërisht në grykën e shishes, ku pastrimi i plotë është i pamundur.

Studiuesit theksojnë se ripërdorimi i shisheve plastike ndikon negativisht në sistemin hormonal dhe rrit rrezikun e infeksioneve bakteriale.

Ekspertët rekomandojnë që shishet plastike të përdoren vetëm një herë dhe të zëvendësohen me shishe qelqi për të mbrojtur shëndetin dhe mjedisin. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Si ta vlerësosh shëndetin e zemrës përmes një testi 30-sekondësh?

Published

on

Zemra e njeriut është aq e fortë, sa mund të rrahë edhe kur është e shkëputur nga trupi ynë. Për këtë arsye dhe shumë të tjera, është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin e saj.

E dini se brenda 30 sekondave mund të kuptoni nëse keni ose jo një problem me zemrën? Ndiqni hapat më poshtë për të mësuar si.

Në një pjatë të thellë hidhni ujë të ftohtë dhe sigurohuni që hapësira i nxë të dyja duart.

Brenda në ujë, hidhni disa copa akulli.

Fusni duart brenda në pjatën bashkë me akujt dhe mbajini 30 sekonda.

Kjo do t’ju bëjë të kuptoni si përgjigjet gjaku juaj në kontakt me të ftohtin.

Rezultatet e mundshme janë këto:

1. Gishtat tuaj mund të jenë skuqur dhe ky është lajm i mirë. Skuqja e duarve tregon se nuk ka asnjë problem me oksigjenin në gjak.

Nuk ka asgjë që s’shkon me qarkullimin tuaj të gjakut.

2. Nëse gishtat dalin të zbehtë prej aty (madje marrin ngjyrë mavi), duhet të shqetësoheni. Mund të keni probleme me qarkullimin e gjakut.

Niveli i oksigjenit në qelizat e gjakut s’është i mjaftueshëm, ose mund të keni probleme me furnizimin e oksigjenit në gjak.

Nëse përballeni me rastin e dytë, përpiquni t’i ngrohni duart dhe t’i masazhoni derisa t’i kthehen gjendjes normale. Në rast se kjo nuk ndodh, e mira është të lini takim me një mjek. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara