Teknologji

Sanksionet SHBA-Kinë krijojnë universet paralele të teknologjisë

Published

on

Sanksionet e fundit nga Pekini dhe Uashingtoni kanë përshpejtuar një prirje të distancimit ekonomik ndaj Kinës, e cila synon me shumë mënyra që jetë e pavarur për furnizimet në sektorët kritikë të teknologjisë.

Ndërsa SHBA vazhdon të fusë në listën e zezë dhjetëra kompani kineze, Pekini po imponon gjithnjë e më shumë sanksionet e veta ndaj organizatave dhe individëve amerikanë, që i akuzon për ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës.

Muajin e kaluar, qeveria amerikane shtoi 23 kompani kineze në një listë të zezë ekonomike, përfshirë 14 kompani që dyshohet se kanë mundësuar shtypjen që ushtron Pekini ndaj pakicës myslimane ujgure në provincën Xinjiang.

Kina u përgjigj duke vendosur sanksione ndaj disa individëve dhe organizatave amerikane, përfshirë ish-sekretarin e Tregtisë Wilbur Ross dhe drejtoreshën e Human Rights Watch në Kinë, Sophie Richardson.

Kina gjithashtu ka miratuar një ligj të krijuar për të kundërshtuar sanksionet e huaja, duke i lejuar Pekinit të kapë asetet dhe të refuzojë vizat për individët që janë të përfshirë në sanksione kundër interesave kineze.

Alex Capri, një studiues me bazë në Singapor në Fondacionin Hinrich, një institut ekonomik, tha për DW se sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze janë të fokusuara në sektorët strategjikë, që do të thotë se çdo teknologji që mund të konsiderohet se ka një përdorim të dyfishtë strategjik mund të jetë në shënjestër.

“SHBA po kërkon çdo mjet me të cilin mund të bëjë presion ndaj Pekinit,” tha ai, duke shtuar se sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze po përshpejtojnë procesin e shkëputjes ekonomike, gjë që gjithashtu përshpejton impulsin e Pekinit për t’u bërë më i pavarur duke u fokusuar tek potenciali vendas.

Porti gjigand i mallrave për tregtinë e huaj në Qingdao

Kompanitë kineze të detyruara të fokusohen brenda rajonit

Ekspertë të tjerë pajtohen se sanksionet amerikane i kanë detyruar kompanitë kineze të teknologjisë të mos vazhdojnë të mbështeten tek SHBA si furnizuesi i pjesëve kryesore përbërëse. “Shumica e tyre po përpiqen të gjejnë alternativa vendase ose të krijojnë vetë teknologjitë e nevojshme”, shkruan Dan Wang, një analist i teknologjisë në Gavekal Dragonomics në Kinë, në Foreign Affairs.

 “Lëvizja e ish-presidentit amerikan Donald Trump arriti atë që qeveria kineze nuk mund ta arrinte kurrë: harmonizimin e stimujve të kompanive private me qëllimin e shtetit për vetë-mjaftueshmëri ekonomike,” shton ai.

Rui Zhong, një bashkëpunëtore programi në Qendrën Wilson, një qendër studimi, tha se kompanitë kineze po kuptojnë se nëse sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze të teknologjisë së informacionit si ZTE ndodhin përsëri, kjo mund të ketë një efekt në strategjinë afatgjatë të kompanive. Është e arsyeshme që firmat kineze ta kenë “mendësinë, se ne duhet të mbështetemi më shumë tek vetja,” tha ajo për DW.

A ndryshon strategjia e Biden nga ajo e Trump?

Analisti Capri thotë se administrata e Presidentit amerikan Joe Biden ka vazhduar politikat e administratës Trump ndaj Kinës, por me disa dallime të rëndësishme. “Ne shohim një qasje shumë më të bashkërenduar dhe konkrete për të zgjeruar politikat ndaj Kinës, pasi administrata e Biden duket se do ta bëjë atë me aleatët,” tha ai.

Rui Zhong tha se qëndrimi i administratës Biden për të penalizuar lidhjen e një kompanie kineze me Ushtrinë Çlirimtare Popullore (PLA) dhe ndaj çështjes së punës së detyruar në Xinjiang nuk ka ndryshuar shumë nga ai i administratës Trump.

“Kjo është në të vërtetë status quo-ja që Joe Biden ka trashëguar dhe ne nuk kemi parë shumë ndryshime nga Departamenti Amerikan i Shtetit,” shtoi ajo. Analistët thonë gjithashtu, se SHBA po përpiqet të parandalojë Kinën nga zgjerimi i modelit të saj të “tekno-autoritarizmit”, me të cilin, për shembull, teknologjia përdoret për të rritur mbikëqyrjen.

“Modeli tekno-autoritar i Kinës është një kombinim i teknologjive të vështira që përdoren për të ndërtuar infrastrukturën dhe aplikimin e Inteligjencës Artificiale dhe algoritmeve në mënyra që do të promovonin mbikëqyrjen, censurën dhe kontrollin e popullsisë,” tha Capri.

Universet paralele të teknologjisë

Ndërsa shumë parashikojnë që SHBA do të vazhdojë të vendosë sanksione dhe kontrolle të eksportit ndaj kompanive kineze, disa ekspertë mendojnë se rezultati mund të jetë një botë me sisteme paralele, me lojtarët që përpiqen të veprojnë në të dy sistemet, nëse munden. “Rrjetet globale të produkteve do të fragmentarizohen dhe kompanitë ose aktorët shtetërorë do të gjejnë veten duke u përpjekur të gjejnë mundësi t’i bëjnë ballë sanksioneve duke u adaptuar me situatën,” thotë Capri.

Gardhi që rrethon të ashtuquajturat qendrat e riedukimit të ujgurëve në Xinhjiang

Për më tepër, ndalimet e eksportit do të detyrojnë qeverinë kineze dhe kompanitë të përshpejtojnë procesin e lokalizimit dhe të mbështetjes tek vetvetja. “Ka të ngjarë që në një dekadë, Kina do të ketë bërë përparime më të mëdha teknologjike nën regjimin e kontrollit të eksportit amerikan sesa do të kishte pasur sikur Shtetet e Bashkuara të mos i detyronin kompanitë kryesore të Kinës të blinin nga firmat e dobëta vendase”, shkruan analisti Dan Wang në Foreign Affairs.

Wang shtoi se SHBA nuk duhet të presë që kompanitë kryesore teknologjike të Kinës të qëndrojnë prapa për një kohë të gjatë.

“Kompanitë po nxitojnë të plotësojnë kërkesën që firmat amerikane nuk mund ta ofrojnë më, dhe firmat kineze duhet të rindërtojnë vetëm pjesë të caktuara, me shumicë që punojnë vetem për të rikrijuar teknologjitë që tashmë ekzistojnë”, shkruan ai.

Jo vetem kompanitë kineze kanë preokupimin për të krijuar rrjetet lokale të furnizimit. Capri thotë, se nëse qeveria amerikane zbaton një ndalim të plotë të importeve nga Xinjiang, ose kërkon që kompanitë amerikane që operojnë nga Xinjiang të japin prova, se produktet e tyre nuk janë realizuar nga puna e detyruar, ata gjithashtu do të duhet të marrin në konsideratë ristrukturimin e rrjeteve të furnizimit.

“Ata duhet të fillojnë të fokusohen tek lokalizimi dhe prodhimi më afër tregjeve të tyre”, tha ai. “Ka shumë kompani që nuk e pranojnë këtë duke menduar se kjo do të marrë fund. Megjithatë, ne jemi në fillimin e një epoke krejtësisht të re.”

Continue Reading

Teknologji

Makina e vitit 2026 në Gjermani, ja kush po e dominon kategorinë

Published

on

Modeli kompakt elektrik Škoda Elroq u bë makina elektrike më e shitur në Gjermani gjatë muajit tetor dhe sapo fitoi titullin prestigjioz “Makina Gjermane e Vitit 2026”, duke lënë pas konkurrentë si Dacia Bigster dhe Hyundai Ioniq 9.

Me pajisjet e tij moderne dixhitale, sistemet e sigurisë dhe teknologjinë e avancuar, Elroq përfaqëson një shembull të qartë të inovacionit në industrinë e automobilave, përfshirë edhe sistemin e tij të fuqishëm të transmisionit.

Në dispozicion janë tre versione baterish:

Versioni bazë ka një bateri me kapacitet të përdorshëm 50 kWh, që ofron një autonomi prej 375 km, mund të karikohet deri në 130 kW, dhe kur kombinohet me një motor elektrik 170 kf, përshpejton nga 0 në 100 km/h për 9 sekonda.

Versioni më i avancuar ka një bateri 77 kWh me autonomi 570 km, karikohet deri në 175 kW, dhe motori elektrik me 286 kf dhe 545 Nm siguron një përshpejtim vetëm 6.6 sekonda deri në 100 km/h.

Fituesit e çmimeve shpallen në pesë kategori bazuar në çmimin e automjetit:

Kategoria kompakte (deri në 40,000 €): Škoda Elroq

Automjete të vogla (deri në 25,000 €): Dacia Bigster

Segmenti premium (deri në 70,000 €): Hyundai Ioniq 9

Klasa luksoze (mbi 70,000 €): Cadillac Vistiq

“Makina e Vitit” vlerëson makinat më të mira të reja në treg, ku një juri prej 40 gazetarësh automobilash teston modelet kryesore në pesë kategori. Fituesit e klasave marrin pjesë në një provë finale drejtimi, dhe automjeti me më shumë vota shpallet Makina e Vitit në nëntor.

Për herë të parë në historinë e konkursit, fituesi i përgjithshëm nuk është nga Gjermania, duke treguar se prodhuesit ndërkombëtarë po marrin gjithnjë e më shumë iniciativën në industrinë automobilistike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Renault Group shpallet “Prodhuesi i Vitit”

Published

on

Një natë krenarie për të gjithë të lidhurit me Renault Group, pasi kompania franceze e automjeteve u shpall “Prodhuesi i Vitit” në TopGear.com Awards 2025 në Londër.

Viti 2025 ka qenë i mbushur me aktivitete për Renault, dhe kompania ndihet e nderuar që përkushtimi i ekipeve u vlerësua nga një nga emrat më të respektuar në industrinë automobilistike.

Jack Rix, redaktor i TopGear.com, komentoi:

“Ka qenë vit i jashtëzakonshëm, me R5 dhe R4 që fituan zemrat e njerëzve, Clio që shpëtoi segmentin supermini, Twingo që riktheu triumfueshëm e R5 Turbo 3E që dëshmoi se ka ende vend për pak çmenduri. Alpine filloi odiseadën elektrike me modelet A290 dhe A390, Dacia zgjeroi horizontet me Bigster dhe më pas i ngushtoi përsëri me Hipster. Tani presim me padurim vitin 2026.”

Ky çmim i fundit kurorëzon një vit të rëndësishëm për Renault, dhe kompania falënderon sinqerisht TopGear.com për njohjen e dhënë.

Suksesi i Renault nuk përfundon këtu: modeli R4 u shpall “Crossover i Vitit”, pas titullit “Vetura Elektrike e Vitit” në TopGear.com Electric Car Awards më herët gjatë vitit.

Ky rezultat reflekton vizionin e Renault: të inovojë dhe të sfidojë kufijtë për të krijuar automjete më të qasshme dhe më argëtuese për një audiencë gjithnjë e më të gjerë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Apple përballet me hetime për ndikimin e privatësisë

Published

on

Zyra kundër monopolit e Polonisë (UOKiK) po heton nëse Apple po kufizon konkurrencën në tregun e reklamave mobile përmes politikës së saj të privatësisë, App Tracking Transparency (ATT).

Ky sistem, i prezantuar në iOS 14.5 e më pas, mund të pengojë aplikacionet e palëve të treta të mbledhin të dhëna për reklama të personalizuara, duke favorizuar shërbimin e reklamave të Apple.

Presidenti i UOKiK, Tomasz Chrostny, deklaroi se politika e ATT-së mund të ketë mashtruar përdoruesit për nivelin e mbrojtjes së privatësisë dhe mund të përbëjë abuzim me pozicionin dominues.

Nëse akuzat konfirmohen, Apple mund të gjobitet deri në 10% të të ardhurave vjetore në Poloni. Hetime të ngjashme po kryhen edhe në Gjermani, Itali, Rumani, ndërsa në Francë kompania u gjobit me 150 milionë euro. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Nokia investon 4 miliardë dollarë në SHBA dhe sjell rrjetin 4G në Hënë

Published

on

Nokia do të investojë 4 miliardë dollarë në SHBA për kërkim, zhvillim dhe prodhim, me fokus në përparimet e rrjetit të drejtuar nga inteligjenca artificiale.

Nga kjo shumë, 3.5 miliardë dollarë do të përdoren për kërkim-zhvillim dhe 500 milionë për prodhim dhe shpenzime kapitale në Teksas, New Jersey dhe Pensilvani.

Përveç investimeve tokësore, Nokia do të vendosë rrjetin e parë 4G në Hënë, pjesë e misionit Intuitive Machines-2, duke ndihmuar në bazat për eksplorimin hënor dhe misionet me ekuipazh.

Anija Athena e misionit u ngrit së fundmi me raketën SpaceX Falcon 9, duke transportuar rrjetin hënor të Nokias.

Nokia prezantoi kamerën e saj profesionale Nokia 360 Camera, e para 5G në botë që transmeton video 8K me zë hapësinor dhe lidhje me vonesë të ulët për përdorim industrial. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara